DY POEZI TË THINJURA
- Dec 20, 2022
- 1 min read

DY POEZI TË THINJURA
* * * Dëborën e parë mblodha përpara se të shkrijë, Stisa statujëzën e fëmijërisë, i vura berenë e grisur, shallin tim të ndukur, çibukun e gjyshit përzhitur prej prushit të përrallave. Papritur çeli buzëve puthja e parë, lulkëz alle... Statujëza shkriu, nuk shkrinë kujtimet: mbinë lule, mbinë dhe gjëmba, reliket e ngrira të jetës që thinjet.
* * * U thinja duke pritur kometën dhe magët... Çdo vit gjej një kukull të artë në një djep me kashtë, stolisur me kometë inkadeshente. Magët politikanë kanistrat mbushur me fjalë lyer me ngjyrë të ylbertë, Shqerëzat njerëz blegërijnë të dehur duke kullotur lëndinën e lumturisë së gënjeshtër.
Shpresa jonë invalid rilind në pelenat e përgjakura të luftës së tretë.









Comments