top of page

Emi Krosi: Më përtej britmës femërore së mungesës në poezinë e Ermira Mitres


Tema: Më përtej britmës femërore së mungesës në poezinë e Ermira Mitres.


Nga Emi Krosi


Tematika e poezisë zakonisht ka më shumë liri, jo vetëm në funksionin si argument poetik, por edhe në kontektin shoqëror, estetik, socio-etik, ku format poetike “thyejën” skemat, modelet, format, metrikat. Poezia ka një terren në dukje paradoksale , se një përshkrim i tillë me intensitete zëshmërie (zanorësia/bashtingëllorësia), që ka ngjyrime shpirtërore, me mënyrën e një lloj materializmi skeptik  (Vance: 1986). Aftësia e derdhjes së ndjeshmërisë të  shpirtit të poetes, në poezinë e saj, me të gjitha format e  poetikës së lirikës, më përtej sistemeve të mbylluar letrare lidhet me performancën, por edhe me kategoritë:

a)     kategoria e (pa)përsosmërisë peotike,

b)     imazhet e lirikës autoriale të dhimbjes,

c)     bashkëlidhjet e stukturës kutptimore,

d)     përcaktesat e konvencave retorike, që gjenden tek peoezia; “Sa shumë dua të jem e shurdhër”, (Mitre: 2019 ). 

 

Sa shumë dua të jem e shurdhët,

një gjethe vjeshte në të fundmin shtegtim,

një perde dylli,

që portën të ma mbyllë tek ura e lukunisë.

Sa shumë dua të jem një bri i vdekur,

që tingujt e Circeve erë-liga t’i zvetnojë,

dhe britmat, ah brimat e mistershme të urrejtjes,

magjia e natës përjetësisht t’i përçudnojë.

Sa shumë dua të jem pasqyrë konvekse,

konvekse me këtë botë të marrë,

në këtë shekull të erë-ligave dhe erë-urrejtjeve,

të jesh i shurdhët, fatmirësi apo handicap?!




 

Motivet poetike të një thirrme të shpirtit, vjen nëpërmjet vargjeve: sa shumë dua të jem e shurdhët,/një gjethe vjeshte në të fundmin shtegtim,/një perde dylli,/që portën të ma mbyllë tek ura e lukunisë, kjo lloj shurdhërie “shpirtërore” që lidh poeten me botën, frika është një udhëtim

imagjitativ drejt shpirtrave. Imazhi poetik bën ndarjen absolute të dëshirës dhe qëllimit të saj , se poezia ka figura apo një gjuhë të “ngarkuar me kuptim”, se elementet e njeriut të tepërt, që vetëpërjashtohet, duke kërkuar asocialitet, në shoqërinë globaliste, ku imazhi i heshtjes dhe teprisë, lidhet me format e koncepteve, (Behler: 1997), të klithmës së zërit të shpirtit. Poetia jo vetëm "ndjen",  por edhe “njeh” dashurinë e dhimbjes, por edhe dashurinë e mungesës, dhe dashurinë e largësisë. E gjitha kjo, vjen nga zërat dhe britmat e Circeve që “vegjetojnë” në vargjet: sa shumë dua të jem një bri i vdekur,/që tingujt e Circeve erë-liga t’i zvetnojë,/dhe britmat, ah brimat e mistershme të urrejtjes,/magjia e natës përjetësisht t’i përçudnojë, marrja nga mitologjia të elementeve femërore të Cicerve, që “ngurtësojnë” çdo njeri, është e qëllimshme, sepse poetia e ka futur në një tjetër ujdhesë poezisë e saj, se dhe femrat brenda tyre, kanë një model sjellje seksualiteti,  më përtej kontekstit  të biologjizmit, (Conley: 1984). Por jo, aq për të shkatërruar çiftin“femëroren/ feminizmin”, si qëllim i veprimit të “dobishëm”, për motive estetike. Përsëritja e figurave tingëllore, brenda vargut, si: aliteracioni, sonancat, kosonancat [i/e, g/v, sh/dh] duke i dhënë efekte zanore, me anë të teknikës së tingullit provansal që quhet melopesë, që kishin të organizuar tingujt (Eliot: 1957). Tashmë heshjen e transferon në pamjes vizive të pasyrës, ku njeriu nuk mund të tjetërsohet përpara vetes nëpërmjet vargjeve: sa shumë dua të jem pasqyrë konvekse, /konvekse me këtë botë të marrë,/në këtë shekull të erë-ligave dhe erë-urrejtjeve,/të jesh i shurdhët, fatmirësi apo handicap?!. Përdorimi i përsëritjeve: [erë-ligave/ erë-urrejtjeve] zbras nag “thesi” i poezisë  mërinë, inatin, urrejtjen, se klithmaja femërore bëhet çmerimë, nga e keqja e njeriut kundër vetes/vetvetes në botën moderne, ndaj kërkon metamorfozën, të kthimit në një njeri të shurdhër. E ka lodhur ligësia dhe e keqja se realia dhe surrealia, brenda poezisë redukton imazhet natyrore me zëvendësimet metaforike për situatat ose emocionet njerëzore.

 

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.      Behler, Ernst. (1997): Ironie et Modernité,  Paris: PUF.

2.      Conley, Andermatt. V. (1984): Helene Cixous: Writing the Feminine, Lincoln: Nebr and London.

3.      Eliot, Thomas S. (1957): On Poetry and Poets, New York: Farrar, Straus and Cudahy.

4.      Kokomani, M. Ermira. (2019): Graviteti i shpirtit, “Dyrrah”, Tiranë.

5.      Vance, Eugene. (1989): Marvelous Signals: Poetics and Sign Theory in the Middle Ages, Lincoln: University of Nebraska Press.

2 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page