
…………………………..NGA SPASSE THANASI
Sarandë,
Erdha në frymëmarrjen tënde të pashterur
Te hap përsëri mbulesën e trazuar të dallgëve…
Si në një tabelë tek “Trëndafili i Erërave”
Gjej emrin e poetit Agim Mato
Të shkruar mbi pllakat shëmbore të ëndrrave
Me pikëllimin e madh mbi shkulme drite
Dhe lotët që detin e bënin më të hidhur…
Tek valët lot rrjedhin edhe sot
Drama e mundimeve te poetit platon ende qytetin
Sfidon madhështinë e tmershme të betonit
Me dashurinë e yjeve nëpër trotuare e shëtitore
Në tërë bukurinë e kaltërtë me ndjenjë “zemrash
njerëzore” !...
Sarandë,
M’u desh të zhytem në “lundrimet e shpirtit” të poetit
Që të kuptoj “makinën e universit”dhe “energjinë e
ëndrrave e ve tonajenjave mahniste mbrwmjet e majepsur !...zore !...”
Hapësirat e tua në trajtë lotësh
Më ngritën zërin për poetin me shtëpi prej druri
Në vetminë e tij kozmike
Duke lënë pas vetes zbrazëti e dhimbje
Në stinët e dikurshme
Ku spektakli i luleve mbushte dritaret e ballkonet
Dhe aroma e ndjenjave mahniste “mbrëmjet e
magjepsur” !...
Kureshtja e larget me romuze poetike
Me shfaq horizontet ku mbajne frymën shenjtorët
Shikimi më ndalet tek “Trëndafili i hershëm”
Me petale të gjera e vezullime të ndezura…
Eci në qelqe ëndrrash dhe shkëlqime qiparizësh
Ku spektakli i luleve
Selitur nga flladet
Më jep dlirësinë në peizazhet e ndricuara
ku mblidhen erërat e ngrohta
e të qarat e fëmijëve…
Këtu ujërat mbushen me dritë
Bëhen pasqyrë e një qyteti ëndrrash
Imazhet e freskëta mblidhen në rrjetë peshkatarësh
Dhe fshehin pozicionin e yjeve në qiell…
Më shëtit poeti Agim Mato kudo
Nga Poseidoni tek “Rrugët e Bardha”
Nga Rrapi i Nivicës Bubar tek zallishtet e detit
Nga plazhi i Krorëzës tek “Trëndafili i Erërave”
Nga Qafa e Llogarasë ku flenë mjegullat
Në Kalanë e Lëkurësit ku flasin “Perënditë”
Nga monumentet e Butrintit me nimfën e lashtë
Në kaltërsinë verbuese të Jonit !...
Sa shumë hapësira të gjera bukurie
Puhiza të lehta në qiellin e buzëmbrëmjes
Më vijnë së largu të gjitha vegimet
Kujtesa e lodhur e poetit
Turbullon edhe kaltërsitë
Shkruan ende, me tërbimin e kohrave
detin e udhëve të pafund të jetës !...
Comentarios