top of page

E SHTRENJTA IME, GRUA MOJ!


Vullnet Mato


E shtrenjta ime, grua moj, jeta jonë, u nis të shkojë!... Ah, sa keq, moj, ah, sa keq, si papritur u bëmë pleq?!...


Kur isha kaproll e ishe sorkadhe, s’dinim se vinte pleqëria me halle. Të trokita në zemër një ditë, më trokite fort në shpirt.


Të desha si s’desha tjetër njeri, pa ditur se do humbisje atë bukuri. Më deshe, si askush tjetër, pa menduar se do bëhesha i vjetër.


Vilja tek ti mollë e dardha, pa menduar për thinja të bardha. Dhe nuk dyshuam, asnjëherë, se jeta ish sa për t’i marrë erë.


Kur çelnim lastar e degë të reja, dukej prapa botës, dimër rrufeja. Pleqëria na dukej larg një shekull, teksa po vinte, si nëpër mjegull.


E shtrenjta ime, grua moj, jeta jonë, u nis të shkojë!... Zoti mos na ndaftë shpirtrat veç kur të fluturojmë nga kjo jetë!...


Të jemi bashkë dhe në parajsë, atje, unë si djalë, e ti si vajzë, të fitojmë kohën humbur, në rini, kur andrallat na lanë pa dashuri...

37 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page