top of page

Emi Krosi: Postmodernia  si ekzistencë e “njeriut” mes botës dhe (përtej)botës, të Manjola Brahaj-t 



Tema: Postmodernia  si ekzistencë e “njeriut” mes botës dhe (përtej)botës, të Manjola Brahaj-t 

 Nga Emi Krosi

Shkrimi letrar, i kuptuar në këtë mënyrë, është gjithmonë i implikuar në strukturat e fuqisë së shoqërisë së tij. Nëse shpesh duket se i përket një sfere më të lartë, që reflekton ideale të përjetshme ose një "natyre njerëzore" universale, kjo është pikërisht ajo që e bën fuqinë e një klase të caktuar të "natyrshme" dhe kështu të pashmangshme, një tekst letrar “i mirë” në çdo moment në kohë mund të jetë një masë e suksesit, në tërheqjen vëmendjes së lexuesit. Në funksionin social dhe kontekstin origjinal,  në lidhje  me botën dhe çfarë asaj i komunuikojmë pa marrë parasysh formën (Adams: 1977). Njohja dhe identifikimi i lidhjes së çdo vepre individuale me zhanrin e saj specifik është shpesh thelbësisht e rëndësishme për aktin e interpretimit fillon me një dilemë, sa femërore aq edhe njerëzore,  “Na nuk jena t’ktuhit”, (Brahaj: 2014), nëpërmjet vargjeve: ka kohë që e kam kuptue se nuk jena t’ktuhit,/ndoshta pa dalë ende n’dritë/me sy t’mbyllun prej udhësh që e kanë msue/ma së mirit artin e t’ndenjunit në nji vend,/edhe ma mirë atë t’qenit i shkelun, (titulli i kësaj poezie është edhe titulli i ciklit poetik ku si nëntitull është zgjedhur qëllimisht [elegjia e nëntë e Rilkes]).

 

[Por, se të qenët këtu është shumë, dhe siç dukete këtushmja gjithë na e ka nevojën, kjo e bjerrshmjaqë habitshëm na mban. Ne, më të bjerrshmëve.

R. M.Rilke (Elegjia e nëntë)]


Ka kohë që e kam kuptue se nuk jena t’ktuhit,ndoshta pa dalë ende n’dritëme sy t’mbyllun prej udhësh që e kanë msuema së mirit artin e t’ndenjunit në nji vend,edhe ma mirë atë t’qenit i shkelun.

Po bota nuk e ka nji vend dhe për neNuk jem’ t’ktuhit.Jem’ sytë e nji universi t’largtëqë era i pruni këtu padashtë.Jem’ hije për vështrimet vdektare,nuk kem’ t’shkume as t’ardhmenë nji dhé t’pangjyrë, në nji shpi pa dritare.

Udhësh të tjera shohim shfaqjen tonë t’dashtunaktorët n’skenë,monologje andrrash t’bardha, ditësh e stinësh,t’prekuna veçse n’ajër;pa buzqeshje t’ngjitun pas lëkurës si ma i madhi art,pa maska.Ka kohë që due me shkue atje, diku, veç jo këtu.Veç jo pranë duersh që duen me prekë e me ikë,ku shtrihen trupa t’plasmastëe madhohen n’zbemjen e tyne.

E fundja ç’ka na duhet ktuhja?Kur me pi nuk mundemi shpirtin e njani – tjetrit,kur zgjedhim me qenë larg,kur zgjedhim mos me u pa,kur zgjedhim mos me u bashkue kurrë,veçse në nji skenë ku rolet caktohen prej jashtëpa u njoftë shkulmi as vala e brendshme,se vetëm e jashtmja vlen për t’dukshmit.

Ti nuk ke si me i përkitë prekjes,kur je hije.Kush i don hijet i dashtun?Edhe ti e ke kuptue që nuk ke pse duronshkumën e dritës së zezë që t’shpërhapet trupi;tue dashtë me t’marrë shpirtin,tue dashtë me t’ndrrue andrrën,tue dashtë me t’fshi ekzistencën tande t’veçueme.

Na jem’ dy kufijtë e fundmëqë sagën e rrugës tonë nuk e sosim,as valsin e fjalëve lëshue për flokësh t’ajrit,as tangon e puthitjes së trupave tanë.Na nuk dimë me u ngi e as me hangër jo,pos nji kangë gjaku që bie mbi lulet e pjeshkave.Nuk dimë me kendue madhe aty na meket zani,aty tërhiqen vetëm kordat deri n’këputje,pa u këputë asnjiherë!E krejt qiellin e shtrimë, me sinqeritetin e tij t’pamatë,e kalojmë mes fjongosh t’bardha;si lëkura ime e shkyeme,si ajo e jotja e zhubrosun,dyerve t’Edenit me shiun dinak që na shpërlau.

Ndoshta kuptimi t’çon n’veprimdhe duert e mia t’shtrime rrinë që kur panë dritën tande.Asht mirë me qenë në t’ikun.Ti e di, na nuk jena t’ktuhit.E shijojmë kaq fort t’qenunit t’pezullt.

                                       (poezia: “Na nuk jena t’ktuhit”, në librin me të njëjtin titull, M. Brahaj).

 

Poezia karakterizohet nga përdorimi i qëllimshëm i gjuhës, që ndryshon nga përdorimi i gjuhës së përditshme, që karakaterozohet nga:

a)    zgjedhja e formës,

b)    synimi i mesazhit,

c)     lidhja midis formës dhe përmbajtjes, që mund të përbëhet nga "analiza konceptuale", ose

"analiza fenomenologjike" dhe më përtej një shkrimi femëror (Moi: 1999). Vargjet: nuk jem’ t’ktuhit./Jem’ sytë e nji universi t’largtë/që era i pruni këtu padashtë./Jem’ hije për vështrimet vdektare,/nuk kem’ t’shkume as t’ardhme/në nji dhé t’pangjyrë, në nji shpi pa dritare, poetia pranon lidhjen e njeriut me një tjetër jetë, përtej university tonë tokësor, një lidhje trashendencale të kalimit të shpirtit nga “këtu” në jetën tokësre, “më përtej” në një njëlloj papërcaktese, apo “diku” në një planet tjetër, në botën e Universit në tri kohë, ose madje, përmes përmasës shpirtit se vetë logjika jashtëkohore ëdhtë një dimension i katër prustian i kohës (Rugova: 2005). Përsëri duke kaluar në një përjetësi të pafundme, lundrojmë në ujërat e realizmit magjik, nuk ka dritë, as ngjyra, është një planet, askundit dhe udhëtimit njerëzor është vetëm një  udhëtim i shpirtit, (as i gjallë as i vdekur), as rimishërim as amëshim, analogjia drita/errësira nuk është një formë amalage ngjyrash bardhëzi (pa ngjyra)/ me ngjyra duke kërkuar çdo dimension kohor, fliud apo tokësor, me vargjet: veç jo pranë duersh që duen me prekë e me ikë,/ku shtrihen trupa t’plasmastë/e madhohen n’zbemjen e tyne./E fundja ç’ka na duhet ktuhja?/Kur me pi nuk mundemi shpirtin e njani – tjetrit, kur zgjedhim me qenë larg,/kur zgjedhim mos me u pa,/kur zgjedhim mos me u bashkue kurrë, përsëri në kërkim të një njeriu (tej)përmasor ose të Mbinjeriut ose të një homonoklusi (njeriu epruvetë), si kominim apo si krijim, (Kuno, Nakamura, Ishizuka: 2004)  me të gjitha format e shprehjes së  modernes, duke çmontuar lirizmin spontan të vetëdijes dhe pavedijes, një lloj vetëdije etrenike, a mund të quhet lirika brenda pengut të pafalshëm, ku Qenia /Antiqenia, vegjetojnë krahas Njeriut/ Mbinjeriun, duke kërkuar gjithëherë nëpër dimensionet e panjohura. Vargjet kanë jetë, frymë dhe trup të papesha, që enden diku në hapsirë, përtej çdo dimensioni qiellnor,  jashtë çdo ngjarjeje dhe madje jashtë çdo dimensioni kohor (Zhenet: 1985). Përsëri në kërkim të  Njeriut:  e krejt qiellin e shtrimë, me sinqeritetin e tij t’pamatë,/e kalojmë mes fjongosh t’bardha;/si lëkura ime e shkyeme,/si ajo e jotja e zhubrosun, dyerve t’Edenit me shiun dinak që na shpërlau, fajin njeriu e ka që nga fillesa, kur Adami braktisi Edenin, po për fajin e tij, duke mbajtur “mëkatin” njeriu u bë “pis” dhe vazhdon të mëkatojë nëpërmjet mishit, që nga zanafilla dhe zbulesa e ligësisë biblike (Zanafilla 3:6-7). A mund të themi  se qenia njerëzore “krijoi veten" se për poeten ështrë më mirë të ikim, po ku? Nga vargjet: asht mirë me qenë në t’ikun./Ti e di, na nuk jena t’ktuhit./E shijojmë kaq fort t’qenunit t’pezullt, pra përtejqenia jonë tokësore dhe njerëzore vë në dyshim, Homo-Sapiensin tonë, pra njeriun,   ka aftësinë të përdorë sistemet e  simboleve gjuhësore (të shkruarit dhe menduarit) si mbijetesë mes specieve, për të “prodhuar emocion” por vetëm e errësojmë  më shumë qenien tonë të përditshme në botë duke shkuar drejt harresës së qenies. Përtej dimensionit poetik të surreales, njeriu po kërkon Qenien apo Qenia njeriun, që na e kumton vetëm arti postmodernist.

 

 

 

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.      Adams, Stephen: (1977),  Poetic Designs: An Introduction to Meters, Verse Forms and Figures of Speech, Peterborough, ON: Broadview Press.

2.      Bibla,  (2002), Zanafilla,  kap: 3, var: 6-7, Shoqëria Biblike Shqiptare, ( Sh.B.Sh), Tiranë.

3.      Brahaj, Manjola: (2014), Nuk jena k’tuhit, “Bardbooks”, Prishtinë.

4.      Kuno, N. Kadomatsu, & K. Nakamura, & M. Miwa-Fukuchi, & T. Hirabayashi, &  T. Ishizuka. (2004),  Mature ovarian cystic teratoma ëith a highly differentiated homunculus: a case report, “Birth Defects Research Part A”: Clinical and Molecular Teratology

5.      Moi, Toril: (1999), What is a Woman? And Other Essays, Oxford: Oxford University Press.

6.      Rugova, Ibrahim. (2005): Strategjia e kuptimit, “Rilindja”, Prishtinë

7.       Zhenet, Zherar, (1985):  Figura, përkth: Sabri Hamiti, “Rilindja”, Prishtinë,

 

3 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page