top of page

Emi Krosi: Transformimi i femrës”...


Tema: “Transformimi i femrës”, në kërkim të rinisë së përjetshme, si metamorfozë  postmoderne në poezinë e Flora Brovinës. 

 

Nga Emi Krosi


Poezia më e mirë e kohës sonë nuk është realiste në karakter, por ruan traditën e formës dhe të bukurës. Fuqia krijuese, në përputhje me të “natyrshmen”dhe procesin subjektiv të poezisë,  është e organizuar dhe e ndërthurur në mënyrë komplekse. Poetia Flora Brovina, mund të quhet edhe poetia që i përket skuadrës së parë feminsite/femrore, ku rrënjëzoj poezia femrore në Kosovë, që në fillim të viteve ’80-të.  Brovina, e lexuar edhe mëpërtej kufijve të gjuhës shqipe, përmes përkthimeve, ka krijuar edhe mëvetësinë e saj poetike si sfidë edhe ndaj kritikës femrorë të munguar prej kaq dekadsh, përmes  poezive me natyrë feministe në një pozicion dukshëm atipatriarkal (Coward: 1980). Elementi i poezisë të vërtetë,  është një aspekt i caktuar i mendimit romantik momental që priret që na ofrojë herë-herë “pamje” individualiste, duke devijuar aktin e mendimit por jo të krijimit, përmes poezisë “Kur më apuntojnë” (Brovina: 2022). 

 

M’i prenë flokët,

Flokët m’prenë.

Rreth e qark turrë e druve,

Ç’bëre ti Zhan D’ark,

Kur m’i prenë flokët?

Më sillen vërdallë,

Vërdallë, më sillen,

Mashat e skuqura me zjarr.

Ç’bë re ti,

Kur të silleshin vërdallë?

Ma amputojnë lëkurën,

Mishin gjymtyrët,

Gjymtyrët m’amputojnë.

Të marrë sot ka,

Kirurgji plastike.

Më dhembin flokët, lëkura,

Tërë trupi më dhemb.

Pjesët e amputuara më dhembin,

O Zot,

Sa fort më dhemb koka. 

                                                  (“Kur më amputojnë”)

 



Poezia edhe pse shkruhet në bashkëkohësi nuk mund quhet me patjetër postmoderne. Por, as vetë elementet ndërtekstorë nuk çojnë në një përcaktesë të tillë, por poetia është "arratisur" nga modeli klasik dhe përmes një rrëfimi të njëmentë trajton një temë aktuale dhe delikate. Ampuntimi ( shpim/ gjilpëra) si fjalë vjen nga kulturat aziatike ( koreane/ kineze/ japoneze), si pjesë e terapive të ndryshe, kurse përdorimi i fjalës nga poetia, ka kuptim përmbysës. Vargjet: kirurgji plastike. /Më dhembin flokët, lëkura, /Tërë trupi më dhemb/Pjesët e amputuara më dhembin,/O Zot,/Sa fort më dhemb koka, duke lexuar nga poshtë/lart, horizontalisht /vertikalisht, në formën e shkallëzimit ngjitës, fenomeni mbarëbotëror në “kërkim të rinisë së përjetshme” apo bukurisë fizike përkundër bukurisë estetike (Heidegger: 1982). Ajo tregon sesi, vajzat dhe gratë bëjnë ndërhyrje kirurgjikale, (përmes amputimit), duke shënjuar më parë kokën si gjymtyra kryesore (pra mendimin) dhe pastaj lëkurën (duke sfiduar ligjet e natyrës dhe Zotit) për tu transformuar/shëndrruar/metamorforizuar në emër të rinisë së përjetshme, ku simbolizmi i një femre bio përmes krahasimit, tregon se dhimbja e poetes nga ndërhyhet e kota klithmon poetikisht, për humbjen e hireve natyrale të femrave (bukuri fallso) aq sa feminiteti tyre i shprishur, mund të quhet edhe një lloj skllavërim modern, (ku vlen vetëm bukuria por jo vlera shpirtërore). Vargjet: ma amputojnë lëkurën,/Mishin gjymtyrët,/Gjymtyrët m’amputojnë./Të marrë sot ka, kjo marrëzi e shoqërisë modern, kumtohet përmes gjuhës së poezisë, e bën lexuesin të kthehet në disa pjesë të tekstit pa pushim, përmes modelimit intensiv të leximit se "pakuptueshmëria" e gjuhës (jo vetëm si referencë e fjalëpërfjalshme) funksionon në mënyra të ndryshme. Brenda këtij funksioni, kemi një poezi dypjesëshe:

-       pjesa parëm’i prenë flokët, /Flokët m’prenë./Rreth e qark turrë e druve, /Ç’bëre ti Zhan

D’ark, përmes dy vargjeve të para, ku anafora dhe epifora, përmes lidhjes me efektin historik që  zgjon modernitetin me vargun: ç’bëre ti Zhan D’ark, mund te kemi kthim pas në kohën kur vetë poetia është “dhunuar” në protestat në rrugët e Prishtinës për lirinë e vendin të saj, apo në epokën e historisë të Zhan D’ark, që harroj feminitetit e saj dhe u shëndrrua në një luftëtare burrë.

-       pjesa e dytëkur m’i prenë flokët?/Më sillen vërdallë,/Vërdallë, më sillen,/Mashat e

skuqura me zjarr. Përmes përsëritjeve [më sillen vërdallë/ Vërdallë, më sillen], lidhja mes të shkuarës dhe të ardhmes, (efekte tingëlluese estetike të vargut), ku fenomeni i kirurgjisë plastike po zvetënon dhe shfytyron femrën si qenie dhe misionin e saj. 

Kompleksiteti kohor dhe përhapja e gjendjeve subjektive dhe veprimi i jashtëm, në vetvete mund t'i atribuohet kryesisht intensitetit specifik dhe kontekstit narrativ (që e bën tekstin të pavarur nga lexuesi) përmes:

-       potencialit  shtresor të kuptimit,

-       konteksteve të narrativës poetike,

-       dhe rezonancës universale të bukurisë/shëmtisë.

Përzieria e disa zhanreve dhe lidhja me të ashtuquajturën kundërkulturë, se identiteti i poetit qëndron përmes “artit të papërsosmërisë", tensioni e brendshëm i ironisë, është bikulturor, se buron nga monotonia e ekzistencës dhe e rrethinës së tij (Genette: 1976), si edhe një poezi me prapavijë psikologjike. Kjo "ndjesi e poezisë" saora ka një  organizim dypjesor,  kuptimi i gjithë poezisë, është burimi i kulturës njerëzore, po ashtu...poezia parashikohet gjithmonë si një lloj (më)përtej edhe vetë letërsisë.

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.      Brovina, Flora. (2022): Bima ime e kuqe, “Bard Books”, Prishtinë.

2.      Coward, Rosalind: (1980), This novel Changes Women’s Lives:  Are Women’sNovesl Feminist?, “Feminist Review”, 5, XX-XX.

3.      Genette, Gérard. (1976): Mimologiques. Paris: Seuil.

4.      Heidegger, Martin. (1982): Schelling's Treatise on the Essence of Human Freedom. Trans. Joan Stambaugh. Athens, Ohio: Ohio University Press.

5.      Rayan, Judith. (1991). The Vanishing Subject: Early Psychology and Literary Modernism. Chicago and London: The University of Chicago Press.

2 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page