top of page

Dikskursi emocional i krijimtarisë së Kostandin Dhamos

Updated: Mar 27, 2023


Dikskursi emocional i krijimtarisë së Kostandin Dhamos


Prof. Dr. Fatmir Terziu


Që nga koha e 9 shtatorit 2012 kur lexova tregimin e parë të Kostandin Dhamos, “Militantët” e deri sa rifilluam bashkëpunimin aty nga shtatori i vitit 2014 një mesazh prej këtij krijuesi më ka mbetur në memorje, teksa më shkruante kështu: „As që e gjej dot sesa kohë u bë që nuk bashkëpunojmë me njeri - tjetrin, por tek e fundit ç'rëndësi ka kjo, përderisa dëshira për këtë bashkëpunim ringjallet herë pas here. Pra me këtë rast po ju nis një tregimin tim më të fundit, të titulluar “Aromë bliri” Uroj të jeni mirë me shëndet dhe t'ju venë punët mbarë!” (Dhamo; 2 shtator 2014). E që nga ajo kohë, ajo datë shatori të vitit 2014-të, thuajse kemi qenë në një bashkëpunim të ngushtë. E kam lexuar kështu krijimtarinë e tij, si në prozë, ashtu dhe në poezi. E së fundi e kam ndjekur edhe në distancë. Kam lexuar prej këtij autori tregimet “Vinçierja”; “Ushtari i Panjohur”; „Vizitë në studio“; „Pellgu“; „Flutur në dhjetor“; „Shi“; „Kumriet“; „Killing time“; „Qoftexhinjtë e Presidentit“; „Dritë maji“; „Rruga e Dibrës ose Broadëay“ e mjaft të tjera, të shkruara mjaft bukur e me një gjuhë të ndjeshme, të kënaqshme, por vetvetiu jam ndalur më së shumti tek disa poezi të tij, e sidomos ato nën ciklin „Kolonja“, apo ato „Drejtpërdrejt nga Euronjus“ të huazuara nga libri i tij „Moda e Varfërisë“.

E para, pra ajo që vjen nga cikli „Kolonja“, është një lidhje që flet shumë, që krijon e ridimensionon madhështinë e rrënjës, origjinës prindërore, por dhe atë të dhimbjes së ndjeshme e të përhumbjes emocionale dhe faktike, që ndodh nga shumë ndjesi, por dhe gjëra në influencën sa gjeografike, aq dhe historike. Të gjitha këto plotësojnë atë që pikëtakohet së pari ndërsa poeti shkel në Kolonjë, në vendlindjen e të parëve të tij. Pra menjëherë që në vargjet e para lexuesi nënkupton qartë se kjo poezi, pra poezia e Dhamos në këtë kontekst të ngjall emocione. Ai e bën këtë, sipas teorisë që ne paraqesim se propozojmë se e ndjejmë në këtë lloj poezie, nga tre lloje simulimesh. Secili prej tyre mund të nxisë emocione, të cilat janë komunikime si brenda trurit „Ndër oborret e shkollave/Të mekura,/Mbetur me një grusht/Nxënësish/T’uritur“ (Dhamo poezia „Kolonja“) ashtu edhe mes njerëzve në atë qytet ku ndodh ajo që jo vetëm të emocionon, por dhe të trishton me dukurinë e vetë realitetit „Këtu në Kolonjë/Në vendlindjen e prindërve të mi,/Pikëllohem/Sa herë vij…/Shtëpitë – muze të rilindësve/Aty – këtu/Nëpër fshatrat e braktisur;/Vithisur janë dhe grabitur./Ujkonjat mes rrënojave/Këlyshët pjellin dhe ulërijnë egërsisht….“ (Po aty).

Së pari, modelet e përmbajtjes semantike të kësaj poezie të shkruar me një sens filozofik e të kuptueshëm qartë, që shkon përtej emocioneve dhe pikëllimit tek rrënjët, jo vetëm që tregon se poezi të tilla, mund të ngjallin emocione ashtu si modelet që ndodhin në përshkrime të të gjitha llojeve, nga romanet tek perceptimet, por dhe të fusin thellë me një stil e me një mjeshtëri të ndjeshme në atë që duket se nuk vihet re nga njeriu, por që është dhe ndodh në syrin e njeriut. Së dyti, në këtë lloj poezie të Dhamos, simulimet mimetike të shenjave prozodike, si metri, ritmi dhe rima, japin edhe gjendje të veçanta emocionale, sikurse shkruan „Ndër mend më shfaqet /Mes brerores që ndrit /Paraja dhe/Trahanaja /E Hasan Zyko Kamberit./Hej, kolegu im Hasan !/Veçse paraja dhe /Malli yt /Ecin sot!“ (Dhamo, 1998).

Së treti, simulimet e njerëzve për veten e tyre u mundësojnë atyre të dinë se janë të angazhuar me një poezi dhe si rezultat mund të ndodhë një emocion estetik, si në rastin kur Dhamo kur përtej emocioneve dhe shqetësimit adekuat, na jep mes metaforave edhe figurat letrare që flasin me një tipologji mjaft diskursive „Bustet e bronztë /Të rilindësve dëshmorë;/Ndër oborret e shtëpive – muze/Dhe …“ helmi në kafenë që pihet do të përsëritet, pasi në kohë, hapësirë dhe vend „armiku“ i dukshëm dhe i padukshëm ka të njëtën dorë pasi, “Çdo ditë rrezikohen/T’i zbresin nga /Piedestalët /Për t’i shitur më pas /Copa – copa /Për skrap./Ah, arti i shkretë;/Jo rrallëherë /Dhe në kohërat moderne,/E ka pësuar paq!/Sa të ulët duken /Malet!/Sa i ulët, madje/Dhe Gramozi vetë./A thua se është fundosur /Nga trandjet tektonike…/Por dale…/Pllaka e mermertë /Me datën, kur helmuan /Petro Ninin /Eshtë shkulur nga muri/I kafenesë /Atje n’Ersekë /Ku ishte vendosur .../Eshtë shkulur ,/Thyer është dhe zhdukur,/Dhe , kjo thjeshtë do të thotë/Se…/Helmi në vesh; më falni!/Helmi në kafe/Do të përsëritet… „ (ibid).

E thënë më qartë të tre simulimet në këtë rast në poezinë e Kostandin Dhamos, parashikojnë lloje të caktuara të emocioneve, p.sh., na sjellin shenjat prozodike n ëpah, në një mënyrë të atillë që ato mund të ngjallin emocione të ndryshme, jo thjesht në bazë të lumturisë, por dhe të trishtimit, zemërimit dhe ankthit. Provat empirike vërtetojnë se këto poezi të shkruara me mjaft finesë bazohen në themelin teorik dhe në teorinë, të cilën ne e lidhim me shënjime të tjera të emocioneve poetike.

Po të shkojmë në thellësi të poezive të Dhamos, po dhe aq dhe në prozën e shkurtër të tij menjëherë kuptojmë një fakt që vjen enkas në ndjesinë e leximit e që nënshkruhet me thelbin se për sa kohë ky autor lexohet nga dashamirësit e krijimtarisë së tij, po aq dhe nga lexuesit e tjerë, ata e kanë kuptuar se kjo krijimtari në të dy rastet ngjall emocione të lidhura sa me traditën, modernen dhe atë që vjen nga forma e vargut të bardhë në tërësinë e poezisë, dhe nga nënteksti konstruktiv, filozofik e mjaft diskursiv i prozës së tij të shkurtër. Me poezinë dhe eleximin e saj tek këndi emocional që ajo na jep mes vargut të Kostandin Dhamos ne cekim një nga shqetësimet e Platonit, për shembull, që ishte kur ai shkruante se vargu poetik nxit emocione që duheshin frenuar (Republika, 10.606 (Platoni, 1961)). Në rastin e Dhamos, këto emocione kanë karakteret e lartcituara, dhe të tre pikat e marra në konsideratë na japin edhe faktin që lidhet teorikisht me atë që psikologët e kanë hetuar poezinë më rrallë se artet e tjera (Hanauer, 2001). Ata e kanë studiuar atë për të sqaruar kujtesën, zhvillimin fonologjik dhe leximin, më shpesh sesa për hir të saj. Ky studim në këtë kontekst, tashmë dihet se qëndron mes arteve narrative dhe muzikës: mund të ketë përmbajtje semantike si tregimet dhe shfaqjet, por, siç e pranoi edhe Platoni (Gorgias, 502c), ka ritme dhe metra, prozodi, ashtu si muzika.

Disa poezi mes këtyre konteksteve dhe pikave të trajtuara më lart dihet se janë më të thella, janë në formë novele, si p.sh. „Eugene Onegin“ e Pushkinit. Disa poezi kanë braktisur fjalët vetëm për tingujt, si „Ursonati“ e Kurt Schëitters. Ashtu si narrativat dhe muzika, nëse një poezi nuk e lëviz audiencën e saj, ajo dështon. Psikologët kanë ofruar llogari për disa nga efektet e tij emocionale. Ajo që ata nuk kanë propozuar, megjithatë, është një shpjegim që lidh ndikimin emocional të poezisë me teoritë aktuale të emocioneve dhe të përfaqësimit mendor. Në rastin konkret poezia e marë në kosideratë nga ana jonë për poetin Dhamo konsiston dhe trajton çështjen themelore, se si poezia ngjall emocione të veçanta. Në një ekstrem, lexuesit mund të shohin përmes shkrimit të tij, pra si në prozën e tij, që më së shumti ngjan me një formë dhe një forcë emocionale poetike, ashtu dhe në vargun e tij poetik, skenat që ai përshkruan, siç thotë George Orëell, (1970, f. 30), "Proza e mirë është si një xham i dritares". Kur individët lexojnë në këtë mënyrë oruelliane, ata e përjetojnë botën sikur perceptojnë ngjarje reale.

Dy mënyrat e të shkruarit tek ky autor natyrshëm qëndrojnë edhe në rrënjën e ndryshimit midis prozës dhe poezisë. Proza e tij transparente u mundëson individëve të parashikojnë ngjarjet që ajo përshkruan, të cilat më pas mund të ngjallin emocione siç do të bënin në realitet dhe poezitë që janë më të tilla varen nga shumë lloje shenjash sipërfaqësore, të cilat, mund t'i bëjnë ato më të ndjeshme për t'u kuptuar. Megjithatë, këto rregullime të sinjaleve sipërfaqësore mund të kenë gjithashtu një ndikim emocional edhe tek poezi të tilla sikurse janë poezitë „Grafomane; 2000“; ku „Me të zbritur nga limuzina …/Promovimi i librave tuaj.../Dhe i prisni të ftuarit në derë një e nga një ,/Ashtu të sheqerosur dhe, s’ka maxhordom /Që t’arrijë prototipin tuaj perfekt... /Mes femrave të shkalafitura t’ekranit, me/Vështrim nën sy, përplot krekosje ;mes bizne- /smenëve injorantë që kollarja ua merr frymën,/Grave të ministrave që vdesin për kësi sebepesh,/Që të mundin të sfillojnë me çantat e reja të /Stërshtrenjta në dorë , fustanet këpucët bizhutë/Rrëzëllitëse, bythët e tonuara sakaq, fytyrat e/Tërhequra, modelin e ndryshuar të flokëve,që /Më së shumti , ua pëlqejnë dashnorët ...“ apo dhe „Sofatet; 1992“: „Nëntë, ndoshta janë/Sotafet në këtë rrugicë ,/Të ngulur aty, ndanë portave/Të mëdha,/Në sfondin e mozaikut njëngjyrësh/Të avllive…“.

Shumë nga poezitë e Dhamos e strukin dhe po aq e shfaqin në formën më transparente diskursive me forcën e natyrës dhe ndjenjës natyrore, sidomos asaj natyre të gjërave dh simbolikave paralele, sikurse ndodh me grupin poezive të shkëputura nga libri i tij „Moda e Varfërisë“, ku në plann të parë diskursive është poezia „Skulptori i monumenteve“: „Skulptori i monumenteve të diktaturës/Që u shembën me rropamë,/Gjysmë i paralizuar tashmë/Me zor çapitet në bulevard/Për të shëtitur ca/Dhe për të thithur ajrin e kohës.../Një këmbë dhe një krah s’i ndien më;/I gjymtë është/Si monumentet e tij të thyer./Si ndodhi kështu/Ky paralelizëm fatal?/E ai pati besuar/Se kishte derdhur historinë në bronz,/Apo e kishte gdhëndur në mermerin/Me dritë klasike të kristalizuar...“. Njëra është metafora, si ajo e Dhamos: „E thykan historinë kur bëhet keq,/Siç e rithyejnë edhe një krah/Kur ngjitet shtrëmbër/është më i fuqishëm se një përngjasim, i cili vetëm krahason një gjë me një tjetër. Në interpretimin e saj të mirëfilltë, metafora është e rreme, por ajo vendos një koncept të ri, subjekti i të cilit është një shembull, ai ishte një person që kufizoi jetën e tjetrit. Po kështu, metafora e ndjeshme: „Skulptori i monumenteve,/Njëherë për njëherë/Me dorën që ende lëviz/Gjela dhe lepuj allçie/Modelon në studion e tij,/Që të mos vdesë urie.“ (ibid).

Sikurse shihet në poezinë e Dhamos metaforat nuk janë të veçanta për poezinë e tij dhe jo të gjitha poezitë janë të përqendruara në to, dhe disa nuk përmbajnë asnjë. Por, shumë, ndoshta shumica po, dhe ato janë një burim kryesor i metaforave të reja që hyjnë në gjuhë si tek poezia „Liria“: „Duan dikë t’ua diktojë qethjen dhe veshjen,/Si bëhet pikturë , si bëhet poezi;/Radhëve të gjata t’iu kthehen duan/Triskave të bukës, recetës për dashuri“ (ibid). Tropujt e tjerë janë të shumtë në poezinë e Dhamos, por përsëri ato ngjallin emocione në mënyra që nuk do të ndodhnin jashtë poezive.

Një karakteristikë tjetër e poezisë së Dhamos nuk mbetet thjesht shkurtësia, por një nga qëllimet e tyre është të ngjeshin shprehjen e emocioneve në një formë sa më të përmbledhur. Ata, siç e trajtuam më lart, dhe sikurse shihet në poezi të tilla si „Moda e varfërisë“, apo dhe „Elbasan“, poezitë e Dhamos, dhe po aq krijimet e tij të tjera, janë në gjendje absolute të mund të shprehin një emocion kompleks në një mënyrë që duket përtej prozës narrative. Një pjesë e aftësisë së tyre për ta bërë këtë është prozodia e veçantë dhe tiplologjike e Kostandin Dhamos.


Shkurt nga jeta e autorit:


DHAMO, Kostandin (1950). Lindi në Tiranë. Shkollën fillore, atë të mesme dhe të lartë i kreu në vendlindje. Ka punuar në Radiotelevizionin shqiptar. Nga gjysma e dytë e viteve gjashtëdhjetë u paraqit në periodikun letrar për fëmijë. (vazhdon)

37 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page