top of page

Enver Isufi:  Mendimi  tre  dimensional, dhe përtej tij, në shkencë, art e letërsi   

  • Mar 26
  • 6 min read

Prof Ass. Dr. Enver Isufi 


Botën e kanë zhvilluar « Mendja»  dhe » Duart». Kështu është realizuar e tëra ; nga  e thëna deri  te e bëra.

Mendimet kanë evoluar si në gjërësi ( shumëllojshmëria   e dijeve , ideve, teknologjive), ashtu edhe në thellësi, e cila lidhet me qasjen sa më afër  më të mirës,  sa më afër të përsosurës, sa më pranë  të vërtetës shkencore, e cila përfaqson thellësinë e mendimit dhe të  zbatimit.

Mendimi  është zhvilluar si nevojë e mbijetesës  dhe jetesës  së rracës njerzore.Përsosmëria e saj është ndihmuar nga pafundëshmëria e objekteve që na rrethon.Muzika  gjithashtu është magjike nga pafundësia e tingujve që na rrethon.

Natyra është e  bukur nga pafundësia e  bimëve , kafshëve , luleve,  insekteve , pra e gjalesave nga mikroskopikët e deri të kafshët trup mëdha.

Për një rreth më të gjërë lezuesish  po paraqesim objektet  3D që na rrethojnë dhe  demisionet që ato përfaqësojnë, për të kaluar pastaj  edhe tek mendimi 3D e më shumë dimensione.

Hapsira  tre dimensionale ( 3 D), nënkupton  hapsirën fizike  të një kubi me përmasat e tij ; gjatësinë, gjërësinë, thellësinë.Edhe mendimi që duket abstakt, në fakt ka përmasat e tij  fizike në rrokjen e  fenomeneve. Sa i gjërë është  mendimi ose ideja, sa i gjatë është numri i objekteve që ai përfshinë, dhe sa i thellë është, pra sa të imta janë detajet që përshkruhen nga  mendimi dhe ideja  e parashtruar,aq  më pranë të vërtetës absolute jemi.

Kalojmë nëpër   disa  skica e foto të mëposhtme.

 Skica 1. Paraqet një kub  me tre përmasat përkatëse.

 

Skica 1.Tre dimensionet e kubit

Nga literatura mësojmë  se   zeroja   (0)  është  zero   shprehet me zero dimension  (0D) ,viza  është  një dimensional (1D)  katrori  është 2 dimensional (2 D)  dhe kubi është  3 dimensional (3 D).

 

 

 Skica Nr.2.Demisionet e katër figurave

Më poshtë paraqiten disa objekte  tre dimensionale (3 D)

 


Skica Nr. 3. Objekte tre dimensional: kubi,sfera,koni,prizmi kuadrat, cilindri, piramida, prizmi gjashtëkëndësh, hemisfera, prizmi këndor.

Po sjellin disa shembuj të  gjërësisë, gjatësisë dhe thellësisë  së mendimeve e kategorive te ndryshme njerëzish ,duke i ilustruar me objektet konkrete që rrethojnë mjedisin tonë , dhe shumë më gjërë.

      Skica Nr. 4. Dhelpra  me pulën dhe ujku me delen.

Ka  shtresa  shoqërore  dhe mosha njerzore ,të cilët  dinë vetëm rreth fushës së tyre profesionale ose shoqërore ,aq sa    dinë që  dhelpra   hanë pulat dhe ujku të  hanë   delet, dhe nuk kanë njohuri për rreth zinxhirit  ushqimor të kafshëve të pyllit, prandaj kanë një mendim  të kufizaur 1-2 dimensionale dhe jo më tepër .


   Skica 5.     Tigri, dreri ,bari

 

Të  tjerë  persona , njohin mardhëniet mes tigrit, drerit dhe barit bimëve si burim ushqimi, pra njohin një mishngrënës dhe një barëngrënës.Këto persona  kanë një mendim dy dimensional ( 2 D)

Njohja e një numri shumë të madh kafshësh dhe bimësh përfaqëson një gjërësi dhe gjatësi të caktuar objektësh, me një sasi të caktuar deminsioesh. .

Skica 5/1. Njohja e  specieve të shumta gjallesash, por jo ndërthurjet e mardhënieve mes tyre

Persona të tjerë  kanë këndvështrim  më të gjërë mbi gjallesat e pyllit.Ata nuk i njohin vetëm fizikisht, por njohin sjelljet e tyre mes gjallesave e tjera, sjelljen e tyre ndaj  kushteve ekologjike,vendi që zë secili në këtë ekosistem, hartën botërore të shtrirjes së këtyre gjallesave  e tj.Pra kanë mendime dhe njohuri mbi tre e më shumë  deminsionale  për gjallesat e pyllit.

 

Skica 6.Ndërthurjen komplekse mes gjallesave (për krahasim  edhe në letërsi mes personazheve)

Ndërthurjen komplekse mes gjallesave të pyje dhe jasht  tyre,rrit edhe dimisionalitetin e mendimeve , këndvështrimeve dhe gjykimeve ndaj këtyre ideve, pra sasia, shoqërohet edhe me thellësinë e informacionit.

Një shembull tjetër mund të ishte leximi thjeshtë i orës,si matës i kohës, i cili  është një mendim 1 dimensional, ndërsa orëndreqësi ka mendim tredimensional mbi ndërtimin  dhe fuksionimin e mekanizmave të orës  dhe ideatorët e prodhimit , artizanal ose industrial  të  orës  si matës së kohës  vlerësohen me mendime , multidimensionale.

Të shikosh qindra njerëz  në rrugë ose në sheshe, stadiume ,teatro, mjafton një mendim  1-2 deminsional.Nëse na kërkohet  të japim mendim për identitetin e secilit, si për emrat, kombësinë, origjinën,profesionetet,etj na duhet një mendim shumëdimensional.

 Vetëm një studim me mekanizmin që ofron  censusi i  i atij grupi njerëzish,ose komuniteti , mund të përfitojë një mendim gjithëpërfshirës, pra një mendim shumë më dimiensional   sociale-demografik  .

       

Skica 6/1. Një grumbull njerëzish të cilët i shohim, por nuk i njohim


Rrotullimi i mendimit


Koncepti i rrotullimit të mendimit është prirja për të njohur një send ose fenomen në tërësinë e tij.

Kjo arrihet kur objektit i vijmë   rretheqark plotësisht 360  gradë  me sy dhe mendje

Gjykimi kompleks  ose holistik lidhet me aftësinë e rrotulimit të trurit në gjithë hapsirën e problemit, pra në 360 gradë. Madje edhe kjo nuk mjafton.

Rrotullimi 360 gradë mbi sipërfaqen e sheshtë nuk mjafton.Shembull :Mund të vimë përreth Torrës së Durrësit dhe e zbulojnë se ka apo nuk ka njerëz, dhe sa ka, por nëse nuk kontrollojmë edhe brenda Torrës  dhe mbi taracën e saj , nuk arrijmë të kemi një mendim të plotë  mbi praninë  reale të  njerzëve  te Torra.

Në këtë kuptim gjërësia dhe thellësia e mendimit nuk ka kufi, thjeshtë është një infinit.Për ta konkretizuar  mund te sjellim globin, rrotullimin e tij për ta parë në të gjitha dimensioned.Globi  vetë  ndahet në paralele dhe meridiane për të përshkruar më saktë vendet, klimën, popujt ,pyjet kafshët, detërat dhe oqeanet etj,etj.

Këto shëmbuj priren të na   bindin  se në veprat tona sado të mira  të bukura të jenë, përsosja nuk ka kufi..Në këtë rast kur flasim për vepra nuk përfshihen vetëm veprat e artit dhe letërsisë, por shumë e  shumë më gjërë.

                Skica.7.Lëvizja e trurit 360 gradë në vend të sheshtë , latërsi, thellësi.

 Në  nevojën e  rrutollimit të trurit na ndihmon edhe shembulli  biologjisë së fluturave

Shembulli i ciklit jetësor të fluturave, është një fakt që na ndërgjegjëson të rrisin deminsionet e mendimeve tona sipas ciklit të zhvillimit të një fluture.

Fluturat janë gjallesa shumë interesante ,të cilat ndryshojnë plotësisht nga stadi në stad.Larva ( krimbi, vemja)  e fluturës së një specie   nuk ka fare ngjashmëri me fluturën  e rritur me ngjyrat e saj të mrekullueshme . Edhe sot e kësaj dite nuk janë zbuluar të gjitha mekanizmat e këtij transformimi magjik.

  Skica 8 ,Cikli i zhvillimit të një fluture ngjason me fenomenet të cilat kudo dhe kurdoherë jënë në zhvillim, dhe nëse nuk njihet e tëra, nuk e shpjegon dot pjesëzën.                                    

Ja si ndahen njohuritë e njerzëve ndaj njohurive që kanë rreth  zhvillimit të një fluture.

-Stadin e larvës  e së cilës ushqehen mbi bimët e lakrës, 90 përqind e fermerëve e njohin atë,sepse  e kanë parë    mbi bimën e lakrës duke ngrënë gjethet e saj.Fluturën e kanë parë, por për fluturën nuk kanë paraqitur interes, sepse fluturat nuk ushqehen me pjesët e gjelbëta të bimës, por me polenin e luleve dhe nuk e dinë se kjo është «nëna « kësaj larve. Rreth 50 % e fermerëve  mund të njohin edhe vezët  e kësaj fluture sepse mund ti kenë parë larvat  duke çelur mbi gjethe, por edhe kjo nuk i shkon ndërmend që është kjo flutur që endet parcelës ,e cila i  ka lëshuar këto vezë mbi bimën e lakrës.

Një numër i vogël  fermerësh  mund të  njohin fluturën që ka lëshuar këto vezë  dhe akoma më pak prej tyre e njohin  krizalidën nga e cila ka dalë kjo flutur,  sepse faza  e krizalidës ndodh ose në bimë, se nën   tokë.

Një numër fare i vogël  njerëzish e njohin biologjinë e plotë të kësaj fluture dëmtuese, të cilat janë vetëm disa  agronomë dhe ndonjë fermer i trajnuar. Këto mund të themi që kanë njohuri tre dimensionale për insektin në fjalë.

Një numër fare, fare  i vogël ekspertësh  kanë një mendim dhe njohuri komplekse multideminsionale për këtë flutër dëmtuese në bujqësi.  Ata njohin  vendin që zë ajo në klasifikimin taksonomik të botës së insekteve, emrin e saj në gjuhën latine , me cilat bimë të tjera ushqehet ajo, sa është e përhapur në territorin e një vendi, cilët janë armiqtë e saj natyral , cilat janë insekticidet kimike ose biologjike që japin efekt në  vrasjen e larvave të saj dëmprurëse në bujqësi,  cili është dëmi ekonomik  në pjesë të ndryshme të vendit, e madje edhe të bujqësisë botërore. Ky llojë volumi dijesh , këto mendime gjithëpërfshirëse i kanë ekspertët entomologë, pra profesionaistët e fushës. Kjo kategori profesionistësh kanë njohuri , mendime muldidimensionale mbi këtë insekt dëmtues në bujqësi.

 Njohja e biologjisë së kësaj fluture do të thotë të “rrotullosh mendimin”  në 360 gradë.

Si përfundim theksojmë se mendimet 3 e më shumë dimensionale janë shumë larg mendimeve 1-2 deminsionale. Po ilustromë me skicat e mëposhtme:

Skica parë paraqet mendimin dhe gjykimin bardhë e zi, dhe skica e  dytë  bretkosën në fund të pusit.

 Skica paragjykimi dhe të menduarit  bardhë e zi

Mendimi dhe shikimi  3 dhe më shumë dimensional, ka zbatim universal, në shkencë, art dhe letërsi. Si gjjen zbatim në letërsi ky koncept mund të përgaditet një tjetër artikull. 

(Mars, 2026)

 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page