DRITË-HIJET E NJË Ëndre të Prerë!!!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 26, 2021
- 4 min read

Kanë kaluar më shumë se 50 vjet...
Këtë ngjarje mund ta dinë ata që e kanë jetuar atë ngjarje në qytetin tonë-në Vlorë!!
Dhe sot kujtoj me nostalgji bukuroshen e lagjes tonë.
Donika ishte një nga vajzat më vezulluese dhe plot hire e qytetit.
Është një histori që, qarkulloi për shumë vite si një ngjarje. që askush nuk e mësoi dot të vërtetën.
Në marrëzinë e saj të “bukur”, nuk ka asgjë të shkruar, apo veprim i dëgjuar nga dikush.
Gjithçka është e mbuluar me të panjohura
çmendurake...
-Donika ishte vajzë që ecte në fushën e saj të jetës, me sy që shikonte tutje dhe imagjinatë të padukshme për të tjerët,- kështu e karakterizonin mësuesit e saj në gjimnaz.
Materja e saj ishte në ankth të mjerimit të moshës, si një nga bukuroshet më të lakmuara të atyre viteve.
Shoqet e saj tregojnë:
-Ajo shpesh në ato vite kishte stacione pikëllimi që i reflektonte me heshtjen e saj.
Dukej sa enigmatike aq dhe inteligjente. Ishte nxënsja që kërkonte ta digjte kohën...
Ishin vitet 70-të kur Donika, papritur shpalli fejesën...
Për brezin e ri të asaj kohe, fejesa e saj lëndoi shumë zemra.
Ata të dy, në çdo stinë ishin bashkë. E kishin çapitur udhën nga gjiri i Vlorës deri tek “Pisha Flamur” dorë për dore.
Mbas disa muajve të freskët, nën horizontin e kënaqësisë, sëbashku shkuan në malin e Dajtit të lidhnin kurorën miqësisë...
Muajtë dhe ditët rridhnin pakë nga pakë si të rënduara. …
Horizonti i të “fejuarit ” Festimit, rrotullohej ngadalë!
Një nga shoqet e saj të klasës, si me shaka, në takimin e madh të ditës së festës së maturës i thotë:
-Donika, shoqja jonë e dashur, më dukesh si një perëndim i bukur dielli, sa e freskët je!
***
Kishte më se një muaj që Donika tregohej ndryshe me Festimin, në prani të tij, ajo ndihej si e huaj...
Midis tyre kishte zënë vend heshtja, të panjohurat, nuk ndihej as buzëqeshja!
U përhapën thashetheme:
Me karakterin e saj të mbyllur si një libër i ndaluar, nuk mundi as ta dashuronte dhe as ta largonte nga jeta atë fejesë.
Kishte kohë që ushqehej me dhimbjen! Madje e dashuruar me të,!
Nuk e shihje më, si përhera nëpër xhirot e mbrëmjes, në bulevardin e Portokalleve.
Kam parasysh një hartim të sajin me temë;
“Jeta e njeriut është e ngopur me natë!”...
U përfol shumë ai hartim i asaj vajze, që mesadukej, qëmtonte padukshmet...
Që po i hanin shpirtin pak e nga pak sikur të ishte një tryjelë që e çponte dhe e po i gryente…zemrën!
Sa enigma ka jeta!
Ka nga ato që i merr vesh gjithë bota,
ka të tjera që ndihen dhe harrohen shpejt.
Ka dhe të atilla, si jeta e Donikës me Festimin, ndoshta, përjetësisht nuk do merret vesh dhe as do flitet gojë më gojë vetëmohimi i saj!
Nuk e di të saktë…
-Do jetë larguar me krenari nga “I fejuari”…?
Ai, ishte personazh që nuk mund të braktisej... Asaj i kishin filluar dyshimet për forcën e karakterit dhe të vlerave të tij...!
Diçka brenda tyre ishte krisur…
I fejuari i saj-Festimi, kishte muaj që jetonte jasht shtetit, për specializim të veçant.
Ai tashmë kishte detyra të tjera, mund të qëndronte gjatë pa ardhur në Atdhe.
Ndoshta kjo ishte dhe një arsyje e ftohjes së tyre
***
Pak para vdekjes, (ndoshta ajo ditë), në shtëpinë e saj Donika u takua me të vetmen shoqe që kishte dhe i rrëfehej...
Biseduan gjatë!
Në shenjë kujtimi dhe mirënjohje i la ditarin e saj…
Ajo e mori si amanet, me sytë e përlotur i bëri një premtim të heshtur…
Ishte ditari-I jetës së shoqes se saj…
Sot ajo ende jeton dhe sa herë e takoj më thotë(nuk mundem ta përflas emrin e saj):
- I përfytyroj sytë e saj, që shkëlqenin nga gëzimi dhe mënyra simpatike e të folurit me butesinë e një femre! Mëkat…
Ajo sjell nëpër mend, me gjithë shqisat e saja, udhën dhe erërat ku ishin puthur të gjitha dashuritë e Donikës me të ”fejuarin”!
Kujton gjithçka kishte jeta e tyre në ditarin e Donikës.
Po, çfarë ndodhi vallë midis tyre?
Ç’mister fshihej në zemrën e asaj vajze?
-Thonë, shumë lotë u derdhën, shumë habi e pikëpyetje u ngritën pas prishjes së fejesës së tyre të brishtë!
Pas shumë e shumë vitesh ndodhi që u ritakova me ish shoqen e ngusht të Donikës(emrin e të cilës nuk mundem ta publikoj)Nga ditari shoqja e Donikës më përcolli bisedat, që kishin bërë të dy në një takim të fshehtë një ditë para se i fejuari, (Festimi) i Donikës të vraponte drejt heshtjes së detyrës së tij:
Ai i kishte lënë dhe një letër..
Po citoj pak reshta nga ajo letër:
“Donika!
Do më presësh gjatë e dashura ime! Do luajmë me erën e kohës, të krihemi bukur si atëherë, kur ishim si dy engjëj! Pritëm, të ngopemi me ajrin e mëngjeseve, ku gjënden dhe gjëra të virgjëra...
Sjell nëpër mend, me gjithë shqisat e mia, udhën dhe erërat ku janë puthur të gjitha mendimet tona! Do ndjesh dhe dhimbjen e lotëve kur të rilexosh këtë letër për dashurinë tonë të brishtë!…
Dhe lamtumira jonë e fundit do ket jehonë, jehonë…
Donika ime e dashur, ti do qëndrosh në vetmin tënde!
Ne u takuam në jetë përmes rrugës së dashurisë.
Shtegun për tek shpirti juaj e di vetëm heshtja.
Një zemër larg, të do më shumë!”
***
Gjatë çasteve të vetë-zëmërimit, si rezultat i largimit nga i fejuari ajo pyeste veten:
-Ç’far mbart morali dhe kurthet që unë i kam ngritur vetes?
Ajo i bëri të vetat fatet që nuk i dëshironte. Shkatërronte me xhelozi gjithshka që e trembte dhe e kishte përrreth jeta e saj e pajetuar…
Donte të largohej nga e zakonshmja...
Dhe vërtetë, ajo e përcaktoi me vetdije datën dhe orën e mortit të saj…
Gjithë qyteti u trondit!
Habitshëm pyesnin,- Pse?
-Pse dhe si u vetëvra? Ç’farë mëkati kishte bërë?
Në thellësi të syrit të bukur, prej fotografisë në pllakën e mermertë dy pika loti ende pikojnë, e ngjyra gri pështillet rreth së shkuarës.
Sot, dallohet qartë guacka e fosilizuar në shtjellat e fotografisë të atyre kujtimeve, të një jete të pambaruar...
Të një ëndrre të prerë…
Një ngjarje e vërtetë që e kujtoj dhe sotë Unë ARQILE V GJATA!!!
Comments