top of page

Fadil Maloku: S'ka "komb kosovar", po veç komb shqiptar!


Kosovarët janë aq shqiptarë, sa ata të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Lugines e Çamërisë!

Ideja e "kombit kosovar" përveç që është tezë puro antishqiptare, është edhe një projekt djallëzor i paramenduar nga jashtë dhe nga ca pseudo elita intelektuale e politike që për synim ekskluziv (!) e kan dobësimin dhe zbehjen e identitetit kombëtar shqiptar;

Kosovarizmi nuk është as identitet natyror, por është një shpikje artificiale që rrezikon të krijojë një identitet jofunksional, të papranuar dhe të përçarë për gjitha trojet shqiptare;

S'këndejmi, përpjekjet për të ndarë shqiptarinë etnike nga realiteti i ri politik i Kosovës nuk prodhojnë fare një identitet të ri, por një vakuum identitar, sidomos tek brezat e rinj që emigrojnë nga trojet dhe që bartin me vete një narrativë të luhatur (lexo; të rrejshme) përkatësie....

1 Comment


Guest
an hour ago

I ndruar z. Fadil! Ju përshëndes për këtë shkrim të shkurtër, që kini përcjellë për publikun në portalin "Fjala e lire". Londër.

Kam kohë që e kam dëgjuar këtë teori apo tezë anti shqiptare "Komb Kosovar". Nuk ka nevojë të kesh shumë shkollë, apo njohje historike, për të kuptuar thelbin antikombëtar. Kush e bën e di vetë ai, se ç'interes ka dhe kujt i shërben, e di po vetë ai, por mos mendojë se ua hedh të tjerëve, që e kuptojnë por varet sa e kundërshtojnë.

Të thuash e bëjnë nga padija, - Nuk e besoj dhe askush nuk e beson. Një fjalë e urtë popullore, thotë: Se ku fle lepuri dihet, por duhet gjuetar ta nxjerë nga ferra …

Edited
Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page