top of page

Emi Krosi: Realiteti letrar shqiptar


ZHANETA BARXHAJ

 

“Kush po e ushqente këtë përçudnim vëllavrasës? Kush po përfitonte nga e gjitha kjo?”

                                                                                                        (Zh. Barxhaj)

 

 

Realiteti letrar shqiptar, po shpërfaq shumë stile shkrimi sidomos në zhanrin romanor, paska të rrallë apo të panjohura në modelin shkrimor të romanit shqiptar, që zakonisht njohim tre lloje rrëfimi: a) ficion/realist, b) ficion/modern/postmodernist,c) ficion/pikologjik etj. Modele të tjera si historiko-letrare, autobiografike etj., janë të njohur për shumë autorë të prozës shqipe. Ka dhe modele që pak njihen në arelin e shqipshkrimit prozaik, ku shumë elemente individualiste po spikatin në prozëshkrimin post/modern. Një prozatore e talentur por me një individualit të veçantë, Zhaneta Barxhaj, dallohet për elemente poetike në prozëshkrim, përmes romanit “Fëmijëri e thinjur”. Nuk mund të jetë rasti i romanit të ri as atij ekperimental, por i një romani në formën  e një proze poetike. Ka shumë poetikë brenda. Një roman, ku poezia është prozëruar, ose më mirë mund të quhet prozë poetikë e romanizuar, duket një sfidë ndaj romanit post/modern.  Rrëfimi është ndërtuar në formë paraleleje. Rrëfimtari rrëfen në numrin njëjës unë (djali rrëfimtar) dhe në vetën e tretë, [ajo (Elba)], por që përsësi rrëfimi kalon në vetën e parë, por si linjë paralele, që rrëfen rastet e përdhunimit aq tronditës sikur lexuesi po e përjeton atë vetë.

Shumë specialistë të letërsisë mbushin faqet e gazetave letrare (të printuara) dhe portale me mësime apo “udhëzime” sesi duhet lexuar apo parë një roman, ose një lexim sipëfaqësor vertikalisht, kur horizontalisht janë të pakët ato që zhyten në amalgën e gjuhës dhe stilin e shkrimit. Janë të shumtë kritikët, që nuk kanë guxim të kritikojnë, ose të thonë të paktën për risinë dhe pasurimin e gjuhës përmes shumë tropevee metaforike apo dhe përdorimit të bollshëm të fajlëformimit por edhe neologjizmave, apo dhe krahinorizmave që nuk janë varfërim por pasurim, pasi tashmë shumë fjalë të vjetra të gjuhës shqipe po humbin. A duhet tu qasemi dhe rrëfimeve me fjalë krahinore/dialektore, që po humbin, kur fliten akoma dhe sot ndoshta nga brezi i tretë, sesa të “kapemi” pas ca gjetheve që i merr era, kur gjuha vërtetë po bastardohet nga “enklavat” kërcënues të virtualiteti, apo edhe gjuha “gjoja” e moderuar e tabloideve të portaleve kulturore-politike pse jo dhe shumë moderimeve të TV-ve. Por, duke u futur në substratin e romanit, mund të hasim dy rrafshe leximesh:

 

RRAFSHI I: RRAFSHI FICION

 

Stili i rrëfimit të autores është i njohur në Europë. Shkrimtarja turke Elif Shajak, ka një lloj shkrimi “ që shpesh quhet prozë poetike”. Është kombinimi i përsosur i ritmit dhe imazheve shqisore në një shkrim të tillë që e dërgon atë drejt e në zemër të lexuesit. Një lexues, që duket sikur po lexon një prozë poetike. Autorja përmes pasazheve të tëra, ka krijiuar një lidhje tigullore me kuptimin, duke krijuar një roman poetik: - Ju, - na u drejtua neve, - përgatituni se do të shkoni në tunelet e dikurshme të shpëtimit. I kishim parë këta bunkerë të ndërtuar gjatë kohës së komunizmit, vite e vite më parë. Kishim provuar shpesh të hynim brenda, por vetëm te të vegjlit, se të mëdhenjtë na shtinin frikën nga errësira dhe shkurret që i kishin mbuluar. Qyteti doli në rrugë si llavë e madhe që shtyhej drejt daljes. Nuk kisha parë asnjë turmë aq të madhe grumbull së bashku në një nxitim marramendës”. Romani nga vetë fjala ficion, është një trillim, por vepra na rrëfen përmes personazhit të gjithëditur, fabulën e fatit të qytetit të saj, përmes kaosit të madh social dhe shoqëror. Ishte koha e vrasjeve dhe kolapsit shoqëror, social dhe familjar. Ishte koha e patakjes, lebetisë, vrasjeve, lemerive, gjakut, përdhunimeve, grabitjeve, çmendurive, barutit, armëve, qitjeve, plumbave, llahtarisë, plaçkitjeve, e pafajshmërisë, e pafuqisë, e komiteteve, e bandave, e hajdutëve, e udhëkryqeve, e përbindshave, e pengjeve, etj.

 

RRAFSHI II: RRAFSHI AUTOBIOGRAFIK

 

Ndërtimi i romanit me elemente autobiografike,  përmes një korpusi personazhesh si: Elba/ Adi/ Gjergji  personazhet fëmijë: Titi/Unë/ Markun/Edi. Rrëfimi në vetën e parë, përmes syrit të një fëmije ndërton një analogji me “Kronikë në gur” të Kadaresë, ku syri i një fëmije përjeton një luftë absurde. Përmes instiktit fëminor ndërton dhe rindërtin krejt çmendurirë e qytetit të tij, në ngjarjet e ’97-ës. Personazhi dhe fëmijët së bashku, nuk po jetojnë fëmijëinë e tyre, ndaj vetë titulli i romanit e përligj dhe vetë fabulën. Rrëfimi përmes imagjinatës për Elbën dhe Adin, djali që e shiti në Greqi si prostitutë, është një temë e njohur dhe janë shkruar shumë rreth kësaj tematike, por ajo që mund të quhet “horror”, prerja e kokës së Adit nga Gjergji, që ia dërgon prindërve të tij, është një gjetje artistikisht brutale por dhe artistike. Por, a nuk ishte dhe Medea greke, që vrau fëmijët e saj, pra një nënëvrasëse, ashtu si Gjergji i baladës shqiptare, që vret bajlozin për nderin e motrës? Një ndërthurje fabulore, me rrëfime në vetën e I dhe III-të, përmes një gjuhe romanore në formë proze poetike, e bën të rrallë si roman, por dhe një tjetër prurje e re në romanin modern shqiptar. Përveç tematikës dhe llojit, mendoj se ka tipare të stilit të veprës së saj që duhen parë në kontekstin e stilit të prozës së Migjenit, sipas karakterit poetik të prozës së tij. Paragrafi: “Nuk ishte loja që mendonim se bëhej në qytet, ishte vërtet luftë, si luftërat që kishim dëgjuar nga gjyshërit, vetëm se këtë herë nuk po e gjenim dot armikun. Kundër kujt po bëhej kjo luftë?, romani na  tregon sesi zbrazet dhimbja, vaji, ngashërimet, perqafimet, dashuritë, mllefet, mërzitë, streset, dallditë, mizoritë, trysnitë, shtypjet, frikërat, humbjet, ndarjet, vdekjet, ikjet, gjëmimet, torturat, terri, errësirat, përhumbjet, zymtësia dhe pasiguria për të adhmen. Nëse do të futesh në botën brendshme të romanit, secili prej nesh e ndien atë kohë kur të gjithë rrinin para televizorit, për të mësuar lajme “për luftën” e  çuditshme kundër vetes, apo të gjithë kundër të gjithëve. Janë pejzazhe befasuese, po aq dhe absurde, ku vetë bota e lexuesit dërrmohet dhe “thyhet” shpirtërisht. Nëse letërsia ia del, të ndërtojë apo rindërtojë vetveten përmes  moskuptimit të një bote përtej ndërgjegjes fëminore, duke ngacmuar jo vetëm përfytyrimin, por dhe përmes rrëfimit të tjerëve, ndërthuret historia, fëmijëria dhe legjendat, që veshin romanin me një tjetër ngjyrë, pa shmagur boshtin e ngjarjeve rrëfyese, përmes kujtesës së individit dhe asaj kolektive, që “gërvisht” koren e plagës së vjetër. 

Pasuria e leksikut gjuhësor, karakterizohet nga fjalësit, jo vetëm të gjuhës standarde, por edhe të asaj krahinore (dialektore) të zonës:

-          fjalëformimi: sapoçelura/ mbarëkombëtare/ përplaseshin/ kaladredhur/

bablokja/pathinjur/gjithçka/ përballuar/ fatkeqësi/ përlotje/asnjëherë/ përhapte/ gjysmagjel/gjysmakapua/ plakëmira/ bishtkuqe/ pashlyera/ ndërkohë/ gjithmonë/ përditë/ vëmendje /parakohshme /kokëçarje /domethënie/ topadjegës/ dalëboje/ syshqyer/ përhumbur/ sylëshuar/ mikprisnin/ zëvendës/ ndërkohë/ gjithfarë/ hijerënda/ stërmadh/ pakogjëra/ buzëqarë/turivarur/ liridalje/ syllambylla/ papërdorura/ hundëmëdhenjtë/asnjeri/ ndalimqarkullimin/ domethënë/ gojëhapur /përhapej /përthithte/ përzihej/ ndërprisnim/ papërcaktuara/ asokohe/buzëqeshte/ përqafoheshim/ përndjekjet/ flokëxhelatina/ kokëlaraskën/ shtatlartë/ nxitimthi/ përgjumte/ jashtëzakonshme/ përhapen/ njëllojtë/ mosbesim/ ikanake/ keqardhjet/ imagjinoja/ gjithfarë/ kokëfortësinë/ përshëndoshjet/ pasigurisë/ panjohura/ pasiguria/ kundërajror/ dëmshpërblimi/ fishekzjarrësh /sadopak/ sheshpushimi/ gjithsekush/kokëvarur/ përgjumësh/ parritur/ postblloqeve/ ndjeri/varrmihësi/përcjellësi/ rrëqetha/ kobzi/ shpërndaheshin/ përdhe/ njëkatëshe/ përhimëta /sapoçelur /shumëngjyrëshe/ përsosmërisht/ baraslarguara/panjohur/ asgjësë/ hakërrehesha/ përqafim/ shpinakërrusur/ mëparshëm./ hapërdaheshin /shumëngjyrësh /këngëqante /erëmadh /mesdita /përfundimisht /ecejaka /pajetë /paformë /pandërprerë /mirëkuptim /pakundërshtueshëm /përbuzje/përditë/ vëllavrasës/ liridalje/ përqarkeshin/ papërballueshme/ kukafshehtas/ gojëhapur/ keqbërës/ lejedaljen./ keqardhje/ mëdyshur/ shpërveshur/ përhundësh/ përpinin/ vetëdijshme/ shtatzënë/ papriturës/ paditur/ keqmobiluar/ përbrenda/ përkujdesje./monogamë/ mbërtheja/ mirëmbrëma/nëpëdhëmba/stërzgjatur/gjakftohtësi / risolla/llojllojshme/ çudibërës/ kënaqësie/ keqardhjeje/ përpushur/ kalamendje/ stërmadhe/ stërpikur/ shumëngjyrëshe/ juglindjes/ pesëmijëshe/pakorrur/ tatëpjeta/ngadalë/ çapëlyer/ kukafshehthi/hapërdarë/ parasysh/ fundbarku/ këmbënguljen/ erërënda/ vdekjeprurëse/ nënqeshi/ Askush/ këmbëkryq/fatzezë/ flokargjendtë /domethënë/ përtymje/stërzjatjen/ ogurkeq/ përshëndetën/ pacipë/ gjysmështrirë/ nëpërkëmbnin/ pangrënë/keqardhje/ përdhunohej/ këmbadoras/ bashkëpunosh/syshtrënguar/ vetëdijen/ gjithandej/ kerrmëz/ gjysmerrësirë/ dalëboje/ elektroshtëpiake/ këmbëzbathur/ njëkohësisht/ postbllokë/ kasaphana/ dyfishtë papërtypura/ pangopur/ pikëçuditjeje/ mbikëqyrje/ gjakftohtë/ përgjithnjë/ mbijetoja/ mirësjellje/gjakftohtë/ përtokë/ sadopak/ përqafova/ mirësi/ përgjithmonë/ telenovelë/ papërgatitur/ përditë/ trembëdhjetëvjeçar/ stërzgjateshin/ shumëpritura/ditëlindje/ njëkatëshe/pakkohëshme/ sapombjellë/ përtokë/ mbërthye/ hakmarrja/ nënkuptim/ përgjoja/ përplasjes/ paralajmëronte/ mirëmenduar/ rimbushej/gjësendi/ mesnata/ shilarësin/ nënëzeza/ tiktakun/ kokëçarje/ mosmirëmbajtjes/ hapashpejtë/ syzgurdulluar/ mospranues;

-          krahinorizmat (vendore):  kokolënxhe/ zabërhanë/ tuhafë/ zallamahi/ mataratë/rraqesh/

 oromëna-doromëna/ llagap/ rrebani/dynjaja/molloisen/ pinxhoje /pallçia /pataksja /çfanjepsën /zabërhan/ kalavigjas/ postiqe/ pipiruqe/ vuvër/ andomat/tromarje/hushavën / gagareli/ harraksur/ harakuq/ gongalle/ vervele/ zerzevulët/kopanec/ gongallet/ xudhisë/ bëzhdila/ çapaçulët/ trembëlak/ lëvere;

-          fjalë të urta: “Hasmin, ata që s’na duan. Ç’ke që heq në zemër!”:

-          neologjizma: errëtinën/ngrykohej/ rëndesh:

-          onomatopeja:  pppfff!/ yrrja-byrrja/ pupupuuu! / krak-krak / tam-tam-eve etj.;

-          mallkime: “Qyteti juaj 99, kurrë 100-sh mos u bëftë, era kurrë mos pushoftë,qyqe e bilbil mos këndoftë!”.

 

Sëfundmi:  është një mënyrë shkrimi që mbështetet në disa teknika të përdorimit të tingujve në krijimin e një stili më të rrjedhshëm dhe muzikor të të shkruarit. Mund të mos i përshtatet shijeve tuaja personale. Ju mund të jeni dikush që preferoni prozën më të thjeshtë dhe më utilitare, që rrëfen në varësi të historisë, por ky roman ka një stil tjetër. Unik dhe të pangjashëm me romanet psikologjike, ku nënvetëdija tejkalon Unin Individualist të rrëfimit klasik. Leximi, na rrëfen sesi kjo kategori prozëshkrimi, gjallëron botën femërore të romanit ndryshe, përtej asaj klasikes, modernes apo post/modernes. 


29 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page