Dufi, pas fitores


Minush Hoxha

Një faqe nga libri në dorëshkrim i titulluar: Dufi, pas fitores, i shpirtit të trazuar" me moton në faqen e parë: …Dhe një dite, derisa Kaini me të vëllain Abelin-gjëndeshin tek një fushë, dhe për diç u ngatrruan, kërceu Kaini në të vëllain e vetë Abelin dhe e vrau. Atëherë Zoti pyeti Kainin:”Ku ke vëllain Kainin” Ai u përgjigj: ”Nuk dij, në mos jam unë roje e timit vëlla” Më pas Zoti e tha: “ Çfarë bëre? Me zërin nga toka thrret drejtë mu gjaku i tet vëlla! Dhe për këte të jesh i mallkuar dhe i përzënë nga tokë e jonë, që ka hapur gojën e vetë, të pijshë nga dorë e jot gjakun e tet vëlla”. ”Kur tokën ta punosh, të mos jap më fryt: do bredhesh dhe do ikesh gjithandej kësaj toke” (përkëthyer nga sërbishtja/

I urrejtur dhe i mallkuar për vrasjen e vëllait, Kaini, që atëherë, përmes gojëdhanave e fjales së shkruar, bredhë nëpër kohëra deri në çastin e fundin të jetes së njeriut. ...Të mos e zgjas introduktin dhe t’i futem vështrimit të viteve dramatike! Ishte kohë e viteve kur nëpër rrugë kishte më shumë forca të pushtetit se kalimtarë. Deri në monotoni! Vitet e vendimeve të prera të kundërshtueshme deri në armiqësi midis vetes! Vitet e një përgatitjeje gjigante për zbrazjen e një toke nga qytetarët e vetë. Përndryshe përse e gjithë ajo atmosferë lëmerie! Përse ajo orë e stërzgjatur policore! Përmëtepër, tek vëshgoja nga ballkoni, nemitje frikësuese netesh-këtu ku unë jetoj- dëgjohej vetem tufë çafkash kur fluturonin nga selvijet e lisat e parkut, lehje qeni ose vajë i ndonjë foshnjeje që s’percepton rrezikun.,,Mirë që nuk janë vendosur në bredhin tim. Do mendonin: aty ka një kryengritje dhe do joshte policinë të vijnë pas fluturimit të tyre” e mendoja në vete. Njerëzit përtonin dhe të vdisnin dhe i bënin lutje të Madhit ta shtyj vdekjen-jo nga dëshira për të jetuar më gjatë, por, sa të krijohen kushtet për varrim! Lemeriteshin tek dëgjonin se familjarët e vdekur a të vrarë po i varrosnin mu në oborr teksa vetem po i mbulonin me dhe. Njëherë-ashtu kërshëritarë të shoh si duket një qytet në oren policore-tek bëra se jam nisur për farmaci për rast të ndërhyrjes urgjente sipas fletëdrejtimit të urgjences të marë në pasdite të më vonë dhe dola fill pas një pasmesnate, në sheshin kryesor të qytetit tonë të quajtur ,,Korzo”. Tek kaloja pashë vetem disa qen të bardhë tek bënin lojen padjallëzisht në pllatonë e kafeterisë boemike ,,Borbardha” dhe tek tuk ndonjë patrullë policore mirë të armatosur. Ç’paradoks, e mendova dhe më ardhi hëm xhelozi hëm të qeshë nga zori: qentë në disponime të mira e të lirë-njeriu i ngujuar në dhomën të errtë! Në atë errësirë të thellë nate, të zezë fare, tashmë me shumë vrasje të shënuara të autorëve anonim, të faniteshin vrasësit edhe kur nuk ishin. Kohë e shkuar brënda së ciles kishin ndodhur më shumë vrasje enigmatike (!) më kishin përsosur refleksin dhe e mendoja ,,ja tash do dal nga skutë paskrihesh e do më vret pa pretekst!” Nata niste në oret e para të pasdites. Në kafeterinë historike me emërtim simbolik ,,Kastrioti” ku takoheshim për ,,debatimin” e aktualitetit duke zbrazur mllefin nëpërmjet dënimit verbal të mizorive të pushtetit, ,,përbetoheshim” për patriotizëm, posa bëhej ora 14-15,30 min të mesdites (termin kohor ky i ,, rrënkimeve e vuajtjeve” për Atdhe), një nga ,,bajraktarët” thrritte: burra! Gjetem ilaçin për shpëtimin e Atdheut! Tani të ikim! Dhe kurr bënim pyetjen si ,,ikin burrat” jipnim me sarkazëm përgjigjen: ,,E po burrat e mençur nuk shkojnë firro. Shesin shtrenjtë sakrificen!” Fill pas ores 15, memecri kaplonte rruget. Gadi në vrap për në shtëpi, çanin rrugen kalimtarët. ,,Të hiku tek shtëpia sa s’më takoj ndonjë psikopat i armatosur” dëgjoje në ecje vrapi ndonjë kalimtarë. Në një nga ato ditë, tek qëndroja tej Ures së Zallit tek Kafeneja ,,Borbardha” një paramilitarë, pa asnjë shkak, përplasi me shqelm deren e berberhanes së zbraztë të Arif Zekes, theu të gjitha pasqyrat dhe përplasi tërë takemin e rojes. Frikë horrori, trishtim, të përmases sikur i kishte projektuar elita kriminale sërbe! Ajo kuzina monstruoze e krimeve e ,,Francuska 7” e Bgd (që synonte zgjërimin e përditë ngushtonte Sërbinë) e menduar si koncept nga Gebels e kolegët gjërman të nazifashizmit dhe ekzekutuesi karagjoz Millosheviç. Gjelkokoti i profetizuar për Mesia sërbë që përfundoj i kundërt me te! Akademikët, ata dështakët e orientimit në kohë. Ata ushqyesit me mite të kombit sërbë të frustruar mu nga ato! Markoviqët, Tadiqët, Ekmexhiqët, Qosiqët! Nuk ishin ata në faj që kishin mbetur në kohen e ikur, po, naifet sërbë me grada, tituj, poste e populli që u shkonin pas. Sikur ia thash një kolegut tim sërbë në v.1988 ,,Vi nemate Akademiju nauka, veç grupu izlapelih staraca, koji ne znaju u kom vremenu zive. U XX, pamecu iz XIX veka (po këte e konfirmoj tash sëvoni ish liderja politike sërbe Llatinka Peroviq). Shtesë kësaj sikur ia thot një mik mikut të vetë anise nga anë armiqsore por korrekt: Shih Ll…! Dhe kjo që do t’a them është e vërtetë e certifikuar nga përvoja: Dashtet a s’dashtët Ju (akademikët Tuaj) Kosova do bëhet shtet dhe ç’është paradoksale: dhe ne dashtem e s’dashtëm, Kosova përsëri do bëhet shtet. Kurse dikund në v.2004-05 në një takim në lidhje me një shitëblerje, pasi përcaktuam takimin tek Rozhaja e M. të Zi, sërish ia thash: ,,Shih, tani po zgjëroj trendin. Tani, dashtet e s’dashtet Ju, Kosova do bashkohet me Shqipërinë. Po dhe dashtëm e s’dashtëm ne, ajo do bashkohet me Shqipërinë dhe mbaje këte në kujtesë!”.

23 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif