top of page

Dje dhe sot po kjo politikë!?



( Nje ese psiko- analitike e tw sotmes qe i sherben te ardhmes)

Atje dhe këtu, sot dhe dje, jashtë dhe brënda, larg dhe afër nuk ndryshon asgjë. E vetmja gjë që duket ndryshe është që ata të djeshmit u folën apo u përfolën, u lavdëruan apo u shanë vetëm se kishin një ide ose më mirë të them një ideal. Këtë të fundit ata e zhvilluan duke prodhuar tragjedit ose mrekullit historike. Tragjedite e nivelit apo të përmasave botërore janë ato që kanë lëne gjurmë dhe që shpesh kanë bërë që, popujt të kenë një kondivizion mbi fatkeqsitë që ato kanë prodhuar. Po sot kujt fenomeni i është kacafytur bota apo popujt e kësaj bote!? Këtu tek ne i vetmi fenomen është amoralja, atje matane detit, fenomen i ditës është migranti, pak më larg është ekspansioni i fuqisë mbi popujt e tjerë, diku tjetër është mbrojtja e dinjitetit apo e lirive njerzore e kështu me radhë...

Kur ajo më tha se ai governatori, ku duhet të drejtoheshim për kërkesën tonë, ishte i së djathtës, kuptova që në atë moment se ajo priste prej meje një reagim apo ndoshta ndonjë tërheqje ose një kthim mbrapa. Ndërsa me mua ndodhi krejt e kundërta. Ajo e mbante veten si e të majtës komuniste ndërsa mua më vinte për të qeshur sepse dhe me një profesorin tim të magjistrales në Itali e kisha trajtur këtë lloj bindje politike të modës italiane. Nuk e di por nje italian mund të jetë i të majtës fashiste sepse e majta komuniste në atë vend jeton vetëm si ideologji dhe kurrë praktikisht e aplikuar. Kur ajo më fliste për bindjen e saj unë i kujtoja babain tim me bindjet e tij të së majtës komuniste, bindje këto të fundit të cilat mirë aplikoheshin në vendet komuniste.

Nuk arrija të kuptoja se si një italiane ishte e se majtes komuniste. E mjata Komuniste Lindore ishte e lidhur me idealin diktatorial dhe tepër introverse ndërsa e majta me zanafillë fashiste në Itali dukej që kishte në qëndër të vëmëndjes fjalën “reforme”. E majta naziste kishte në qëndër të vëmëndjes rracën e pastër. Pra kjo e fundit ishte aq kokeforte saqë dhe trajtimi umanoid duket se mund t’i vishej mirë për vetë faktin që parashikon riprodhimin human sipas gustos dhe tekave të një individi apo të një grupi individësh.

Ajo e se majtes komuniste italiane nuk donte të besonte që një i djathtë italian mund të trajtonte me dinjitet një familje migrante...Ndërsa ai arriti të bënte bingo për vete dhe për të djathtën e tij jo ekstreme. Biseda ishte e shtrirë në një prizëm multidimensional ku ana humane dhe më pas ajo profesionale e mbizotruan atë. Nuk mundem të mos kujtoj habin dhe heshtjen e saj, ndërsa pjesa dhe roli social gjatë asaj bisede ishin në duart e saj, dhe ajo ishte e të majtës komuniste. Pse i bëj apo i sjellë këto definicione sepse shpesh ndodh që një individ të shfaqet si pjesë e një force të caktuar ndërsa sjellja e tij nuk përkon aspak me natyrën apo bindjen e asaj force.

Ky fenomen sot si sot është i verifikueshëm nga pak gjithkund. Hidhini një sy apo pak vëmëndje partive tona. E majta shihet dukshëm që nuk ka lidhje me të majtën e mirfilltë dhe e djathta sa vjen e më shumë zgjeron rrethin e enigmave të saj. Levizjet e tjera ne si popull kemi si kapacitetin e mirfilltë për t’i shkatërruar sapo ato lindin. Tsunam fjalësh fyese, provokuese bien mbi ata që duan të provojnë një gjë ndryshe. A e dini pse!? Sepse ne jemi vendi i reformave jetë shkurtër ose i reformave të mirë menduara për t’i “shpëtuar drejtësisë” kur era qelbësirë është përhapur kudo. Sidomos ky justifikimi i fundit din të mirëpërdoret nga partitë kundër individit që atë si parti e ka qelbur me veprën e tij.

Lind pyetja po kur e gjithë kjo parti del se po noton në llum një individ i vetëm si mund të mbetet kaq i pastër ose anasjelltas? Pra o ne kemi krijuar parti ku ndajmë bindjet, moralin, sjelljet me një grup bashkudhëtarësh o ne kemi krijuar një organizate ku me anë të së cilës kemi vendosur të realizojmë objektivat vetijake. Në të gjithë këtë diskutim cfarë mungon!? Tek ne mungon kurajo ose kultura e subkoshjencës e cila shërben për të pranuar të vërtetën e hidhur dhe kjo bëhet për një qëllim të caktuar që është ai i mbrojtjes së vetvetes, packa se e gjithë kjo mund të shkatërroje të tjeret, pra mund të vrasi të drejtat e një shoqërie. Te paktën ajo kishte bindje të qartë dhe mendonte përsa dhe e thoshte se ishte në anën e të drejtës. Ajo mendonte se po t’i drejtoheshim të djathtës nuk do kishim rrugëzgjidhje sepse ne ishim migrantë.

Po ky populli ynë cfarë është që keq trajtohet nga arrogantët, delenxhinjtë, kurvarët, drogaxhinjtë, trafikantët dhe më pas po shtoj dhe oligarkët dhe e dini pse!? Sepse ky epiteti i fundit ka mirë kamufluar të gjithë ato epitete paraardhëse. Ky djali këtu afër nesh ka zaptuar oborr, rrugë dhe shkollë. Pra ka zaptuar vendin ku mblidheshin për të diskutuar burrat dhe pak herë ndoshta dhe gratë, pra ka zaptuar socialen po ashtu ka zaptuar rrugën pra ka zaptuar komunikacionin dhe së fundmi ka zaptuar shkollën pra ka zaptuar dhe vendin e dijes. Tani më thoni ju i kujt partie është ky zaptues, korruptues, ignorant dhe degjenerues pervers. Ky djalë ka gjithashtu dhe ca tike nervore të tjerat kur të kalon afër pështynë dhe kap vetveten. Ndërsa ajo zonja që, atje tek ai vendi përtej detit, kishte në dorë socialen thjesht besonte tek bindjet e saj dhe vazhdonte të vishte të njëjta këpucë që i kisha parë që dita e parë që e kisha njohur.

Bergamo -Durrws shtator 2023

116 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page