top of page

Emi Krosi: në poezinë e Luljeta Lleshnakut



Tema: Qenia dhe ekzistencialia e njeriut nëpërmjtet imazhit, në poezinë e Luljeta Lleshnakut


Nga Emi Krosi


Poezia me anë të fjalës shënjon hapsirën e botës tonë të përditshme. Ballafqimi me poezinë moderniste, sidomos zhvendosja e teknikave autorile, me një stukturë të thellë poetike, mënyra sesi mund të kuptohen këto lloj strukturash përmes pamjes sipërfaqësore të vetë poezisë. Organizimi i formave dhe modeleve poetike nëpërmjet hapsirave të qëllimshme (Wainwright: 2004), janë shenja jetësore që prodhojnë  paradigma të imazheve, përmes varianteve simbolike shtrirja "vertikale" e imazheve në fraza, që njerëzit duke jetuar jetën e tyre pa besim, duke u kapur në veprimtari joserioze, janë të prirur për të qenë në rastin më të mirë të zhgënjyer ose të dëshpëruar.  Në rastin më të keq të vdekur shpirtërisht, në poezinë “Misteri i lutjeve” (LLeshnaku: 2006) ku poetia përpiqet të " fotografojë" me anën e metaforave, kohën e harresës njerëzore ndaj botës, besimit dhe Zotit.

 

Në familjen time,

lutjet bëheshin fshehtas me zë të ulët,

me një hundë të skuqur nën jorgan,

gati mërmëritje,

me një psherëtimë në fillim dhe fund të hollë,

e të pastër si një garzë.

 

Përreth shtëpisë,

kishte vetëm një palë shkallë për t‘u ngjitur ato të drunjtat,

 të mbështetura gjithë vitin pas murit,

për riparimin e tjegullave në gusht para shirave.

Në vend të engjëjve,

hipnin e zbritnin burra

 që vuanin nga shiatiku.

 

Ata luteshin duke u shikuar sy më sy me Të,

si në një marrëveshje kryezotësh

 duke kërkuar një shtyrje afati.

 

 „Zot, me jep forcë!” e asgjë më shumë,

se ishin pasardhësit e Esaut, të bekuar, 

me të vetmen gjë që mbeti prej Jakobit,

 -shpatën.

 

Në shtëpinë time lutja ishte një dobësi,

që nuk përflitej kurrë,

si të bërit dashuri.

 

 Dhe njësoj,

 si të bërit dashuri

 pasohej nga nata e frikshme e trupit  

 



Një kujtesë  fotografike të fëmijërisë, përmes vargjeve: në familjen time,/lutjet bëheshin fshehtas me zë të ulët, /me një hundë të skuqur nën jorgan, /gati mërmëritje gjithërrok simbolikën e domethënieve indirekte (Vickers:1988). Objekt-shenja e tekstit është e tij model ndërtekstual, i cili e ndihmon lexuesin të verifikojë supozimet e tij në lidhje me propozimet gjeneruese të dyfishta të tekstit parësor. Ajo që shpesh quhet gjuhë 'poetike' zakonisht shënohet nga një rastësi e lartë e përfytyrim, metaforë dhe tingëllimi ‘i pasur’ i fjalëve. Por këto veçori mund të hasen po aq shpesh në prozë (e cila, me gjithë hapësirën e saj të dukshme, në vetvete do të duhej të përshkruhej si një ‘formë”. Koha bashkëkohore apo njemëndësia poetike nëpërmjet vargjeve: përreth shtëpisë, /kishte vetëm një palë shkallë për t‘u ngjitur ato të drunjtat,/ të mbështetura gjithë vitin pas murit, /për riparimin e tjegullave në gusht para shirave , është një rikthim që mund dhe duhet, jo vetëm me vatalitetin metaforiko-estetik, por edhe duke krijuar kështu vlera antologjike, (Hamiti: 2002), si përtaktesa të vlerës relative poetike. Vazhdimësia nëpërmjet vargjeve: ata luteshin duke u/shikuar sy më sy me Të, /si në një marrëveshje kryezotësh/duke kërkuar një shtyrje afati/ „Zot, me jep forcë!” e asgjë më shumë,/ se ishin pasardhësit e Esaut, të bekuar, /me të vetmen gjë që mbeti prej Jakobit,/ -shpatën. jë tërësi imazhesh fjalori i të cilit bazohet në të njëjtin "sistem përshkrues" sociolektik të tipit   “retro-lexim”, në formë  struktura matriciale (Feber: 1999), një imazh që duket se përfaqëson matrica mjaft të qarta, që mund të jetë fillimi i një leximi në çfarëdo rendi që godet lexuesi sipas rastit në kërkimin e varianteve të tjera të matricës. Është e rëndësishme të theksohet se asnjë imazh i vetëm nuk injorohet në procesin e duke i krahasuar ato me qëllim formulimin e një propozimi matricial, si konfigurimi i një gjendjeje psikike e shpirtërore. Uniteti i lidhjes së mendimit me vargjet është i pandërprerë: në shtëpinë time lutja ishte një dobësi, /që nuk përflitej kurrë, si të bërit dashuri. Ideintifikimi i një lloj matrice individualiste ku lutja dhe dashuria janë të  barazvlefshme, me mungesën e tyre, duket si një “deux machina”, se dhe vetë dashuria në funvargjet: dhe njësoj,/si të bërit dashuri/ pasohej nga nata e frikshme e trupit  është e ndaluaar. Shenjta tektuale të poetes tregojn pjekurinë e mendimti kulturor dhe letar, në stukturën poetike është koherenca, si tërësia e të kuptuarit të krijuar përmes formave të brendshme (Jeferson& Roby: 2006), dhe ndërveprimi i pjesëve , se poezia lidhet me emocionet , si tërësi mendore e pavarur në një kuptim thelbësor të botës  materiale, por edhe si fenomene të pastërta subjektive, apo edhe me tërësinë e koncepteve të kulturës në tërësi , si dimensione të lidhjes  me realitetin, simbolin dhe analogjinë.

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.      Ferber, Michael. (1999): A Dictionary of Literary Symbols, Cambridge: Cambridge University Press.

2.      Hamiti, Sabri. (2002):  Letërsia moderne,  v.l.8, “Faik Konica”, Prishtinë.

3.      Jeferson Ann & Roby, Davis. (2006): Teori letare modrenne: përkth: Floresha Dado, “Albas”, Tiranë.

4.      Lleshanaku, Luljeta. (2006):  Fëmijët e natyrës, “Ombra GVG”, Tiranë.

5.      Vickers, Brian . (1988):  In Defence of Rhetoric, Oxford: Clarendon Press.

6.      Wainwright, Jeffrey. (2004):  Poetry the basics, Routledge: London and New York.

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page