top of page

DORAMARIA




(ese)



Per Donen dhe Tritin u hapen fjale se u mbyten ne nje nga anijet ikanake ne vitin e shembjes se sistemit.

Me vete çifti kishin marre edhe vajzen disajaveshe, ndersa tjetren ua lane prinderve te Dones ne atdheun e tyre ne te cilin po kthehej sistemi.

Por… hapje fjalesh ishin, pasi ata u gjenden ne nje kamp refugjatesh ne brigjet e detit te shtetit matane.

Kushtet ne kete kamp ishin te veshtira, me shkurt pa kushte. Sidomos per vajzen disajaveshe. Çifti bente si bente dhe i perballonte.

Si kudo ne bote ka edhe njerez te mire. Pikerisht qelloi ne kete strehez i miri, nje nder ata te sherbimit. Atij i dhimbsej vajza disajaveshe.

Ai, i miri kishte nje moter qe nuk i dha zoti femije. E pasi u muar vesh me ciftin Dona-Triti e mori vajzen, Doren dhe ia çoi te motres dhe burrit te saj.

Mbi bazen e te gjitha ligjeve te shtetit matane, çifti marres i Dores e bene ate bije te tyre. Prape ka njerez te mire. Pikerisht nga te miret do te kene te mira popujt kudo qe jane afer apo larg, ketej a matane.

Prinderit e Dores ishin te nje vendi, por me origjine te ndryshme. Gje qe nuk u penguan te lidhin jeten e te lindin jete.

Prinderit qe bene per vete Doren ishin te nje vendi dhe te nje origjine. Ata e pagezuan Doren me emrin Maria.

Maria po rritej e zbukurohej. Jo shaka. Ajo ishte vajze e vetme dhe e shtrenjte. Bukurine ajo e kishte edhe nga Dora. Doramaria ishte nje fryt dashurie dhe miresie. Jo vetem miresi keqardhjeje, por te trasheguar nga lashtesia si fqinje po te mire. Miresia e popujve shpesh nuk ka lidhje fare me qeverite, pasi qeverite vijne e ikin, ndersa popujt qendrojne.

Me Doramarine vitet po iknin, dhe po i hidhnin asaj shtat. Po i vinin vitet e shkolles. Dhe e ema si gjithe nenat e beri gati per ne shkolle. Ne çdo vit te shkollimit ajo dilte e para.

Kur prinderit e tjere pyesnin femijet e tyre per nxenesin me te pare dhe qe mbante flamurin, ata u thonin qe ishte vetem Doramaria.

Prinderit e tjere “me inat” , u thonin femijeve te tyre qe a e dinin se po ua kalonte nje e ardhur nga matane.

Nje dite si e ardhur nga matane, ia thane edhe Doramarias shoqet e saj. Gje qe nuk e besonte.

E alarmuar ia thote prinderve te saj te cilet u çuditen se nga u muar vesh.

Ata, te Doramarias kishin vendosur t’ia thonin te verteten “vajzes se tyre”, kur ajo te rritej akoma. E verteta eshte e vertete dhe ajo nje dite do te dilte. Siç doli. Por jo kaq shpejt.

Megjithate Doramaria pa degjuar me te tjeret po bente jete normale me “ prinderit” e saj dhe gjithnje dilte e para dhe ngrinte flamurin.

Ajo eshte si nje qinjgj qe pi te dy nena. A e dini bukurine e te qenit me dy pale prinder e dy popujve e dy vendeve, pra bukuria e te qenit DORAMARIA.


17 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page