E pathëna për Mithat Ibrahimin




Prof Dr Fatmir Terziu


Shpeshherë me emrin e Mithat Ibrahimit, shqiptarët e Britanisë së Madhe, identifikojnë aktivistin, ideatorin e mjaft aktiviteteve, nismëtarin, anëtarin, dhe drejtuesin e një prej shoqatave më të ndjeshme në Mbretëri të Bashkuar, shoqatës „Peja“. Si aktivist komunitar është i gjithëanshëm. Si anëtar i komunitetit është padyshim i respektuar. Si drejtues i shoqatës „Peja“ mbetet mjaft i suksesshëm. E në të gjitha këto komponentë është dhe një familjar model, me një familje të vlerësuar në të gjitha drejtimet, ku mbetet model dhe shembull integrimi. Por ajo që e mban mjaft modest shqiptarin nga Peja e Kosovës, Mithat Ibrahimi, është profesionalizmi dhe metodologjia e tij në instruktimin e kursantëve të rrinj të drejtimit të automjeteve. Aty është një sukses tjetër, një profesionalizëm i paparë në ndonjë kënd tjetër.

E këtë e gjejmë shpesh në konotacionin e dy foljeve në dy anët e kufirit shqiptar, q