top of page

Dy fjalë sa për kujtesë organit Greek City Times

Updated: Jan 5, 2021


Prof.dr. Eshref Ymeri


Dy fjalë sa për kujtesë

organit Greek City Times


Në numrin e djeshëm (03 janar) të portalit “Fjala e Lirë”, lexova një shënim të shkurtër me titull: “Greek City Times” shkruan: “Historiani” shqiptar: Zotat e Olimpit ishin shqiptarë”.

Ti Greek City Times, para se të sulmoje Profesorin e nderuar Arben Llalla, do të bëje mirë të mundoheshe të fitosh më shumë dije dhe kulturë, sepse me mënyrën se si ke reaguar kundër Profesorit, një historian erudit i njohur ky, i cili e di në majë gishtave se ç’është Greqia, e ke prezantuar veten injorant. Dhe, që të të kthjellohet truri sadopak, mundohu të kulturohesh. Prandaj, sa për kujtesë, po të përmend thëniet e vetëm tre personaliteteve (se ata janë të shumtë në Evropë) për të vërtetat rreth Greqisë. Jam mjaftuar me një personalitet italian të përmasave botërore, me një personalitet austriak dhe me një personalitet të letrave greke të ditëve tona.

Dijetari i shquar italian Galileo Galilei (1564-1642), ka thënë:

“Shumë emra të vendeve, të maleve, të lumenjve, të personazheve legjendarë nuk mund të shpjegohen me etimologjinë greke. Vetëm një gjuhë ka qenë në gjendje të hedhë dritë mbi emrat e këtyre vendeve, e kjo gjuhë është shqipja”.

Prandaj etimologjia e emrave të Zotave legjendarë të Olimpit shpjegohet vetëm me gjuhën shqipe, jo me gjuhën greke, se ata ishin Zota shqiptarë.

Gazetari, politikani dhe historiani austriak Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861) është shprehur qartë:

“Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një revolucion shqiptar dhe jo grek”.

“Shkrimtari dhe poeti i njohur grek i ditëve tona Nikos Dhimu, në një intervistë që i ka dhënë më 23 qershor 2009 gazetës së madhe NY TIMES, u shpreh:

“Ne flisnim shqip dhe vetëquheshim romaikos, por pastaj na tha: “Gëte, Viktor Hugo, Delacroix: “Jo, ju jeni grekë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit...”. Në qoftë se një vend i vogël, një komb i varfër ka një barrë të tillë mbi supet e tija, ai kurrë nuk do të shërohet...”.

Dhe Greqia mbetet ende e pashëruar, sepse ajo ka vazhduar, vazhdon dhe do të vazhdojë të notojë në detin e gënjeshtrave dhe të mashtrimeve që ka shpikur nga mendja me vetëdije të plotë. Sepse politika greke dhe mjetet e saj të informimit masiv, si puna e këtij organit mjeran Greek City Times, tmerrohen nga e vërteta, si djalli nga vetëtima.

Ventura, Kaliforni

04 janar 2020

39 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page