POEZI NGA MYSLIM MASKA
E BUKURA
Mikut tim të shtrenjtë të rinisë, Kozma Gjergjit.
E dimë. Të bukurat na çmendin
Pa to nuk bëjmë dot.
Sigurisht, pa të çmendur bota
Do të ecte në tym , kot.
Them kot , sepse njeriut,
Nëse i mungon çmenduria
Yjet s’do t’i dukeshin milingona
Dhe gërmat ebraishte – yllësira.
Edhe ti, që për ty fal jetën,
Do më ngjaje si një bajgë katoi.
Ti që më dhurove të vërtetën
Që askush s’mundi ta zbulojë…
Jo se the kushedi se çfarë,
Por the atë që s’e thanë të tjerë:
Nuk ka jetë të bukur pa TË MARRË,
Që të bukurat zgjojnë atje ku flenë…
.THONË…
Thonë dhe uji ngrin
E bëhet pistë vallzimi
kur me të lan këmbkat
Një vajzë bukuroshe…
JETA
Sado vezullues,
Një trëndafil mbi varr
Vjen aromë të vdekuri…
Sado e shëmtuar,
Një ferrë mbi një mal
Të çmend erë jete,
Vesë qielli e diellli…
i nderuar Z. Athtanasi! Faleminderit per persiatien analogjike "Te cmendurise" me Renaultin , mbeturine lufte pa frena. Nderim, respekt . Suksese ne krijimtarine tuaj .
Urime, M. maska..
Kur qielli te kthjellohet, RREZET DO NA NDRICOJNE SHPIRTIN, pa krokodila 2- 3 vjecar te peshtire, por me miq pesedhjetevjecar...Faleminderit.
S.Athanasi:
Lexoj poezinë mbi çmëndurinë që shoqëron të bukurën, sidomos kur janë dy shokët e mi tek flasin për 'të dhe pyes veten ku kam qënë unë i treti i këtyre dy shokëve në atë kohë? Dhe kujtohem se:
Për hir të bukuroshes shitëse të bukës,(Mos qeshni!). Atëhere kur unë isha vetëm dhjetë vjeç dhe shoku im njëzetë, nisemi për të sjellë furnizimin me një Renault mbeturinë lufte duke thirrur: "Hapunin se s'ka frena"! Dhe kjo qëndron si nxitëse për sakrifica nga dashuria. Ishte koha që furnizimi bëhej me karrocë dhe herë sëmurej kali dhe herë karrocjeri. Por poezia e jetës, s'mungonte.
Urime miku im Myslym e Kozma!/ S.Athanasi!