top of page

EMIGRACIONI OSE PSE IKIN SHQIPTARET…


(DUKE MARRE SHKAS NGA AKUZA KUNDER NJE KRYEBASHKIAKUT SHQIPTAR)

NGA KRISTO ZHARKALLIU.

Kohët e fundit bëhet shumjë zhurmë në shtypin shqiptar-dhe jo vetëm- sidomos në atë të ‘’opozitës’’ për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre dhe se për këtë e ka domosdo fajin qeveria e sotme thua se më parë shqiptarët nuk emiogrinin masivisht sidomos pas shëmbjes të diktaturë. Sigurisht që ka faj dhe qeveria e sotme ashtu si nuk janë të pafajëshme ato që drejtuan vendin pas shëmbjes së diktaturës. Sigurisht kam shkrojtur dhe më parë për dukurinë e emigracionit që nukështë fenomen vetëm shqiptar, por ajo që më nxiti të mirrem me këtë çështje sot është zhurma që po bëhet në shtypin shqiptar (atij opozitar dhe...antishqiptar!) për një kandidat për kryetar bashkie kohët e fundit dhe sidomos...shfaqja kaq e rreptë e...të njohurit tonë Patrit (Peço e themi!) Vasili! I cili jo vetëm akuzoi se të gjithë...socialistët qënkan të korruptuar (ai dhe partia e tij janë të pastër...të pastër madje ajo që i zuri vendin në kryetarllëkun e partisë,duke e dëbuar me shqelma, vuante nga uria dhe mirte disa thërrime rubla nga Putini!) Sigurisht nuk do të mbroj socialistët-ndoshta deri diku Peçua ynë të ketë të dretë,-por akuzat e tij ndaj kandidatit të Kuçovës janë qesharake dhe sigurisht keqdashëse-deri tani nuk na ka mësuar Peçoja me dashamirësi.

Thotë pra se ky kandidat paska fshehur dënimin që kishte marrë Greqi në vitin 1999! Ky na qënka faj tepër i rëndë dhe se kjo tregon se sa të...korruptuar na qënkan socialistët. Veçse Petrit Vasili nuk dallohet për zgjuarsi të veçantë dhe na paraqet listën e gjykatës greke të Janinës ku janë dënuar nja 50 të rinj shqiptarë ndër të cilët (ai e shënon me shigjetë të kuqe) gjëndet dhe emri i 17 vjeçarit atëhere, kandidatit për kryebashkiak! Me fjalë të tjera ishte bërë një gjyq masiv kundër një grupi të madh të rinjsh shqiptarë! Nuk e di në se Peçoja di greqisht- ma merr mëndja se edhe ai duhet të ketë shkuar në Greqi për ndonjë...seminar kishtar- por duhet të dijë pakëz greqisht dhe të kishte zgjuarsinë (që i mungon) se përse janë ndëshkuar këta të rinj? E thotë qartazi letra në gjuhën greke: ‘’PËR SHKELJE TË PALIGJËSHME TERRITORIN GREK, pa dokumenta përkatëse’’ Domethënë për një...KRIM të madh! Dhe të shënoni vitin që është bërë ky i ashtuquajturi gjyq për këtë krim: 1999-po -1999!!!

More tutkun!-më vjen t’i thërras- të kujtohet se si kalonin shqiptarët aso kohe kufirin? Mos kishin pasaporta me...viza? Apo ishe dhe ti nga ata që shiste viza dhe të vjen zor të thuash të vërtetën? Shitja e vizave aso kohe ishte bërë një...biznes fitimprurës për këdo që kishte mundësi t’u afrohej konsullatave greke në Shqipëri (njoha shumë matrapazë të tillë që mburreshin si po pasuroheshin duke zhvatur shqiptarët e varfër dhe nevojtarë) Veçse shumica dërmuese e të rinjve shqiptarë që kishin marrë arratinë nëpër male, nuk kishin 10.000 drahmes që kërkonin matrapazët dhe mashtruesit e vizave dhe kalonin kufirin pa dokumenta dhe..., fillimisht grekët i mirëprisnin, bënin sikur nuk kuptonin ose silleshin si fillanthropistë, por kur ‘’zëmëroheshin’’ me Tiranën dhe kokfortësinë shqiptare, i mblidhnin dhe i dënonin gjoja për shkelje kufiri dhe pastaj i dëbonin nga vendi ...besoj se ju kujtohen FSESAT e famëshme greke!!! E dini se sa mijra shqiptarë u kapën pa dokumenta-kur zëmëroheshin fqinjët-? Me dhjetra mijra të rinj që ngarkoheshin në autobuza dhe dëboheshin me ato rroba të trupit që kishin ardhur në Greqi për një copë bukë! Këto nuk i di Peçoja ynë? I di që ç’ke me të por i leverdis të gënjejë dhe të mashtrojë si e ka pasur zakon...Por duket se ai kishte udhëtuar me...pasaportë dhe vizë (për seminar ortodoks!) dhe askush nuk e ngaconte ndërsa pinte birrë në Omonjë duke u tallur me shqipot që udhëtonin pa vizë dhe i dëbonin herëpasherë me FSHESAT e tyre të famëshme se për ta shqiptarët hallexhinj dhe të uritur ishin plehra jo njerëz.. Nga këta ishin dhe të rinjtë me kandidatin e sotëm që Petrit Vasili dhe partia e tij, kanë paturpësinë ta akuzojnë! Por për çfarë nuk akuzojnë ata kundërshtarëte tyre?

Por le të flasim pakëz dhe për dukurinë bashkëkohor të emigracionit. Lexova me dhimbje se si në fshatin Vodicë shkon në shkollë vetëm një nxënës dhe se shumë fshatra shqiptare malore në Jug e në Veri (këta të fundit kanë zbuluar Anglinë!) janë boshatisur krej ose kanëmbetur disa pleq,për arsye të emigracionit. Por është vetëm dukuri shqiptare kjo? Para dissa ditësh televizioni grek paraqiste se si fsatrat malore të Janinës po shkretohen e braktisen nga banorët e tyre përderisa të rinjtë ikin dhe nuk kthehen më. Shumica e tyre emigron jashtë Greqisë- Europë, Amerikë, Australi dhe akoma dhe në Afrikë-kudo që të shkosh në botë do të gjesh grekë dhe për këtë shtypi grek nuk akuzon qeveritë si bëhet në Shqipëri. Përkundrazi krenohen me ta, paraqesin herëpasherë arritjet e emigrantëve në vende të huaja...Ikja masive e grekëve filloi pas luftës që të arrinte kulmin në vitet 60 zë shekullit të kaluar kur ikinin masivisht për në Gjermani e gjetkë- sidomos në Australi. Megjithatë Greqia vahdon të qëndrojë më këmbë dhe krenare. Do t’ju sjell një shëmbull i ngjashëm me Vodicën tonë. Fshati Mixhidje (sot quhet Qefallovriso) ka qënë një fshatr qytet blektoal i dëgjuar në rrethin e Janinës. Para viteve 60 dhe mëvonë kishte trretrh njëmijë banorë-kishte bashki, shkollë nëntëvjeçare, bankë dhe dyqane tëshumta. Ishte nga fshatrat më të populluara të asaj kohe,madje kishte më shumë se njzet mijë krerë bagëti... ga atëhere filloio emigrimi në Gjermani kryerisht- dalngadalë të gjithë të rinjtë e braktisën, në fillim ktheheshin e ndërtonin shtëpi të bukura moderne,,,por vitet kalonin ata të rinj u plakën dhe fëmijët e tyre nuk u kthyen më në në fshat se përhapën në për botë...Shtëpitë e ndërtauara me marka gjermane u rrënuan,m shkolla dhe banka u mbyllën, bashkia u transferua gjetkë dhe sot fshati...ka mbetuir pothuajse i shkretë...Janë akoma nja dhjetë pesëmbëdhjetë pleq që çdo vit pakësohen duke shtuar...varrezat! Aty nuk ka asnjë fëmijë të shkojë në shkollë dhe shkolla po rrënohet si i gjithë fshati...Televizioni grek paraqet erëpasherë pamje nga fshatra të braktisura- shkolla të mbyllura dhe nganjëherë shkolla me një nxënës. Si rrjedhojë dukuria e zbrazjes se shumë fshatra malorë nuk është fenomen shqiptar por ballkanik në mos botëror.. Jo se kjo gjë na pëlqenpor nuk mund të ndryshojmë dhe të kthejmë pas të kaluarën kur njerëzit jetonin në fshatra të largëta malore t izoluara...Tani nuk ekzistojnë më kufi, nuk ekzistojnë izolime fisnore akoma dhe blektorët e dikurëshëm sot kanë celular dhe internet,komunkojnë dhe shohin se ç’po bëhetnë botë, më tej, larg tyre por dhe kaq afër... NJë shëmbull tjetër po ju sjell për shqiptarët që vërshuan në Greqi para dy dekadave. Aso kohe Greqia kishte zgjidhur problemin e punëtorit të krahut në ndërtim dhe në bujqësi. Veçse ata të rinj të atëherëshëm u plakën dhe fëmijët e tyre u shkolluan dhe shumica dërmuese e tyre janë larguar nga Greqia për në vendet europjane. Tani Greqia ka përsëri mungesa të krahut të punës-si më thoshte në sipërmarrës ndërtimi...’’Fëmijët e shqiptarëve u shkolluan, madje dhe ata që mundën të marrin shtetësinë greke, e shfrytëzuan këtë që të largohen dhe të qarkullojnë lirisht në vendet europjane. Prandaj nuk gjejmë dot punëtorë të ndërtimit të kualifikuar dhe pakistnezët dhe afganët përdoren më shumë në bujqësi...’’ Ky pohim është më se i vërtetë dhe e kam vertetuar dhe vetë.

Këto i di ai ‘’shkollëshumi’’ veterineri i Enver Hoxhës, Petrit Vasili? Sigurisht i di si e dinë dhe bosët e shtypit dhe të televizionit shqiptar që për ditë vjellin vrer kundër qeverisë që në fakt është kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë. Çdo lajm i keq, çdo sharje, çdo ofendim kundër shqitarëve, ky shtyp dhe televizion e boton me shkronja të mëdha triumfuese sikur gëzohen- dhe gëzohen- që Shqipëria na qënka ‘’narkoshtet’’ (asgjëkundi nuk prodhohet bimë narkotike!!! Atëhere si e mësuan shqiptarët dhe kush e e perdor këtë prodhim?) qënka i korruptuar dhe se rinia po braktis vendin!! Dhe...dhunohet dhe...liria e fjalës.. Ç’të themi ne pra më tej? Populli shqiptar nuk është kaq sylesh që të gëlltisë dokrrat dhe sharjet e poshtra të bosëve që nuk dihet se si i kanë fituar ato miliarda...hotele dhe televizione! Mos duke rekllamuar pikërisht drogën dhe prostitucionin në mënyrë të tërthortë?! Le të shpresojmë se dikur do të zbulohet fytyra e shëmtuar e këtyre faqezinjve.

KRISTO ZHARKALLI, Athinë 1-prill- 2023,

8 views0 comments

Commenti


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page