top of page

DITA E MAQELLARËS….


DITA E MAQELLARËS….

.....PËR MASIVIZIMIN E FESTËS


Reportazh nga Halil RAMA

Mjeshtër i Madh


Maqellara, njësia më e madhe administrative e bashkisë Dibër dhe e qarkut me të njëjtin emër, për të dytin vit radhazi përjeton ditë-festën e saj. Nismëtarë dhe protagonistë të kësaj dite, dy kolegë gazetarë dhe shkrimtarë të njohur, Osman Xhili dhe Setki Jashari. Prej disa ditësh ata ftuan nëpërmjet rrjeteve sociale inelektualë të zonës, vendas e me banim në Tiranë, Peshkopi e Bulqizë, si dhe emigrantë të ardhur për pushime në vendlindjen e tyre. Dhe ja, jo një e dy, por qindra bij e bija të kësaj zone, që kishin ardhur deri edhe nga Brukseli, Zvicra, Gjakova e Dibra e Madhe e RMV, do të “pushtonin” mesditën e 11 gushtit resortin fantastik të Shaban Beçës në fshatit Potgorcë, buzë Drinit.


Ringjallja e traditës

Nën moderimin mjeshtëror të Defrim Methasanit – i njohur në gjithë vendin si dhe në hapësirën mbarëshqipare, si ikonë e gazetarisë sportive dhe dokumentarit televiziv, por dhe si organizator i talentuar i eventeve të tilla, festa do të niste me performimin e disa valleve nga valltarë të Ansamblit Artistik “Dine Doda” të Muhurrit, në ritmet festive të daulleve.

Në këtë perlë të natyrës turistike, Defrimi do të improvizonte mjaftë bukur skenën rrethore, nga ku burrat e ulur këmbëkryq do të interpretonin këngën epike “Kjo është Dibra maja-maja”. Më pas do të intervistonte dhjetra personalitete dhe të përhapte siç di vetëm Ai jehonën e mbresave të tyre.

Dhe ja, i pari Leonard Tase. Emblema e volejbollit modern që solli risi në fushën e volejbollit në Shqipëri dhe që njihet jo vetëm për kontributet e tij në sportin e volejbollit si lojtar apo organizator dhe më pas si trajner, por edhe për mbështetjen që gëzon në Evropë dhe me gjerë nga BVA - CEV - FIVB dhe krerët më të lartë të volejbollit në botë (si Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit FSHV për afro dy dekada dhe si ish-këshilltar për Sportin i Presidentit Meta), do ta vlerësonte këtë fshat të Maqellaës si perlë të natyrës shqiptare. Pikërisht, nga këtu do të jehonte zëri i artistes së mirënjohur Liri Rasha, dekoruar nga Presidenti i Republikës me titujt “Mjeshër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”. Me mjeshtri të rrallë artistike ajo interpretoi për pjesëmarrësit në këtë festë disa këngë qytetare dibrane e kështu zëri i saj brilant jehoi si asnjëherë tjetër brigjeve të Drinit. Pikërisht, këtu ku pothuajse ishte shuar tradita e këngës, Liri Rasha kontribuoi, jo vetëm si një zë i veçantë dhe interpretuese dinjtoze e këngës qytetare dibrane e asaj shqiptare në tërësi, por edhe me fjalën e saj të ngrohtë përshëndetëse për njerëzit e mirë të Maqellarës, duke e rrritur kështu ndjeshëm entuziazmin mes të pranishmëve në këtë festë mbresëlënëse. Por.Defrim Methasani – Mjeshtër i Madh, që vetëm para pak kohësh organizoi suksseshëm eventin “Maqellara fest” me ndeshje volejbolli mes ekipit të vajzave të ekranit dhe atij të vajzave të gjimnazit “Fiqiri Dine” të Maqellarës dhe shown spektaktolar me djemtë e raftingut, edhe në këtë festë të radhës do t’i kushtonte vëmendjen e duhur ndeshjes së futbollit mes ekipeve të nxënësve maqellaras, organizuar përsosshmëisht nga traineri Nexhat Agolli. Kësisoj, kjo ditë feste mund të konsiderohet edhe si ringjallje e traditës me veprimtari nga më të larmishmet. Madje nga këtu do ta merrte frymëzimin edhe poeti Demir Rusi, për të premtuar promovimin e dhjetë librave të tij, pikërisht tek ky resort i mrekullueshëm.

Kësaj atmosfere festive, padyshim që do t’i gëzoheshin edhe intelektuali i shquar nga Dardha e Pukës, Luigj Marku (i ati i ish futbollistit të “Korabit”, sulmuesit Taulant Marku), ndërkohë që atë do ta ndizte dukshëm me zërin e tij magjepës, Kole Martin Aramadhi, si dhe Afrim Kurtaga, e dhjetra personalitete tjera të kësaj treve. Ndërsa, regjisori, skenaristi dhe aktori Aqif Ademi, ky bir i shquar i Maqellarës me banim në Tiranë, jo pa qëllim kishte zgjedhur për të intepretuar vargjet e këngës së Haxhi Maqellarës “Jam krenar që jam dibran”. Me të njetën performancë u shfaq dhe u duartrokit fuqishëm nga pjesëmarrësit edhe kaskadori i famshëm nga Dibra e Madhe Di Jashari.

Pjesëmarrësit ndjenë emocione të fuqishme, kur nga mikrofoni i moderatorit Methasani jehuan opinionet mbresëlënese të Sekretares së Përgjithshme të Prefekturës Dibër, Znj.Donika Hyseni, sidhe intelektualit të mirënjohur maqellaras, me rrezatim mbarëkombëtar Demir Osmani (babai i moderatores së mirënjohur të spektakleve televizive ArbanaOsmani).

Shtërngim duarsh e takim mjaftë miqësor nga organizatorët Xhili e Jashari edhe me pjesmarrësit e familjes të bijës së Maqellarës, ardhur nga Gjakova, Luiza Bajraktari Stanica si dhe me princeshën e Bim Bulkut, Manjola Liana Bulku ardhur nga Belgjika. Fjalë zemre prej tyre për këtë festë madhështore me premtimin se do të jenë të pranishëm edhe vitin tjetër.

Dhe padyshim, oratorët shprehën mirënjohje për administratorinin e Njësisë Administrative Maqellarë, djaloshin simpatik Florian Lazri, jo vetëm për mbështetjen në organizimin e kësaj feste, por edhe për drejtimin e njësisë me vizion dhe përkushtim maksimal.

Halil Rama, Demir Osmani, Defrim Methasani

Shqetësimi i ligjshëm i organizatërove për masivizimin e festës


Ndërsa kanë vlerësuar atmosferën e festës, organizatorët e saj, Osman Xhili e Setki Q. Jashari nuk kanë nguruar të shprehin shqetësimin e tyre të ligjshëm për masivizimin e saj. Dhe kanë të drejtë edhe për faktin se 22 fshatrat e Njësisë Administrative Maqellarë (Bllata e Poshtme; Bllata e Sipërme; Burimi; Çernena; Dovolani; Erebara; Fusha e Vogël; Gradeci; Grezhdani; Herbeli; Katundi i Vogël; Kërçishti i Poshtëm; Kërçishti i Sipërm; Kllopçishti; Kovashica; Pesjaka; Pocesta; Podgorci; Popinari e Vojniku) kanë nxjerrë me qindra personalitete të njohura lokale e kombëtare, të cilët jo vetëm që nuk duhet t’i mungojnë por edhe t’i kontribuojnë kësaj feste. Ashtu si Osman Xhili që ka shkruar me fantazi e profesionalizëm të lartë dhjetra reportazhe, portrete intelektualësh e sipërmarrësish shembullorë sidhe artikuj problemorë për Maqellarën, dhe biri i devotshëm i kësaj zone Setki Jashari, autor i dy romaneve mjaftë të arrirë artistikisht, edhe bashkëqytetarët maqellaras me banim në Tiranë, të të gjitha profesioneve e moshave, duhet t’i bashkohen misionit të tyre. Këtë e shpreh si domosdoshmëri edhe Ramazan Ilnica, babai i dy gazetarëve të talentuar, Elisabeta dhe Eduard Ilnica. Ndërsa drejtuesit e veteranëve të rrethit Dibër, kryetari Alush Stojku dhe ndihmësit e tij shembullorë Besnik Lami e Ilmi Cani, të ngazëllyesr nga atmosfera festive, domosdoshmërinë e masivizimit të festës e shtrojnë edhe në aspektin e ndikimit të saj në edukimin patriotik të brezave. Dhe kanë të drejtë, sepse përveç veprimtarive kulturore e sportive, festa duhet të ndikojë edhe në evidentimin dhe promovimin e vlerave të historisë, të patriotëve e luftëtarëve të kësaj treve për liri e pavarësi kombatëare, të ngjarjeve e personaliteve të LANÇ’traditës, arsimit e kulturës, që në këtë zonë, si askund tjetër kanë shkëlqim të rrallë. Do të mjaftonte për këtë qoftë edhe sikur dikush nga historianët e zonës (që nuk janë të paktë) të zhvillonte një bisedë për profilin e personalitetit të shquar Iljaz Pashë Dibra (Qoku) i cili më 10 qershor 1878 kryesoi mbledhjen e parë të Lidhjes së Prizrenit dhe që njihet për kontributin e tij madhor për çështjen kombëtare shqiptare.

Gjithsesi, misioni i miqve e kolegëve të nderuar Osman Xhili e Setki Jashari duhet konsideruar i përmbushur edhe për këtë fillim të mbarë. Sepse Maqellara me më shumë se 14.000 banorë që gjendet 22 kilometra larg kryeqëndrës së Dibrës shqiptare, Peshkopisë dhe vetem 5 kilometra larg Dibrës së MadheRepublikën e Maqedonisë së Veriut, me resurse të shumta natyrore e njerëzore (e konsideruar si hambari apo “Myzëqeja” e Dibrës) e meritonte një festë të tillë.



128 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page