top of page

Emi Krosi: Thasët eksitencialë” në poezinë e  Blerina Rogova Gaxha.



Tema: “Thasët eksitencialë” në poezinë e  Blerina Rogova Gaxha.

 

Nga Emi Krosi


Poetia Blerina Rogova -Gaxha në librin e saj të fundit, me poezinë ikonë sa surreale aq edhe ekzistencialiste, shpreh edhe surrealen e jetës njerëzore Brenda një thesi. Ky thes eksitencialist, mbushet dhe zbrazët me mbetjet e jetëve tona të trazuara nëpërmjet poezisë, “Thasët”, (Gaxha: 2020).  Nëpërmjet qasjeve dekonstruktive, që  janë të gatshme për të pranuar, çdo lloj nxitjeje brenda një koherence së brendshme, të vetë tekstit me një paqëndrueshmëri të kuptimit ndërtekstualist, e njohur edhe nga teoritë e  post-strukturalistëve, (Culler: 1975) , na mundëson to njohim boshllëqet, se një poezi e tillë lirike rikrijon boshësi dhe zbrastësi edhe në gjendjen shpirtërore të lexuesit.  Se vetë përmbajtja dhe forma janë të pandashme, kur poezia merr vlera tematike (Crawford 1992), thelbi i poezisë absurde nuk ka një mënyrë të prerë  të “botës empirike”.  Kemi vetëm të dhëna si dëshmi, se bota që ndërton poetia brenda një thesi, është bota surreale , që vjen nëpërmjet vargjeve: dhe kështu/erdhi koha me i mbledhë plaçkat e me ikë/me e mbledhë jetën/me e zhvendosë prej apartamentit të vogël/në një të madh, pra bota  e njëmentë jona, nuk është shumë e ndryshme, se skema e  pavetëdijes tonë njerëzore shkakton edhe transformimin brenda botës poetike, nëpërmjet metaforave: të thasëve të zinjë dhe të bardhë.

 

dhe kështu

erdhi koha me i mbledhë plaçkat e me ikë

me e mbledhë jetën

me e zhvendosë prej apartamentit të vogël

në një të madh

 

thasë të zinj e thasë të bardhë

asgja nuk futet kollaj aty

një jetë e palosun mirë

e ngushtueme nëpër dollapë

rroba, këpucë, brekë, unaza, fotografi e korniza të zbrazta

vathë të mëdhenj vathë të ndryshkun harruem nëpër kuti

libra të vjetër e të rinj

libra në çdo anë

po qysh e zënë thasët jetën palë-palë

të ngjeshun të rrasun të zipueme

të palueme e të shpalueme

m’shkapërderdhet nëpër thasët e zinj e të bardhë

copë-copë jeta ime e palosun me kujdes

erna e parfume përhapen nëpër dhomë po

para largimit dikush duhet me i mbledhë sendet

burri ma bën me dije se koha po shkon

e unë nuk di qysh me e mbledhë jetën copë-copë

 

me e ba duq nëpër thasët e bardhë e të zinj

thasë najloni thasë të konoptë thasë letre

një copë jetë diku një diku tjetër

kujtimet e palosuna mirë kam tutë me i shpuplue

një qafore një bylyzuk një bluzë e bardhë

të gjitha bluzat e zeza

dikush duhet me i mbledhë sendet

me i futë nëpër thasë e me i bajtë

deri sa të vnojnë pluhun sërish

qiellin e katit të tetë me e futë në ndonji thes të zi

të kaltër a të hirtë

në çfarë thesi me të shti ty

n’cilin thes me hy unë

thasët u sosën

s’kam thes për çizmet e zeza

për pallton prej kashmiri

do thasë hua për jetën time kush i ka

do thasë hua

me i shti andrrat e mia

nji nga nji me i palue mirë

thasë të endun me fije bimësh për jetën që refuzon

me ardhë me mue

me i palue kujtimet e mia n’thasë të mëndafshtë

n’ata thasë ngjyrë purpuri

po dikush duhet me i mbledh sendet para largimit

 

edhe pluhunin edhe llumin edhe rrjetat e merimangave

me e lanë pastër për pronarin e ri

 

mjerisht ka diçka që s’e zë thesi

ka thasë aq të vegjël e thasë gjigantë pa grykë pa fund

që s’i ngre dot

Krijimi i një përshtypjeje nga përcaktimi i efekteve anësore  të poezisë me anë të interpretimit nëpërmjet vargjeve: thasë të zinj e thasë të bardhë/asgja nuk futet kollaj aty/një jetë e palosun mirë/e ngushtueme nëpër dollapë, kur jeta paloset si një një rrobë apo send, se metafora e ngjeshjes përcakton poezinë si përjetim dhe imagjinatë, nëpërmjet intuitës poetike, (Vlatko: 1961), se poezia është një formë shoqërore, që i paraprinte frymëzimit si  një çast specifik. Formësimin e poezinë është një impuls fillestar krijues, poetia e ka  zgjidhur vetë formën e vargut. Ajo, nuk ka parasysh një mjedis  të caktuar në kontektistin historik apo shoqëror, por një korrelacion lidhjesh, brenda strukturave diskursive me aktivizimin e topikëve si:

a)    nëpërmjet transformimit të formës,

b)    nëpërmjet treguesve të simboleve dhe mesazheve shkrimore,

c)     nëpërmjet thënies dhe materies,

d)    nëpërmjet qëndrueshmërisë së kuptimit,

e)     nëpërmjet instancës fenomenologjike,

f)      nëpërmjet imazhit të indidividualizmit, marrëdhënia në çift, shenjohet nëpërmjet

 vargjeve: libra të vjetër e të rinj/libra në çdo anë/po qysh e zënë thasët jetën palë-palë.të ngjeshun të rrasun të zipueme/të palueme e të shpalueme/ m’shkapërderdhet nëpër thasët e zinj e të bardhë/copë-copë jeta ime e palosun me kujdes/erna e parfume përhapen nëpër dhomë po/para largimit dikush duhet me i mbledhë sendet/burri ma bën me dije se koha po shkon/e unë nuk di qysh me e mbledhë jetën copë-copë, vetëdija  poetike  brenda një grupi të caktura social, kërkon të mos zhbëjë një lidhje nëpërmjet  reales dhe irreales, sepse ligjërimi  metaforik dhe metonimik, nuk i referohet bashkëshortit, por jetës moderne që po shkatërron çdo familje, duke simbolizuar  një bllokim metaforik,  (Eagleton: 2006). Vargjet: do thasë hua për jetën time kush i ka/do thasë hua/me i shti andrrat e mia/nji nga nji me i palue mire/thasë të endun me fije bimësh për jetën që refuzon/me ardhë me mue/me i palue kujtimet e mia n’thasë të mëndafshtë/n’ata thasë ngjyrë purpuri/po dikush duhet me i mbledh sendet para largimit, poetja arrin deri në dilemën hamletiane: të jesh apo të mos jesh! Se vetë jeta, ëndërrat, dëshirat, dashuritë, vdekjet, marrëzitë, frikërat, pabesitë, se vetë ekzistenca njerëzore është e dyshimtë. Shënimi i semantikës së fjalëve, nga gjuha e përditshme, lidhet me dinamikën e kulturës së brendshme, arti është demogjeni i lirisë dhe se (pa)parishikueshmëria e artit është shkak dhe pasojë edhe e paparashikueshmërisë së jetës, (Hughes: 1960). Tani poetia, pasi ka paketuar jetën, (imazhi i një filmi në HD) kërkon të “filtrojë” ujin e vetvetes, nëpërmjet Unit poetik, me fundvargjet: edhe pluhunin edhe llumin edhe rrjetat e merimangave/me e lanë pastër për pronarin e ri/mjerisht ka diçka që s’e zë thesi/ka thasë aq të vegjël e thasë gjigantë pa grykë pa fund/që s’i ngre dot, shpirtin njerzor, që vetëm materia e tij ska as fund, as fillim por peshon shumë rëndë, është guri i Sizifit, që nuk soset kurrë…kurrë, jeta dhe fryma, qenia dhe njeriu, surrealia dhe realia, brenda në thasë, (observerkult: 2020) që është shpella e shpirtit, dhoma e qenies, është mitra, që ripërtërin jetën.  

 

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.     Crawford, Roberts: (1992), Devolving English Literature, Oxford: Clarendon Press.  

2.     Culler, Jonathan: (1975),  Structuralist Poetics: Structuralism, Linguistics, and the Study of Literature, London: Routledge.

3.     agleton, Terry: (2006),  How to Read a Poem, Oxford: Blackwell.

4.     Gaxha-Rogova, Blerina: (2020), Thasët, “Armagedoni”, Prishtinë

5.     Hughes, Glenn: (1960), Imagism and the Imagists: A Study in Modern Poetry, London: Bowes & Bowes.

7.     Vlatko, Pavletiq : (1961), Analiza pa të cilën nuk mundet, “Zora”, Zagreb. 

2 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page