top of page

DITËLINDJA E NJË ISH-KRYEMINISTRI


DITLINDJA E NJË ISH-KRYEMINISTRI

-Nuk e kam takuar kurrë, por  dikur  pushteti i tij ka “jetuar” në botën time intelektuale-

      Sot, ditlindjet e shumë njerëzve, sikur    kalojnë “pa ba za”, nga zhurma  shqiptare e 8 marsit. Rrugët, klubet dhe parqet janë mbushur plot. Festohet   alla shqiptarçe. Mirë bëhet.Nga festat nuk pritet asgjë e keqe.

Ky 8 Mars 2024 ka një ditlindje jubilare për një  ish-kryministër shqiptar. Ai mbush sot 85 vjet. Emri i tij ka ngelur në analet e historisë dhe nuk ka nevojë për komentet e mia. Për të mbase jam një  anonym, por nuk mund të hesht kur kthej kokën dhe kujtoj servilizmin shqiptar, që nuk është thjesht një sëmundje  e kombit tim, por sëmundje e njerëzimit, sëmundje edhe e Amerikës së lirë. Njerëzit miklojnë pushtetin dhe njeriun që ka pushtet, jo atë që ka bërë diçka dhe ka ikur në “punën e vet”.

Një i tillë  është për mendimin tim ish-kryeministri i postsocializmit shqiptar Aleksandër Meksi.Këtë “pardesy të badhë” e mbaj mend prej  fundvitit  90-të: Energjik,  entuziast, intelektual, burrë me “hap të veçantë”, -kështu më dukej. Nuk kam qënë kurrë përballë tij. Asnjëherë. Kur ishte kryetar qeverie, nuk më besonte kush të intervistoja  Aleksandër Meksin. Mbase nuk e meritoja. Kjo nuk më ka mërzitur kurrë. Për mua  “firma Meksi”, ka qënë  ndër përmbysjet e para instituicionale shqiptare. Në  këtë aventurë qeverisëse Aleksandër Meksi ka bërë shumë gjëra të mira, sikurse padyshim po  aq gabime apo “gjëra që nuk do t’i bënte kurrë” me pikvështrimin e sotëm. “Etja për para” e shqiptarit e rrëzoi Meksin  e dytë…

Aleksandër Meksi ishte një ndër  intelektualët e parë të lirisë që sjell në kujtesë. Brënda meje ka ngelur një respekt konstant. Kurrë nuk i jam servlosur ish-kryeministrit të asaj kohe, si shumë gazetarë  bashkëkohës. Nuk kam dashur priviligje nga pushtetmbajtësit e passocializmit. “Shanset” e viteve të socializmit shqiptar, më bënin  kokëulur  përkarshi të tjerëve që nuk kishin  pasur fatin tim.

Më fut në mendime kjo ditlindje shqiptare. Më kujton njeriun dhe pushtetin. Pushtetin dhe njeriun. Të gjithë dëshmuam pak kohë më parë se si Tirana u mbush me flamuj amerikanë dhe  portreti i madh i një zyrtari amerikan u vendos në ballinën e Korpusit Universitetar. Ishte një “moment lavdie” që diplomati i lartë as e ka parë në ëndërr në Amerikë. “Lojë”  diplomatike  në mes të Tiranës. Shqiptarët janë mësuar me këto  servilosje shtetërore. Nuk habiten. Kryeqyteti shqiptar do ishte habitur nëse, po në atë ballinë universitare të ishte  sot portreti i ish-kryemistrit shqiptar Aleksandër Meksi me një urim të thjeshtë: Gëzuar Ditlindjen Zoti Meksi!



Meksi dhe Klinton

A nuk do ishte habitur çdo qytetar ta kishtë parë këtë fantazi të ndodhte?  Pyes: Çfarë të keqe ka të ndodhë kështu? A ka mesazh më të madh njerëzor se sa një urim nga qeveria për ish-kryeministrin Meksi?... Po të isha unë, këtë do ta bëja duke lënë “pa gojë” shumë njerëz. Sepse virtyti njerëzor duhet të zotërojë mbi egon dhe pangopësinë e “njeriut me pushtet”. Këtë ide e kam për qeverinë se vetë opozita me siguri e ka bërë këtë nderim ndaj Meksit dinjitoz.(!!).

Pushteti është “sëmundje” që nuk ka për t’u shëruar kurrë. “Hija” e pushtetit ka rrëfyer efektin e vet edhe në Amerikën  me liri të mëdha. Unë e kam parë këtë  me sytë e mi dhe kam ndjerë dhimbje. Ende nuk ka dalë “vaksina” për të na shpëtuar nga “hija e pushtetit”. Mbase amerikanët nuk duan ta bëjnë një “shpikje” të tillë.

Sot një ish-kryeminsitër shqiptar, i 28-ti në radhën e vet zyrtare, por i pari pas rrënimit socialist, ka ditlindjen. Nga Amerika më gëzon shëndeti i tij dhe “heshtja që flet”. Ne nuk do shohim më një kryeminsitër  si Meksi.Ishte përpjekja intelektuale që dha shembullin e parë. Ishte një përpjekje që historianët do kthehen ta studiojnë me kujdes.

Gëzuar Ditlindjen  Arkitekt  Aleksandër Meksi! Ju ishit dikur kryeministri im. Gëzuar nga Amerika!

 

Shefqet Meko

Minneapolis, MN 8 Mars 2024

 

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page