top of page

E arta si mesazh

Updated: Jul 18, 2023


E arta si mesazh


Gëzuar përvjetorin e Artë të Martesës!



Vetëm dy ditë më parë, një nga emrat më të kompletuar të tërësisë akademike të shkrimit, kërkimit, përkushtimit, dedikimit dhe realizimit të mendjes së bindur e në liri të plotë të dashurisë për familjen, shqiptarinë dhe Kombin, Eshref Ymeri, festoi familjarisht 50-vjetorin e martesës. Pikërisht më datën 15 korrik 2023, Havaja, ish-studentja e tij në vitet e largëta 1968-1972 dhe Prof. Dr. Eshref Ymeri ngritën gotat e ëngjëllizimit të dashurisë së tyre në Kaliforni. Këtë gëzim të madh familjar miqtë tanë dhe të shumë shqiptarëve e mjaft të huajve vendosën ta ndajnë heshtazi në aspektin më sublim të gëzimit me fluska të argjendta e të arta shampanje në ligjësinë e një feste të tillë të shumëkuptimshme.

Të përjetosh tetëmbëdhjetë mijë e dyqind e pesëdhjetë ditë të lumtura me Tjetrin, mjaft të rëndësishëm, është një moment historik i veçantë që nuk duhet marrë lehtë. E tashmë udha që ka nisur për më shumë se gjysmë shekulli të bashkuar në dashuri, dita që shënon martesën, ose lidhjen jetike dhe romantike është e denjë për jo thjesht për lavdërim, por dhe për një shembull e model jetik. E thënë thjesht, është një rast i rëndësishëm që vjen vetëm një herë në vit për të gjithë, por kur vjen kështu me një musht jetik gjysëmshekulli dashurie dhe fruti krenar të familjes, natyrisht që meriton të festohet, por dhe të përgjithësohet. Sigurisht, festimi i Prof Dr Eshref Ymerit dhe zonjës së tij Hava në prani të familjes dhe vajzës së tyre Kesi (Kesiana), që punon avokate në Kolumbus, kryeqytet i shtetit Ohajo, e mbush më së miri këtë festivitet mjaft të sinqertë e të bukur.


Në disa kultura, pesëdhjetë vjet martesë mund të njihen ndryshe si "përvjetori i artë i martesës", "përvjetori i artë", ose "martesa e artë" dhe natyrisht edhe në këtë pikë kjo e artë është më shumë se përkitëse, është një e artë që flet shumë, prandaj përvjetori i 50-të i martesës simbolizohet nga Ari, lidhet gjithashtu me dashurinë, dhembshurinë, guximin, pasionin, magjinë dhe mençurinë. Natyrshëm të gjitha këto i kemi ndjerë nga afër që në takimin tonë familjar për herë të parë në Vlorën historike, ku qëndruam bashkë për pushime dhe për një kohë relativisht të mirë. Aty pamë dhe ndjemë kopjen e mirësisë, dashurisë, respektit, dhe vlerave që përcjell një dashuri e tillë që rritet dhe nuk i njeh vitet. Pamë atë që simbolizonte në bukurinë e moshës, rrudhave, pjekurisë dhe ëmbëlsisë së gjërave që ndanin me të gjithë.


Ekskluzive 50 vjet martese

E ndërsa ishim në brigjet e Adriatikut, dy miqtë tanë të mirë, Havaja dhe Eshrefi, rrëfenin me të gjitha elementët dhe me heshtjen preambulike, që do të thoshte: Duajeni njëri-tjetrin, Le të jetë dashuria jo thjesht një det lëvizës midis brigjeve të shpirtrave tuaj, por një det i pastër sikurse do të dëshironit të zgjonit ditën në valët e Adriatikut. Ndaj, në botën e sotme moderne, arritja e momentit historik të 50 viteve të martesës është e rrallë dhe është një vepër që duhet festuar me një forcë që ka ardhur nga kohërat me të cilat është përballuar dhe me sprovat dhe mundimet e një gjysmë shekulli martesë, ato vite që ne i lexuam shekuj në ditët e qëndrimit dhe komunikimit tonë në Vlorë.

Është e lehtë të kuptohet pse një trëndafil i përjetshëm i zhytur në ar është një dhuratë kaq ideale për të shënuar përvjetorin e artë të martesës, por një ar i vërtetë është vetë mesazhi dhe veprat që Prof Dr Eshref Ymeri na ka dhënë e na jep në vazhdim, duke pasur simbol frymëzues dhe mbështetës dhe zonjën Hava dhe produktin, fëmijët, familjen e tyre model.


(Nga Luçiana dhe Fatmir Terziu)

www.fjalaelire.com

122 views6 comments

6 comentarii


Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
19 iul. 2023

Të dashur miq të çmuar Myslim dhe Valentina,

Urimet tuaja shumë të përzemërta, të shoqëruara edhe me vargje poetike, ishin një dhuratë e bukur për ne. Kam bindjen se poezia është një mikeshë e ngushtë dhe tepër e ëmbël e dashurisë, ashtu si edhe dashuria, po ashtu, është një mikeshë e shtrenjtë dhe e pazëvendësueshme e poezisë. Prandaj ato nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën. Myslimi, si një lirik mjaft i talentuar, poezinë dhe dashurinë i ka heroina të përhershme të vargjeve të tij të magjishme poetike.

Ju falënderojmë nga zemra dhe ju përqafojmë me mall, duke ju përcjellë mirënjohjen e thellë dhe të falat tona, të vajzës, Kesianës, dhe të djalit, Plarentit.

Hava dhe Eshref Ymeri

Kaliforni, 19 korrik 2023

Apreciază

Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
19 iul. 2023

I dashur Fahri,

Ju jemi shumë mirënjohës për urimet tuaja që ju burojnë nga zemra. Në urimet tuaja ju keni nënvizuar diçka tepër domethënëse, tepër edukative për brezin e ri dhe për brezat që do të vijnë: familja e shëndetshme është themeli i jetës, për rrjedhojë, prej harmonisë së përhershme bashkëshortore varet harmonia e mbarë shoqërisë, e mbarë vendit.

Unë dhe Havaja ju urojmë me shpirt që ta prisni dhe ta festoni me plot gëzim dhe hare 55-vjetorin e martesës suaj në muajin shtator (për çka do të na vini në dijeni) dhe festofshi edhe përvjetore të tjera, edhe ditën e martesës së diamantë (75-vjetorin).

Hava dhe Eshref Ymeri

Kaliforni, 19 korrik 2023

Apreciază

fahri dahri
fahri dahri
19 iul. 2023

Përshëndetje mik i nderuar. Urime për 50 vjetorin tuaj të artë. Kam arritur në mendimin se bashkëjetesa shumëdekadshe mes dy njerëzve, duke u shkëputur nga e zakinshmja e jetës së prindërve tanë e përpara, është një tregues i nivelit shumë të lartë besnikërie, morali, respekti dhe tolerance. Një shembull me vlera të larta për të kuptuar familjen, shoqqërinë, të ardhmen. Le të kuptojnë të rinjtë e sotëm dhe ara që do vijnë se rëndësia e familjes në këtë jetë kuptohet tek çiftet që nuk e mendojnë "Ndarjen". Unë me time shoqe në shtstor mbushim 55 vjet dhe as e kemi menduar ndonjëherë jetën ndryshe mes nesh. Me zemër e shpirt ju uroj jetë të gjatë bashklrisht plot shëndet dhe mir…

Apreciază

Shumë të nderuarit miqtë e mi Eshref dhe Hava! Ndjehem i gëzuar dhe i emocionuar për 50 vjetorin e Martesës tuaj. Nuk do bëj komente, dhe meditime për jetën, krijimtarine dhe veprën tuaj dinjitoze. Mrekullisht i kanë bërë Zo. Luçiana dhe z. Terziu, Zo. Natasha dhe z. Gjergji. Unë do iu Përshendesja me një poezi të botuar në librin “Miq me Perëndinë “, botimet “TOENA” (2002,F.92). Fatmirësisht pa kushtim. Ja që erdhi rasti tua kushtoj juve të dyve Eshrefit dhe Havasë: Për moshën e papersëritsme, magjike të rinisë…

TË KUJTOHET?...

Të kujtohet ty, atëherë

Se si era krëhërhollë

Krihte vjeshtën flokëverdhë,

Mpikste ajrin erëmollë?

Dhe si hyre befasuar

Si një vegim si një Perri

Shpirtin tim të akulluar

Çuditërisht e…

Apreciază

Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
17 iul. 2023

Të dashur miq të shtrenjtë, Luçiana dh Profesor Fatmiri!

Të dashur miq të shtrenjë, Natasha dhe Kozma!

Havaja dhe unë po përjetojmë emocione të fuqishme, tepër prekëse për moshën tonë, nga urimet tuaja të nivelit të eseistikës së rrallë. E kam thënë dikur në një shkrim në internet se personalitetet e universit krijues kanë një dallim të madh nga ne të tjerët, adhuruesit e atij universi, sepse ata ndodhen më afër Hyjnisë, e cila i frymëzon pa kursim me gurrën e saj të pashtershme për të nxjerrë nga pena perla artistike.

Mes jush, si dy çifte shembullore, pati lindur një e tillë dashuri, e cila do të festojë jo vetëm përvjetorin e Dasmës së Artë, por edhe përvjetorin e…

Apreciază

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page