top of page

Dr. Rafail LIPI: LUIGJ GURAKUQI


LUIGJ GURAKUQI - KY VIGAN LIBERATOR

        (Me rastin e 99-vjetorit të vrasjes)

                 Nga Dr. Rafail LIPI


Sekretar i Përgjithshëm i Komunitetit Shqiptar i Selanikut


        Luigj Gurakuqi, Heroi i Popullit dhe Mësues i Popullit, lindi në Shkodër më 20 shkurt të vitit 1879. Jeta dhe vepra e tij nuk i takonte vetëm Shkodrës, por gjithë Shqipërisë. Veprimtarinë patriotike e filloi që në vitet e shkollës, pa iu trembur syri nga rreziqet që mund ta kërcënonin. Do ta gjenje gjithmonë në kontakt me figurat më të shquara të kombit shqiptar, me Jeronim de Radën, Zef Skiroin, Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën, Aqif Pashë Elbasanin, Dedë Gjo Lulin e IsamailQemalin, Bajram Currin e Hasan Prishtinën, Avni Rustemin e Fan Nolin.

Gjithëkund dhe me të gjithë ku luftohej për çështjen kombëtare deri në shpalljen e Pavarësisë dhe më tej deri në vitin 1925 kur luftohej për konsolidimin dhe demokratizimin e shtetit shqiptar. Luftëtar i shquar për për çështjen e gjuhës, alfabetit, letërsisë dhe arsimit shqip në tërësi, (kujtojmë pjesmarrjen dhe rolin e tij në Kongresin e Alfabetit në Manastir, zgjedhjen Drejtor i Normales në Elbasan, Drejtor i përgjithshëm i Arsimit dhe themelues Komësisë Letrare në Shkodër në vitet e pushtimit Austro-Hungares etj). Shkrues dhe firmosës i Deklaratës së Pavarësisë, Minstër i Arsimit në kabinetin e Qeverisë së Ismail Qemalit, mbrojtës i Pavarësisë dhe i tërësisë tokësore të vëndit në Konferencat Ndërkombëtare, si në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913, anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore, në Lidhjen e Kombeve, deputet në Këshillin Kombëtar dhe Asamblenë e Përgjithshme në vitet 1921-1924. Ka mbajtur funksione të rëndësishme si Ministër Arsimi, Ministër i Brendshëm dhe Ministër i Financave, detyra që i ka kryer me ndershmëri dhe përkushtrim.

        I kudo ndodhur dhe gjithmonë në anën e duhur të historisë, gjithë jetën ja kushtoi çështjes kombëtare dhe asaj ja fali më 2 mars të vitit 1925, plot 99 vite më parë. Janë krejtësisht pa baza disa vlerësime subjektive, të nxitura nga qëndrime egoiste, ato që përpiqen ta ulin dhe shverësojnë figurën e Gurakuqit, kur ndonjë nga bashkëkohësit e tij shkruajnte se ai " s'ka qënë i krijuar për politikë e për burrë shteti. Ai s'ka qënë i vendosur dhe s'ka patur besim në veten e tij, as në popullin shqiptar. Ai i shmangej përgjegjësive direkte, që është cilësia më kryesore e një burri shteti"(1), cilësi këto të karakterit të vetvehtes, të cilat ja atribonte Luigj Gurakuqit. Edhe në qoftë se ka patur ndonjë moment që mund të dikutohej roli i tij, siç ishte ajo e pjesmarrjes së tij në Qeverinë e Tuhran Pashë Përmetit, besoj që ajo justifikohej nga rrethanat historike në të cilat gjendej vendi, pas Luftës së Parë Botërore. Përgjigjen e saktë e të merituar të gjithë pseudemokratëve lidhur me figurën e Luigj Gurakuqit ja u ka dhënë Fan Noli kur shkruante tek gazeta "Liria Kombëtare se "Të tjerët mund të lëvdohen që e kapërxeunë këtë kryetrim vigan nga madhësia e sakrificave. Po unë s'guxonj të matem me të as sot, as nesër, se më duhen edhe dymbëdhjetë vjet të tjera pune, lufte dhe vojtjesh në Shqipëri që të kem pretencien t'i rri pranë"(2)

        Jeta dhe vepra e këtj patrioti demokrat është e njohur, e dokumentuar në shumë artikuj e monografi, ndaj në këtë shkrim përkujtimor do të sjell vetëm dy-tre fakte nga roli i tij si deputet i Shkodrës në Kuvëndin Kombëtar në vitet 1921-1923.

  a) Në fillim të viteve '20 të shek. XX, pas Kongresit të Lushnjës dhe formimit të Qeverisë së S. Delvinës, u ngritën edhe organet e tjera shtetërore si Këshilli i Lartë, Këshilli Kombëtar etj. Luigj Gurakuqi u zgjodh deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar (Parlament i parë në jetën politike të shtetit shqiptar) ku luftoi me forcën e fjalës për demokratizimin e aparatit shtetëror dhe të të gjithë jetës në vënd, për mbrojtjen e çështjes kombëtare, etj.

         Pas dorheqjes së qeverisë së S. Delvinës, në aparatin shtetëror vihet re forcimi gjithnjë e më tepër i pozitave të krahut konservator feudo-çifligar. Krahu përparimtar i opozitës në parlament mbajti qëndrim kritik ndaj veprimtarisë së tyre, sidomos në mbledhjet parlamentare kur qeveritë kërkonin votëbesim. Kështu psh raportin e Qeverisë së Iliaz bej Vrionit Luigji e vlerësoi si "tepër të shkurtë, të metë e sidomos të errët.", ndërsa për veprimtarinë e Qeverisë së Xhafer Ypit, ai do të deklaronte se " në veprimtarinë e saj gjejmë faje dhe gabime të rënda, shpërdorime dhe padrejtësi të pajumurta". (3). Me fakte kokrete ai diskreminonte falsitetin e fjalës të A. Zogut, ministër i Punëve të Brendëshve në qeverinë e mësipërme, duke deklaruar :" Sot mund të them se nuk kemi as qetësi të vërtetë, as të pavërtetë, as reale, as të dokumentueshme, e për shembull po u sjell prefekturën time ku asnjëherë nuk janë bamun, për një kohë kaq të shkurtën aq vrasje sa janë bamun tash. Vrasje në malësi, vrasje në fusha, vrasje të tmerrshme në qytet. Po nga rrjedh kjo gjëndje anormale?"4) Përgjigjen e jep vetë, ku ngarkon me përgjegjësi sistemin e kësaj qeverie të bazuar në parimin "divide et impera" dhe pazotësia e nëpunësve të saj, vegla të Ministrit të Punëve të Brendëshme.

      Pikërisht për të penguar forcimin e pozitave të krahut konservator, Gurakuqi së bashku me shokët e vet, bënë të gjitha përpjekjet për zgjerimin dhe demokratizimin "Statutit të Lushnjës", të ligjit për zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese, duke kërkuar votim direkt e të fshehtë me qëllim që të përfaqësoheshin sa më gjërë masat e popullit. Ai ishte kundër privilegjeve që kërkonin funksionarët e shtetit dhe kjo të vihej në Statut."E kam për princip që të ruaj interesat e shtetit, se sa të vështroj favoritizmën për njënin apo tjetnin", deklaronte ai. I vendosur për demokratizimin e gjykatave e të administratës shtetërore në tërësi, për lirinë e fjalës e të shtypit etj, probleme këto, që tingëllojnë aktuale edhe sot për pas 100 viteve për parlamentin shqiptar dhe gjithë jetën politike në vënd.

     b) Luigj Gurakuqi e përdori tribunën e parlamentit për mbrojtjen e interesave të popullit të thjeshtë të fshatit e të qytetit nga shfrytëzimi i egër feudoçifligar, nga bara e rëndë e taksave, të ligjëshme e të paligjëshme, nga fatkeqësisë natyrore, si përmbytjet, malarja etj. Duke ironizuar një relacion dhënë nga A. Zogu mbi gjendjen ekonoike në vënd, Gurakuqi shprehej:"Sikur zoti kryeministër bashkë me fuqinë e fjalës të na kishte sjellë edhe një narkotik për të na vënë në gjumë, atëhere do të kujtojshim se ndodheshim në parajsën e tokës... I ndigjuem fjalët e ambla të z. kryeministër, por nuk mund të harrojmë kurrë jetën e mjerueshme të popullit tonë"(5)

  c) Luigj Gurakuqi u shqua midis të tjerëve për mbrojtjen e të drejtave të shtetit shqiptar të dobët e të pakonsoliduar të fillimit të viteve '20 të shek. të kaluar. Ai është përpjekur vazhdimisht për një politikë të fqinjësisë së mirë me shtetet fqinjë, duke patur besim tek popujt e tyre, ndërkohë që mban qëndrim kritik ndaj qeverive. Ai sjell argumenta mbi mizoritë dhe barbarizmat e sërbëve ndaj popullsisë kosovare dhe ishte nismëtari i një telegrami proteste dërguar parlamentit jugosllav mbi këtë çështje, dhe kur ata e kosiderojnë atë si ndërhyrje në punët e tyre të brendshme, ai deklaronte se" si mundet me thanë një qeveri, ( është fjala për atë jugosllave-R. L), e cila ka mbjellë viset tona me vorre të vëllezënve tanë se po i përzihemi në punët e brendëshme të saja?...kur ne s'bamë tjetër veç u lutmë n'emën të njerëzit, që të prapshin këto mizori" (6)

        Të njëjtin pretendim ai ka edhe ndaj qarqeve politike greke, kur në mbledhjen e Parlamntit të 17 marsit 1923 deklaronte se " Gëzohem që kemi marrëveshje të mira me Greqinë, por kur populli grek të heqë nga sytë ata që e kanë verbue e të kuptojë se ka një popull të lirë e që bazohet mbi të drejtat e veta, do të shofi interesin për një veprim të përbashkët në sinisi (gadishull) të Ballkanit."(7)

       L. Gurakuqi çështjen e mbrojtjes së tërësisë tokëore e konsideronte si detyrë të dorës së parë. Ai kërkon spjegim nga Ministri i Punëve të Jashtëme në se ka ndonjë traktat me Italinë që t'i sigurojë asaj pushtimin e Ishullit të Sazanit dhe deklaronte " se ky pushtim cënon tërësinë e Shqipërisë, e atëhere do të mund të dalin e të tjerë, që mund të kërkojnë nga një copë për çpërblim" (.

        Mbrojtjen e interesave kombëtare L. Gurakuqi e shprehte qartë kur pavarësinë politike të atdheut e lidhte ngushtë me mbrojtjen e pavarësisë ekonomike të saj. Kjo duket tek përpjekjet për krijimin e bankës kombëtare shqiptare, të dhenies të konçesineve, si psh ai i vajgurit shteteve apo shoqërive të huaja, etj, ku rekomandonte që të mos u jepeshin atyre që kishin interesa politike ndaj vëndit tonë dhe që pjesa më e madhe e aksioneve të bien në dorë të shqiptarëve.

        Pa u futur në hollësira në lidhje më dhënien e konçesioneve, Gurakuqin kundërshtarët e tij politikë në parlament e akuzonin pa të drejtë si "proteksionist", sikur ai donte të favorizonte Italinë, pa patur asnjë fakt konkret, por duke u mbështetur vetëm në thashetheme,(9) ndërkohë që ai asnjëherë nuk vuri interesat e ngushta personale e të klasës nga e cila rridhte, apo të ndonjë shteti tjetër mbi interesat kombëtare. Ai ishte simbol i një deputeti demokrat e patriot, i zgjedhur nga populli dhe që luftoi për të mbrojtur intetesat e tij, çka kanë për të mësuar deputetët e parlamentit të sotëm, nga i pari parlament pluralist i para 100 viteve të shkuara

        Nga sa trajtuam më lart, konkludojmë se Luigj Gurakuqi, me forcën e fjalës së tij, në krye të opozitës në Këshillin Kombëtar, luftoi për dekokratizimin e jetës në vënd, për mbrojtjen e intetesave politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Si një intelektual i formuar ai kishte një llogjike të fortë në kritikën ndaj kundërshtarit, por deri aty. Ai i besonte shumë zgjidhjes paqësore të problemeve dhe kompromisit, ndaj F. Noli do të shkruante se "Gurakuqi kishte me të vërtetë shpirtin e një shënjti... rrinte larg kryengritjeve, ishte brenda çdo kompromisi dhe përpjekje pajtimi, u jepte gjithnjë këshilla kundërshtarëve..."(10), por gjithmonë në favor të së drejtës dhe përparimtares. Për të kuptuar ç'rol luajti Gurakuqi në parlament mjafton të kujtojmë thënien e A. Rustemit kur Luigji i sëmurë mungoi në disa mbledhje:"Opozita është tue pushue, kemi Gurakuqinm e sëmuet"(11). Sigurisht që klikat reakionare në pushtet nuk mund ta duronin dhe harronin veprimtarinë patriotike të L. Gurakuqit. Pas dështimit të një përpjekje për atentat në verën e vitit 1922, dhe pas kundërrevolucionit të dhjetorit 1924, të parin që vunë në listën e personave të rreikshëm për ta, ishte emri i tij. E vranë në Bari të Italisë më 2 mars 1925. Në elegjinë për vrasjen e tij, bashkëpatrioti F. Noli do të shkruante midis të tjerash

                       "Nëno moj ( e ka fjalën për Atdheun), ç' është përpjekur

                         Gojëmjalt' e zemërhekur,

                         Syrgjyngjall' e syrgjynvdekur,

                         Ky Vigan Liberator." (12)

        I vrau regjimi diktatorial kundërshtarët e vet politikë Avni Rustemin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën etj, por nuk mundi të shuante jehonën e veprës së tyre patriotike, kujtimin e tyre.

 Burime:

  1) S. Vllamasi, "Ballafaqime politike në Shqipëri", Tiranë 1987, botim i II, fq.403

  2) Noli, "Vepra 3, Tiranë 1987, fq. 6

  3) AQSh, Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja 42, dt.14 shtator 1922

  4) AQSh, po aty.

  5) AQSh, BKK, Mbledhjs 9, mars 1923.

  6) AQSh, BKK, mbledhja 4, dt.18 korrik 1921

  7) AQSh, BKK, Mbledhja 9, dt. 17 mars 1923

    AQSh, BKK, mbledhja38, dt. 17 korrik 1921

  9) S. Vllamasi, vepër e cituar, fq.319

10) Noli, Vepra 3, Tiranë 1987, fq. 18

11) Gazeta "Ora e Msleve",dt. 22 mars 1924.

12) Noli, Vepra 1, Tiranë 1987, fq.88.

 Selanik, mars 2024

22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page