top of page

DRITË DHE HIJE…



TREGIM NGA MYSLIM MASKA

DRITA DOLI NGA ERRËSIRA PËR TË NDRIÇUAR BOTËN DHE JETËN, AUTORI.

Ta merr mendja se di gjë Hëna ç’po ndodh me mua? Beson se e di që jam prej mishi e gjaku, me kocka, me nerva dhe ndjenja, miliarda elektrone, protone e bërthama që vërtiten rreth trurit të trupit tim, ashtu siç vërtitet ajo rreth “trurit” të saj në universin e pafund? Si ta dijë që nga i njëjti burim pijmë të gjithë e nga e njëjta fushë të gjithë hamë…Dhe prapëseprapë jemi krejtësisht të ndryshëm. Si ta shpjegojmë? Spas librave të shenjtë, apo sipas “dialektikës së natyrës”, që në thelb është e njëjta gjë. Si ta shpjegojmë? Si ta shtjellojmë, përshëmbull, që në çastin, kur, unë jashtëzakonisht i tronditur, jam gati të vras veten ndërsa ti si dëshmitar okular, megjithëse e njeh shumë mirë hallin tim dhe veten tënde ne lidhje të ndërsjelltë me mua, pikërisht në atë çast kritik merr një NES KAFE dhe, një gotë UISKI, del në barin e jashtëm të hotelit, ulesh në karrige duke ndezur puron e shtrenjtë, rrufit me nge herë kafenë – herë uiskin sikur s’të ka ndodhur asgjë. S’ka asgjë të çuditëshme. Asgjë e jashtëzakonshme. Është krejt normale dhe e pranueshme, nëqoftëse të ka shkrepur në mendje t’ia heqësh vetes për hir të së vërtetës tënde. Por të vërteta s’ka. Çdo e vërtetë është iluzioni i yti ose i imi. Dhe kjo na mban gjallë. Edhe nëse na mashtron tërë jetën…Por ti je ndryshe dhe unë jam ndryshe. Nëqoftëse të pëlqen të rrosh për të ditur që karriget janë me katër këmbë dhe jo me tri këmbë siç më pëlqen mua. Po mirë, këmbët kush i krijoi.? Sigurisht ata që u marrepsën pas tyre! Këmbë të vdekura, të heshtura; këmbë që presin gjithmonë t’i lëvizin që të lëvizin. E ku ka si këmbët e mia që lëvizin, ndjejnë, rrëqethen kur shikojnë këmbë të tjera, sidomos këmbë grash! Vërtetë nuk është ky thelbi i problemit. Aspak nuk është ky thelbi i çështjes. Por s’i t’ia bëjmë që shumica e meshkujve ose e grave dehen pas këmbëve shumë më tepër sesa nga pijet alkolike…Edhe e kundërta qoftë, është e njëjta gjë. Filozofi e vështirë kjo. Shumë e vështirë për të ndershmit, e mrekullueshme për bastardët. Megjithatë, këmbët e grave të dehin e të trallisin. Të gjithë, të gjithë, mbretër, presidentër etj.etj. përulen para këmbëve te grave! Dhe fatkeqësisht më vonë i quajnë “kurva”, burimet ku pijnë të gjithë, fushës dhe malit , që të gjithëve u jep dritë dhe hije…

Si ka mundësi? Si është e mundur?! Mos vallë e bukura në të njëjtin çast është e shëmtuar? Si mund të jetë e shëmtuara e bukura? E vështirë t’i kuptosh të gjitha. Merr aq sa mundesh në këtë botë sipas mënyrës tënde. Dhe sidomos bukurirat. Dhe më e keqja, s’kam kohë të merrem me filosofira. Një karrige me dy këmbë ka ngrirë. Duhet ta shkrij. Edhe unë njeri jam, s’jam shenjt; megjithse thonë se gjasme paskam shenja shenjtërie. Pa le sikur, karrigia me dy këmbë të jetë një vajzë e mrekullueshme… Dhe nëqoftëse unë s’do mundja ta shkrija, domethënë që ajo të lëvizte, të kërcente, të hidhej si një ketrushe andej – këtej, do të isha një idiot. Megjithatë, s’është kjo jeta. Po ç’është jeta në fund të fundit? Nëqoftëse ti, vogëlushja bukuroshe do dojë Zoti të dashurohesh me mua, do të ta them. Mos prit të të them ndonjë gjë të re.Të gjitha janë thënë, por jo të gjitha. Gabim! Si mund të thuhen të gjitha? Njeriu kurrë s’mund t’I thotë të gjitha, gjersa është një univers në krijim. Dhe çdo gjë e pambaruar s’është e përsosur. A thua ka përsosmëri? Për mendimin tim , s’ka dhe s’mund të ketë kurrë. Përsosmëri do të thotë fund! Por fund s’ka, gjersa s’ka as fillim. “Vetëm Zoti është i përsosur”- më thua ti pa pritur dhe sikur më çokit me çekiç në kokë. Dhe unë përmendem, zgjohem, vij në jetë. Përballë meje ti, karrigia me dy këmbë të ngrira, domethënë me paterica. Unë u mundova t’i shkrija dhe i shkriva. Pastaj s’di ç’u bëra, aq sa, kur ti, e bukur e mrekullueshme, si një vegim ëndrre, m’u ule në prehër dhe zgjate buzët e bukura e të mbushura plot ndjenja tek buzët e mia, unë befas u bëra rërë, pluhur, hiç dhe, duke ikur, sinqerisht pa e ditur për ku, qava hidhur me zë, të tunda dhe dorën e lamtumirës, por, të them të drejtën, nuke di nëse me dëgjove apo më pe. Ti ishe akoma dritë, unë u bëra hije. Nuk e di në e sheh DRITA- HIJEN. Unë si hije të pashë dhe, para se të më delte shpirti, u rrëqetha, u drodha dhe u trondita aq shumë sa u shpërbëra, u bëra neutron,protone, bërthame, materie, pluhur dhe nuk e di ku rashë dhe nuke di ku shkoj mes një errësire të tmerrshme që po më çmend. Dhe jam krejt ANKTH! Dhe kam kaq frikë! U thërras të gjithëve të më shpëtojnë. Askush nuk më përgjigjet, askush nuk më dëgjon…Shoh vetëm drita dhe hije, hije dhe drita. Një lojë të tmerrshme dritë – hijesh…

E ç’rëndësi ka nëse i sheh apo i ndjen Hëna të gjitha këto që ndodhin me mua, domethënë me njeriun, kur miku im më i shtrenjtë, pikërisht në çasti n që dëgjoi “BAM”, ktheu me fund uiskin që i kish mbetur, bëri në mënyrë krejt mekanike kryqin duke e shoqëruar me “NDJESË PASTË” , u ngrit nga karrigia prej bambuje e barit dhe pasi mori një dopjo tjetër uiski, u drejtua nga pishina. Pasi hodhi një sy nga kishte më shumë gra me rroba banje, shkoi në anën ku kishte më pak. Pasi u zhvesh, u shtri qetë - qetë në shtrirësen plastike. Rrufiste me kënaqësi herë uiskin, herë neskafenë dhe nëpërmjet mjegullës së tymit të puros së shtrenjtë kubaneze, vështronte me radhë këmbët e grave në anën tjetër .

85 views4 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page