top of page

Enigma e...


Enigma e zemres

Sonte ke një dhurratë!

Një mbrëmje të lirë nga hiqgjë e përditëshme

Dhe fët-e-fët fluturo

Si një dallëndyshe e gëzuar

Në ndonjë skut me pakëz dritë

ku të pret qerdhe e fshehtë e pranverës

e ngroftë e butë

Cicërro natyrshëm rrëfimin

Mbi fuqinë e pasionit të dashurisë

Mbi lëngatat që të bëri e jetës e marra stuhi

Dhe për ate që të dha misteri qiellor

E të rrëmbeu veç një njëri.

Sonte do bësh një aventurë

Se nuk ikën nga jeta pa te

E ta mëkatosh ndjenjën e zemrës

njerëzit do të ta gjykojnë me mendjën e ftoftë

Por zot i Madh ka për t´a falë dot.

Aventura!

Ky mëkat i ëmbël!

Ngushllim i rebelisë së ndjesisë së trazuar

Ti as që e do as që se do.

Është urdhër qiellor

Urdhër qiellor i prerë!

I ngjizur në lashtësi

Për të përkulur ty të gjorën

Zemrën e brishtë

Në bërjën jetë të tij.

Dhe lë të marrë fund

Si një dramë e fuqishme

Që druan me atë mbarimin

Por ai do ndodhë

Se, s’i bënë ndryshe…?

Veç të ndodhë!

E pas kësaj rend një shkretirë e tërë

Një hiqgjë e trishtë.

Sa syri s’ta zë!

56 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page