top of page

Emi Krosi: Sendërtimi i vetëvetes përmes imazhit të postmodernitetit

ree

 

Sendërtimi i vetëvetes përmes imazhit të postmodernitetit, në poezinë e Armela Hysi-t

 

Në sfondin e poezisë lirike që shjruhet në diasporë, emri i Armela hysit, qëndron në aradhën e emrave të poezisë post/moderniste jo vetëm shqiptare. Qasja lirike përtej “tranzicionit” të poezisë tradicionale dhe asaj moderne, na konfiguron një estetikë të lartë poetike. Mendimi filozofik sidomos imazhizmi dhe absurdi, janë “fortesat” stilistike që kanë “ngrutësura” dhe errësinë e hermetizmit europian, përtej një qetësie mesdhetare me “lëng” liriko- dashuror. Sendëntimi i poezisë së saj rivalizohet përmes imazheve të kulturave të ndryshme. Megjithatë, jo të gjitha kulturat kanë të njëjtin rend hierarkik vlerash (Lewis :1996:12), ku praktikisht çështjet e dëshmive të shkrimeve gjinore, tashmë kanë marrë përmasa botërore. Autorja, ështtë një penë e fortë poetiko-lirke, e shkrimit femëror, pas viteve’90-të. Shkrimet gjinore përtej gjinokritikës, zbulojnë elemente të ndryshme femërore. Çështjet e dallimeve gjinore mungonin kryesisht ose u errësuan nga diskutimet rreth /nën përfaqësimin dhe “përjashtimin” e imazheve, të artistëve ballkanas nga ngjarjet ndërkombëtare të artit, që pasqyrojnë dallimet gjinore, që bashkëjetojnë krah për krah me imazhet, që pasqyrojnë çështjet më të mëdha hitoriko-kulturore dhe gjuhësore,  nuk mund të ketë njohuri rreth dallimeve gjinore pa një praktikë të veçantë diskursive (Todorova: 1997:20) duke zbuluar dhe kontekstin post/modern ndërballkanik dhe europian.

 

ree

Në ciklin poetik “Po të mos ishte rëra” (Hysa: 2016), kemi në trajtesë të veçantë të simbolit të rërës në formës nën/ndarjesh [në 6 gjashtë]. Vargjet: po të mos ishte rëra mbretëresha/nuk do të humbte/kërkonim kuturu/flokët e derdhur që sollën natën/i mbuluan nga pas gjurmët./pishtarët na kishin djegur gjymtyrët/vazhdonim të/ shkërmoqnim dunat / tallaz i nxehtë fshikullonte fytyrat/ dhe shpresën tonë, poezia, “Po të mos ishte rëra” , na jep një imazh Psamathe (Terziu: 2016: 8) (ose Psamethe) i referohet figurave të ndryshme në mitologjinë greke, më së shpeshti një Nereide (nimfë deti) dhe bijë e Nereut, i njohur si "nimfa e rërës", ndërlidh dhe simbolikat e koncepti “kulturë e tjetrit”/kulturë e përbashkët, ku kuptimi më i gjerë i nocionit “kulturë e përbashkët”, nënkupton ndarje të simboleve, vlerave, kodeve dhe normave të përbashkëta. Ne kemi perceptime për vetveten në formë të vetëdijës, internacionalitetit, racionalitetit, shoqërores, institucionales, politikës, performancave të të folurit, agjentëve etik të cilët janë të lidhur me vullnetin e lirë. Identitetet kulturore kolektive janë fenomene me sjelljet ekonomike, politike dhe shoqërore ku ekziston një lloj pluralizimi kulturor (Gray: 2002: 45). Ndonëse, në disa vepra rroken edhe kufijtë kohorë, përmes kufirit hapsinor mes vendeve gjeografike, mes kontinenteve, mes kulturave, mes historive dhe mendësive të ndryshme, gjen vend edhe disiplina e semiotikës dhe sociosemiotikës (Van Leeuwen: 2005: 285). Vendi “imagjinar” i poetit nuk është vendi “ideal”, por transformimi i izotopive letraro-poetike, në formë të konfiguracionit diskursiv: komunikimi nëpërmjet poezisë (artit), si proces njohje;

ree

Shoqëritë, komunikojnë nëpërmjet “kodeve” letrare apo verbale, nëpërmjet identiteteve sociale, zakoneve, modelede dhe sidomos identiteteve gjuhësore, ku Van Leeuwen e shikon semiotikën sociale si “një formë kërkimi”, kur zbatohet në raste specifike , nuk është "teori e pastër ", dhe domosdoshmërisht multidisiplinare, përmes “burimit semiotik”, mbështetet tek:

a)    gjuha si burim semiotik shoqëror,

b)    formësimi i kontekteve shoqërore të caktuar etnike/gjuhësore,

c)     “nocioni” i mundësive dhe interesave të përdoruesve.

Çdo kulturë, zhvillohet falë shkëmbimeve të saj me kulturat e tjera, por kjo ndodh vetëm, kur kemi njëtrajtësim progresiv, përmes indentifikimit dhe përfaqësimit, të një diagrami semiotik (Landowski: 1989: 216), se mënyra sesi shikohet i huaji, në subjektin, kur thotë “Unë” ose kur thuhet “Ne”. Është një subjekt, që “di” ose të paktën beson se di, se çështë tjetri, pra emigranti në shoqëri, duke siguruar se “tjetri” është “tjetër” dhe si natyrë e kategorive letrare; natyra vs kulturës, kafshëria vs njerëzimit, ata vs ne, pra, një seri të kundërtash që janë në raporte  përjashtimi të ndërsjelltë.

 

Perceptimi i titullit dhe kompozimi I veprës ndërtohet mbi këto forfa receptimi:

 

1.     Receptimi mbi gjendje surreale; (eksplorimi i pavetëdijes si një formë e vërtetë e

realitetit) përmes vargjeve: “sipas tij qënkam viktimë tekanjoze”/pikëllueshëm rrjedh si ashklat e çokollatës/së errët që shkrij në bain-marie./varak ngjyrë nate iluzionesh./ti pikturon bukur bojën e ëmbël/në mbështjelljen time të mëndafshtë qumështore/me butakun e zhdërvjellët të gojës tënde, poezia “surreale”, ku pavetëdija do të thotë të hysh në kujtimet e shtypura, frikërat tona themelore të pashpjegueshme dhe ta shndërrosh atë potencial në diçka krijuese. Surrealistët, u intriguan prej pavetëdijes dhe irracionales (Breton: 1992: 87), se surrealistët ishin një koleksion shkrimtarësh, që ishin po aq të interesuar të depërtonin në nivelet e përvojës sonë të vetëdijshme sa edhe në depërtimin në shtresat e ekspertizës sonë racionale. Ata mbanin qëndrimin se mendja e pavetëdijshme, që na formëson kryesisht identitetin tonë. Surrealistët, mendonin se njerëzit mund të hynin në irracionale vetëm duke injoruar irracionalen, një fushë të dallueshme, që ekzistonte në kundërshtim me mendjen logjike. Irracionaliteti ka një rol të rëndësishëm

në identitetin artistik surrealist.

 

2.     Receptimi i situatave të absurdit, (poezia e absurdit, është një poezi e errët, plot ankth,

tmerre, frikë, errësirë, vetmi, që poetët e guximshëm në çdo kohë i rikthehen makthit të kohës ku jetojnë). Pranimi i vetmisë, është e vetmja gjë që i ka mbetur artistit, përmes obsesionit, ankthit dhe zhgënjimit, se është ndjenja e fajit që njeriu përjeton (Beckett: 1986:48), përmes vargjeve: rrumbullzat rrëshqasin dëshpërimit tim të mardhur./e di që thonë se në kohën e Noes përpara/përmbytjes/njerëzit s'e kishin parë kurrë shiun dhe/në kohën e Moisiut buka binte nga qielli mes/shkretëtirës/si një krepë e sapokulluar/bufalaqe me miell maje?. Në këtë rrymë, poetë që iu qasen absurdit, kishin probleme me shoqërinë ku jetonin. Koha e “mbarsur” me trazira, me frikë dhe trauma kolektive dhe sociale, zëzohet fuqishëm përmes protestës individuale kundër përditësisë, si revoltë e brendshme. Ashtu si ekzistenca njerëzore, por edhe bota është në vetvete një absurd, si konflikt, që vjen nga përballja e të dyve që e lind atë. Nga njëra anë ekziston dëshira njerëzore për ta kuptuar botën në tërësi, për ta njohur atë me të gjitha kuptimet dhe nga vlerat njerëzore, ndërsa nga ana tjetër, kjo dështirë njerëzore është penguar, pasi bota është tipike rezistente, ndaj të gjitha formave të kuptueshmërisë (Camus: 1991:24).

 

3.     Receptimi postmodern, (filozofi postmodern, [Jean-François Lyotard], e konsideron këtë

fenomen, si reduktim të dukurive specifike, në një rend artificial i të vërtetave universale, tipike për të menduarit modern), përmes vargjeve: i dhëmbën si xixare të zjarrmëta brengat e thelluara/në lëkurën e saj të lëmuar/rrëzë syve – mbi gjurmët e/puthjeve të tij të dikurshme./dhe mendonte se e kishte harruar, nga poezia “Tek e pa”. Varësia e njeriut modern, është fakti i çrregullimeve të ideve, në kuptimin më global, “për të organizuar masën e ngjarjeve që vijnë”, nga bota njerëzore dhe jo-njerëzore, duke iu referuar gjenezës së historisë universale të njerëzimit. Perceptueshmëria poetike, përmes ndikimit dhe fuqisë imagjinative, që eksploron kufijtë e kohës, ku në krijime të caktuara, imazhet e absurdit plotësojnë fjalët, ndonjëherë pothuajse duke zëvendësuar ato krejt, ku poetika vetëprojektohet si imazhe mendimesh (Eco: 1984:28). Teksti poetik është ndërtuar, lidhur me të menduarit modern, pra e lidhur me normat e një poetike modern(iste). Teksti letrar, bëhet ndërmjetës i sistemeve të tjera semiotike dhe anasjelltas, ndërmjet të lexueshmes dhe të dukshmes (Culler: 1997: 22).  poezisë postmoderne, që shpesh përdor aleanca të ngjashme, ndoshta strategji, që në heshtje të njohë vështirësitë për të konkuruar me kaq shumë forma të reja të të shprehurit.

 

4.     Imazhi dhe imazhizmi i rërës, (ngjizur nga miti dhe mistika e kontektit post/modern)

është vulosur si një realitet i importuar dhe i huaj, pasi është thellësisht i rrënjosur në kontekstin historik dhe socio-kulturor të botës perëndimore. Vargjet: (po të mos ishte rëra brenda klepsidrës/nuk do e dija sa shpejt zvogëlohej rradha ime)/mallkimet e tjerrura deri në gërmën e fundit/u shpërbënë. akoma dhe damkat nga bizhutë/e përvëluara antike të skllavërisë moderne/kthinave të lëkurës sime kith-ajkët./profecitë e fatës së paftuar u fshin nga bluja e harresës letiane*/nga puthja/dhe rrathët bashkqendrorë krijuar prej/zhytjes së mendimitim të gurtë/mistik, nga poezia: “Po të mos ishte rëra”, ku elementi i rërës si metafiksion, mund të shihet si një shtesë në repertorin e trillimit postmodern, eksploron një teori të shkrimit të trillimeve përmes praktikës së shkrimit të trillimeve, që në mënyrë të vetëdijshme dhe sistematike tërheq vëmendjen si një artefakt për të ngritur pyetje rreth marrëdhënies midis trillimeve dhe realitetit (Waugh: 2002: 39), frymëzuar nga ideja se letërsia është një vepër krijuese që nuk duhet të kufizohet nga trillimi dhe vërtetësia. Postmodernizmi argumenton se sistemet dhe konventat janë konstrukte shoqërore dhe kulturore dhe jo realitete të pandryshueshme ose fakte "natyrore". Ai vë në pikëpyetje supozimet që janë mbështetur mbi bashkëvendosjen e elementeve realiste dhe fantastike, si dhe për përdorimin e ëndrrave, miteve dhe përrallave që u japin atyre një aurë surealiste dhe post/moderniste, që nuk sfidon nocionet tradicionale të letërsisë , as si  histori dhe nuk përpiqet të përmbysë, nocionin e rolit të autores si narratore.

 

5.     Ndërtimi stilistiko-poetik:

 

-       Fjalëformimet: kryevepra /togëfjalësh /toponimik /shpërfytyruara /pasdarke /spërkatur/

sapoderdhur/pasigurinë/atëhere/tridhjetepestat/pathëna/përshëndetjetjes/kokërrmadh/duartrokitjen/fantazibjerrura/pasmbrëmjes/gjakproshkët/kapërditje/ngjyrëzbehjeje/ këndfigura/dritëshkurtër/ përligjë/vëmendja/ papërshkruar/ trupboshe/përdredhur/ shthurur/symadh/ pesëgishtësh/ rrotashtrembër/përhumbjeje/ rimbushja/përjetshëm/ rimbushja/përballjes/ kryengritësit/ përmallje/ përplaseshim/ pamëshirë/vetëdijes / gurëzim/ katërmbëdhjetë/lëngëderdhura/ katërmbëdhjetë/pajetuara/ njëngjyrëshe/ mëdyshjes/pasqyruar/ përhumbjes/ përqafja/ shpërqendruar/ hemoglobinës/ nëngjuhëzës/ mbiqënies/ pëshpërimë/ përskuqur/ pangjyrta/papandehura/ jargamanë/ përthyhej/automohuese/ kurrëfalura /keqtrajtuara/ transformuara/pagëzimet/ paqevjedhur/ paqevjedhur/ zëfikur/ pengjembledhura/ parandjenja/ parandjenja/asimetrike/ parandjenja/përqark/ përqark/ përkushtimin/ përhumbjeje/ permaganatin/ flokëdjelltë/ përjetëshme/ shndirtshme/ hiperbolike/ kohëndalëse/ njëvjeçarit/ përkohëshmërisë/syprinën/pakthyeshmëria/  paraprira/ vetësigurie/ përmbytjes /mbijetuarit sapokulluar/ fibrangjyrosur/ bashkudhëtarit/ frymëmarrur/ këmbëngulje/ automëshirës/ përdhunit/ buzëqeshjet/ gëmusherrët/ sedimentarë/ keqtrajtuar/ përdhunuar/ përveçse/ bojëerrët/ndërsillej/ rikonstruktim/ pllajnajave/ ndërthurjeve/ vellolëmuar/ rrjedhëhumbëse/ piksynim/ mijëvjeçare/ domosdoshmëria/ përçapje/ gjithfalshmi/faleminderit/ krahgjerë/ pagojsë/ pafytyrë/tridhjetë/ pafytyrë/përpirë/ ditëlindjen/kryqëzuan/ përcjell/ gjithëditurat/përjetë/ zjarrmëta/ ajkëta/ milimetrike/ lëmshpupulorë/ zhdërvjellët/ zëdredhur/ nënshqisave/ përpirës/ moskokçarjeje/ dykalimshe/ pangjyrtë/ përgjatë/ spërkatjes/ përgjakur/zemërflakur/ mesnetësh/ ekosistem/ duardredhur/ fundgushteve/ mesogruaja/ përdhesin/ kuqërremtë/paarritshëm/ pamfletë/përqeshës/ dritëdallgëzyese/ petkëzeza/ buzëenjtur/përsosura/ ngjyrëzezë/ bashkëqendrorë.

-       Fjalë me vizë në mes: kohoro-toponimik/gongut -rrahjeve/sfidë-ëndrra/ këmbëz-patës/

paraxhanov-jane/ qetësi-ndjellëse/ qiell-ëndrrës/ supe-lodhur/ ishull-reje/ njëri-tjetrit/ njëri-tjetrit/ vetë -poshtë/ grimca-pezull/ zhguaj-rrjepës /ballë-lëkundëse/ shumë - shumë/ lotët - fjalët/ mbret -Pithija- sot/ brinjë-tendosur/ paqe-hidhura/ gati-njëvjeçarit/diku – diçka/ veri-lindor/ përdhunit – kut'zash/ shpirtin – buzëqeshjet/ vuri – dikur – sërish/ cipë-gufuar/akullor-harrese/ tek-tuk/ qetë – mekanikisht/ dosje-fryra/ zhurmë-statikë/ sekondë – pikërisht/bisht-hollë/ belbë-rrokjet/ zhapë-gjelbër/farëz-buluar/ herë-herë/ piknikut – kuzhinës/ kith-ajkët/ dritë-lëbyrtë/

-       Fjalët e reja karjatesh/ mprehaça/kallkanosës/ vogëlisë/shqilë/ verdhëlluar /ajgëtuar/

kaltëryer/ fugonjës/hirraqe/ letiane.

 

Sëfundmi: poetja apo poezai e Armela Hysi-t nuk receptohet nga lexuesit shqiptar. Ajo, përveçse është emigrante (nga vala e parë e fillimviteve ’90-të), në Greqi, por dhe për arsye se letëris e autorëve emigrantë, asnjëhere nuk përfaqësohet në evente tona kulturore të arealit shqipshkrues, sodomos ato të pas viteve ’90-të. Letërsia e shumë poetëve dhe shkrimtarëve në emigracion shihet dhe me “syrin e njerkës”, duke mos u promovuar (veçse botuar nga shtëpitë botuese pa kriter për arsye fitimi), kështuqë lexueis mbetet në “shkreteëtirën” e mosnjohjes. Prandaj, lexuesit po e po, por dhe kritika pak e njeh kur dihet se kritika në Shqipëri është biografike dhe klanore, por aq më pak “injorante” për/mbi njohjet e saj me kulturologjinë dhe letërsishkruesit shqiptarë në të gjithë diasporën.

 

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.     Beckett, Samuel (1986). The Complete Dramatic Work. London: Faber and Faber.

2.     Breton, André. (1992):  Excerpt from the First Manifesto of Surrealism in Art in Theory 1900 1990: An Anthology of Changing Ideas. Charles Harrison & Paul Wood, eds. Oxford: Blackwell Publishers.

3.     Culler, Jonathan. (1997): Literary Theory. A Very Short Introduction. New York.

4.     Camus, Albert. (1991): The Myth of Sisyphus and Other Essays. translated by Justin O'Brien. New York: Vintage Books. https://www.philosophytalk.org/blog/camus-and-absurdity

5.     Eco, Umberto. (1984): The Role of the Reader. Bloomington.

6.     Gray, John.  (2000): Two Faces of Liberalism, The New Press, New York.

7.     Hysa, Armela. (2016): Po të mos ishte rëra, “Milosao”, Sarandë.

8.     Landowski, Eric. (1989): La société réfléchie, Seuil, Paris.

9.     Lewis, Reina. (1996): Gendering Orientalism: race, femininity, and representation. London: Routledge.

10.  Terziu, Fatmir. (2026): Ps(e)matheja e rërës si mirëfill poetik i lirikës moderne (parathënia), “Milosao”, Sarandë.

11.  Todorova, Maria. (1997):  Imagining the Balkans. Oxford: Oxford University Press.

12.  Van, T. Leeuwen. (2005):  Introducing Social Semiotics, London & New York: Routledge. 

13.  Waugh, Patricia. (2002):  Metafiction: The Theory and Practice of Self-conscious Fiction. Routledge.

1 Comment


Fatmir Terziu
2 days ago

 

Ky studim i Emi Krosit vjen si një udhëtim i kujdesshëm në territorin e poezisë së Armela Hysit, një poezie që ndërton vetveten përmes imazheve, simboleve dhe një ndjeshmërie thellësisht postmoderne. Autorja nuk mjaftohet me një lexim sipërfaqësor. Studiuesja e pasionuar dhe mjaft e talentuar, Emi Krosi, gërmon në shtresat filozofike, semiotike dhe kulturologjike të tekstit, duke treguar se poezia e Hysit nuk është thjesht rrëfim intim, por një hapësirë dialogu mes kulturave, kohërave dhe identiteteve. Veçanërisht mbresëlënës është mënyra se si Krosi lidh figurën e “rërës” me dimensionet e absurdit, surrealizmit dhe metafiksionit, duke e nxjerrë poezinë nga kufijtë e përditshmërisë dhe duke e vendosur në një univers simbolik ku njeriu kërkon të rigjejë vetveten. Analiza e tij…


Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page