top of page

Diplomacia sekrete serbo-kosovare


Barometri diplomatik Prof.Dr.Mehdi HYSENI Diplomacia sekrete serbo-kosovare, e dëmshme katastrofalisht për Kosovën *** -Po të kishte pasur Kosova diplomatë a politikanë të rangut të tillë (qoftë sekret a publikë), sigurisht se problemi i ndërkombëtarizuar i Veriut të Kosovës, nuk do të kishte ekzistuar fare, dhe për më tepër Dialogu i Brukeslit mes palës serbo-kosovare nuk do të kishte zgjatur më se një dekadë (2011-2022) ! Ky është mjerimi i dyfishtë i diplomacisë sekrete dhe publike të Kosovës (2000-2022). -Këtë e kanë dëshmuar edhe disa grupe kosovare, që kanë vepruar gjatë zhvillimit të negociatave me palën serbe në kuadrin e procesit të Marti Ahtisarit (emisar special i OKB-së, 2006-2008), të cilët asgjë të dobishme nuk i kanë sjellë Kosovës (përpos “decentralizimit”-copëtimit territorial me dhjetëra komuna të reja etnikisht të pastra serbe, si dhe me njohjen e së drejtës ekstraterritoriale të kishave dhe të manastireve serbe, që sot i ruan policia e Kosovës), që problemi kolonial i saj të zgjidhej në frymën e deklaratave dhe të rezolutave të OKB-së mbi shkolonizimin e popujve dhe të vendeve të kolonizuara. Mirëpo, grupet sekrete “diplomatike” të Kosovës, në vend se të angazhoheshin për vetëvendosjen e plotë të Kosovës, që do të rrumbullakësohej me shpalljen e REFERENDUMIT (ashtu siç pati ndodhur me Algjerinë në vitet ’60 të shekullit XX , kur presidenti Charles de Gaulle dhe populli frëng, po ashtu me Referendum të 8 prillit 1962 e njohën pavarësinë e Algjerisë në përputhje me ligjin e 14 janarit 1961 dhe me deklaratat zyrtare të qeverisë frënge të 19 marsit 1962, Franca solemnisht deklaroi njohjen e pavarësisë dhe të vetëvendosjes, ku populli algjerian e votoi me REFERENDUM të datës 1 korrik 1962. Kështu, më 2003, do të duhej të mbyllej pavarësia dhe vetëvendosja e Kosovës, duke marrë për bazë RERERENDUMIN gjithëpopullor, të cilin patjetër, do ta njihnin Kombet e Bashkuara, të cilat kishin UNMIK-un e tyre në Kosovë, sepse ishte në përputhje të plotë me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, mbase Kosova jo më pak se 100 vjet kishte qenë plaçkë koloniale e Serbisë (1912-1999), ashtu sikurse Algjeria 135 vjet koloni e Francës. Kosova nuk ka nevojë për “diplomaci sekrete” serbo-kosovare, sepse ka Amerikën ! Prnadaj, as diplomatikisht, as matematikisht e as politikisht, nuk është mençuri, që të caktohen grupe individësh të subjekteve të ndryshme politike në Kosovë për të zhvilluar “bisedime sekrete” me palën serbe të Beogradit, sepse ato nuk mund të kenë kurrfarë ndikimi në “thyerjen e akullit” të politikës zyrtare të presidentit të Serbisë, Alekansandër Vuçiq dhe të kamarilës së tij, Ana Bërnabiq dhe Ivica Daçiq …etj. Fundja, logjika racionale dhe realiste e thotë se, derisa Kosova ka qeverinë dhe parlamentin e vet, si dhe është në duart e sigurta të Amerikës (politike, diplomatike dhe ushtarake), aspak nuk është e këshillueshme që diplomacia publike e Kosovës, të lejojë individë a grupe “ekspertësh”, që të zhvillojnë bisedime sekrete të nëndheshme(jashtë opinionit publik) me palën serbe të Beogradit, gjëja për të gjetur ndonjë “alternativë” kundër kursit politik zyrtar të qeverisë së Serbisë së Alenkandër Vuçiqit(president), Ana Bërnabiqit (kryeministre) dhe Ivica Daçiqit (nënkryemiistër dhe ministër i Jashtëm), me qëllim që do të ndikonte në ndryshimin e strategjisë dhe të taktikës gjeopolitike, gjeoekonomike dhe militariste kundër Kosovës së pavarur dhe sovrane. Ndonëse në aspektin juridik dhe diplomatik doktrinar, është e ndaluar “diplomacia sekrete”, që nga shekulli XV, mirëpo, në praktikë asnjëherë nuk është dëshmuar se ajo ka pushuar së vepruari në sistemin e marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Ekstremistët dhe radikalët serbë si Sanja Rashkoviq Iviq nuk janë antipodë të politikës dhe të diplomacisë zyrtare të Alekandër Vuçiqit -I çuditshëm ky fenomen i “takimit sekret” të palës kosovare (Ardian Gjini, Mimoza Kusari, Lutfi Haziri) me palën serkrete serbe (Sanja Rashkoviq Iviq, …….etj. në Zvicër. Në vend se ta mbështetin publikisht qeverinë dhe parlamenitn e Kosovës për përshpejtimin e zgjidhjes së krizës politke në Veriun e Kosovës, këta paskanë zgjedhur rrugën e “diplomacisë sekrete”, me shpresën dhe me besimin e tyre naiv se, gjoja do të ia arrinin në zbutjen e radikalizimit shovinist serbomadh të Aleksandër Vuçiqit. Mirëpo, fatkeqësisht kanë bërë vetëm një gafë të madhe, sepse takimi i tyre me Sanja Rashkoviq Iviq, ishte katastrofik, duke qenëse kjo nuk është asimteri e as kurrfarë alternative politike e Alekandër Vuçiqit e Ana Bërnabiqit, e Ivica Daçiqit , e Vojislav Koshtunicës, e Boris Tadiqit, e Vuk Jeremiqit, e Tomislav Nikoliqit dhe e Vojsilav Sheshelit etj. Të gjithë këtë kanë deklaruar me dhjetëra e qindra herë se “Kosova e Meohija janë të Serbisë”! Prandaj, bisedimi i grupit kosovar me Sanja Rashkioviq Iviq në Zvicër, është i gabuar dhe për çdo kritikë nga opozita apo pozita politike në Kosovë, sepse ajo është zëdhënësja e çetnikeve dhe e radikalëve serbë të Vojslav Sheshelit, të Slobodan Milosheviqit dhe të presidentit aktual Aleksandër Vuçiq. Kjo është e bija e Dr. Javan Rashkoviqit, i cili së bashku me Slobodan Milosheviqin, me Milan Martiqin, me Milan Babiqin…etj.patën ngritur në kryengritje minoritetin serb në Kroaci për t’i masakruar kroatët dhe për të bombarduar Kroacinë e lirë dhe të pavarur. Mirëpo, dr.Farnjo Tugjamn ua dha “leksionin” se “ Republika srpska Krajina” nuk do të ekzistojë kurrë brenda shtetit dhe territorit sovran dhe të pavarur kroat. Të njëjtin shembull çetniko-fashist dhe antidemokrat të babait të saj, Jovan Rashkoviq po e ndjek edhe Sanda Rashkoviq Iviq në rastin e Kosovës (edhe si anëtare e parlamentit të Serbisë, edhe si ish-koordinatore e Këshillit për Kosovë e Metohi në qeverinë e Serbisë, edhe si kryetare e PDS-së sot). GJithashtu, kjo Sanda Rashkoviq Iviq me partinë e saj hedh poshtë Planin Frëngo-Gjerman për zgjidhjen e konflitkit të Kosovës, si dhe Marrëveshjen e Brukselit92011-2022), duke qenë se sipas saj, Plani Frëngo-Gjerman “De fakto dhe de jure e njeh Kosovën si shtet. Mirë shteti i Serbisë në saje të politikës aktive, duhet ta pengojë Kosovën, që të mos hyjë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”. Këtë idiotizëm apolitik, Sanda e deklaron pothuajse për çdo ditë në televizionet dhe protalet e ndryshme të Beogradit. Kështu që, “grupi sekret” i Prishtinës me Ardian Gjinin në krye, nuk kanë pasur nevojë që fshehurazi ta takojnë Sandën në Zvicër, sepse kjo publikisht me vite të tëra po e demaskon dhe po e hedh poshtë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, ashtu sikurse babai i saj nacionalshovinist akademiku Jopvan Rashkoviq, që kritikonte dhe nuk njihte pavarësinë e Kroacisë, edhe pse kresidenti i saj, dr. Franjo Tugjman (në bazë të Palnit Z4) i pati ofruar autonomi të plotë politike ngrehinmës artificiale-“Repubika srpska Krajina” të mbështetur dhe të komanduar direkt nga politika, nga propaganda, nga forcat ushtarake të “APJ-së’’, paramilitare me kapetan Draganin në krye…etj. si dhe nga ato policore dhe të sigurisë së Beogradit. Mirëpo, për fat të mirë, Slobodan Milosheviqi dhe Milan Babiqi me të tjerët refuzuan “Planin Z4” të Franjo Tugjmanit. Dhe, vërtet, ky ishte shpëtimi territorial i Kroacisë. Meqenëse “paska ardhur puna”, që me grupe sekrete të “korrigjohet” Dialogu i Brukeslit, atëherë bashkëbiseduesit e palës kosovare, paraprakisht do të duhej të mësonin nga interneti se kush është Sanda Rashkoviq Iviq, e pastaj të takoheshin me të në Zvicër apo dikund tjetër. –Jo të kompromitoheshin aq naivisht, duke u takuar me një prototip politik të Vuçiqit, të Sheshelit, të Daçiqit dhe të Ana Bërnabiqit. Nuk preferohen takime as të hapura e as të sekrete me fashistë të Milosheviqit dhe të Vuçiqit, POR me opozitarë të dëshmuar kundër politikës hegjemoonsite dhe militariste të tyre. Në këtë vështrim, grupi sekret i Gjinit, do të duhej të takohe me këta intelektualë akademikë të elitës diplomatike, politike, kulturore dhe shkencore të Beogradit, siç janë: Milan St, Protiq (historian, diplomat, jurist dhe ambasador i shquuar), Vuk Drashkoviq (ish-kryediploamt , shkrimtar dhe kryelider i LPS-së), Nenad Çanak (LSD e Vojvodinës), Çedomir Jovanoviq(PL), dr.Dubravka Stojanoviq (historiane), dr. Sonja Biserko (luftëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kuadrin e Komitetit të Helsinkit të OSBE-së, si dhe njëra nga oponetet më vehemente të politikës së regjimit policor dhe militar të Slobodan Milosheviqit). Sonja është një nga “dallëndyshet” e para të elitës së shkencës dhe të politikës serbe, që para disa vitesh përmes një interviste të gjatë të revistës “Vjenac” të Zagrebit, pati deklaruar botërisht se “Cela srpska istorija jedna je velika laž!” (https://www.hrsvijet.net/index.php/vijesti/133-svijet/57634-sonja-biserko-cela-srpska-istorija-jedna-je-velika-laz). Me një fjalë, të gjithë këta emra të sipërmendur përbëjnë kuentisencën e ALTERNATIVËS së politikës dhe të diplomacisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Me këta duhet biseduar edhe publikisht, edhe fshehurazi, jo me trabanta të konsumuar politikë si Sanda Rashkoviq Iviq, e cila është dëshmuar si një antishqiptare e tërbuar, ashtu sikurse Slobodan Milosheviq dhe Mirjana Markoviq me partit e tyre politike dhe me pushtetin e tyre pushtues gjenocidal ndaj Kroacisë, Bosnmjës dhe Kosovës (1989-1999). Sa më sipër, sikur të isha në vend të kryeministrit Albin Kurti nuk do të kisha lejuar dhe pranuar kurrfarë “sufleraësh” të nëntokës së politikës së ashtuquajtur “alternative”, sepse ata nuk mund t’i sjellin asnjë të mirë Kosovës, vetëm se “turbulenca” të paparashikuara, galvanizim të krizave, përçarje dhe polarizim të subjekteve të ndryshme politike, që çojnë vetëm në kaos dhe në anarki në Kosovë. Kjo gjendje më së shumëti, do t’i konvenonte Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit për ta mbajtur Kosovën nën ethet kërcënuese dhe të frikës permanente nga shpërthimi i ndonjë lufte të re.



11 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page