top of page

Dhurohen qindra libra


Dhurohen qindra libra nga dhjetra autorë për Bibliotekën e Shkollës


PAS EMËRTIMIT TË SHKOLLËS, INAUGUROHET

EDHE MUZEU “KLODIAN TANUSHI, HEROI I PAQES”


Halil RAMA – Mjeshtër i Madh


Vetëm dy muaj pas ceremonisë së përjetësimit të 𝐇𝐞𝐫𝐨𝐢𝐭𝐭𝐞̈ 𝐏𝐚𝐪𝐞𝐬𝐊𝐥𝐨𝐝𝐢𝐚𝐧𝐓𝐚𝐧𝐮𝐬𝐡𝐢, 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐢 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐮𝐫𝐞𝐦𝐫𝐢𝐧𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐐𝐚𝐬𝐚𝐫𝐚𝐤𝐞̈ 𝐭𝐞𝐅𝐫𝐞𝐬𝐤𝐮, 𝐋𝐚𝐠𝐣𝐞𝐧𝐫.𝟏𝟐 𝐞 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐬𝐞̈ 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈ sot më 10 janar 2023 u përurua edhe këndi muzeal mbi jetën dhe aktivitetin e tij.

Këtij eventi mbresëlënës të organizuar nga Lidhja e Intelektualëve Dibranë i parapriu dhurimi i qindra librave nga disa autorë për bibliotekën e kësaj shkolle.

Unë personalisht dhurova 18 nga 23 librat që kam botuar dhe 12 libra të redaktuar nga ana ime.

Më pas këndi muzeal i ndërtuar nga 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐓𝐚𝐧𝐮𝐬𝐡𝐢 u vizitua nga pjesëmarrësit e shumtë civilë, por edhe ushtarakë, ish shokë të 𝐇𝐞𝐫𝐨𝐢𝐭𝐊𝐥𝐨𝐝𝐢𝐚𝐧𝐓𝐚𝐧𝐮𝐬𝐡𝐢.

Ceremonia vijoi me mbledhjen solemne në një nga sallat moderne të kësaj shkolle, ku drejtori i saj 𝐋𝐮𝐥𝐳𝐢𝐦𝐋𝐢𝐤𝐚, 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐢 𝐋𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞𝐬𝐬𝐞̈ 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞̈𝐯𝐞 𝐃𝐢𝐛𝐫𝐚𝐧𝐞̈, 𝐏𝐫𝐨𝐟.𝐝𝐫.𝐒𝐡𝐩𝐞̈𝐭𝐢𝐦 𝐂𝐚𝐦𝐢, 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭𝐞̈𝐭 𝐗𝐡𝐞𝐦𝐚𝐥𝐐𝐞𝐟𝐚𝐥𝐢𝐚, 𝐋𝐚𝐯𝐝𝐫𝐢𝐦𝐊𝐫𝐚𝐬𝐡𝐢𝐞 𝐏𝐞𝐭𝐫𝐢𝐭𝐃𝐨𝐝𝐚, 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐥𝐗𝐡𝐞𝐛𝐞𝐱𝐡𝐢𝐮𝐝𝐡𝐞𝐏𝐫𝐞𝐟𝐞𝐤𝐭𝐢𝐢 𝐃𝐢𝐛𝐫𝐞̈𝐬 𝐍𝐞𝐱𝐡𝐛𝐞𝐝𝐢𝐧𝐒𝐡𝐞𝐡𝐮 vlerësuan aktivitetin dhe aktin sublim të 𝐊𝐥𝐨𝐝𝐢𝐚𝐧𝐓𝐚𝐧𝐮𝐬𝐡𝐢𝐭 duke mbetur shembull frymëzimi për gjithë shqiptarët, ndërkohë që kjo shkollë ka privilegjin të mbajë emrin e tij. Pjesëmarrësit në këtë event i falenderoi babai i Heroit, 𝐁𝐚𝐬𝐫𝐢𝐓𝐚𝐧𝐮𝐬𝐡𝐢. Ai e konsideroi përjetësimin e emrit të të birit në një nga shkollat me arkitekturë moderne të kryeqytetit, si vlerësim për Klodianin, nderim për familjen, por edhe si obligim për fëmijët e Klodianit, të cilët e prisnin me pa durim këtë akt. Ndërkohë, Ai i shprehu një falënderim të veçantë Kryeministrit Rama, që sipas tij në çdo çast i është gjendur pranë Familjes së heroit të Paqes Klodian Tanushi, për zgjidhjen e të gjitha problemeve që kanë pasur. Kjo shkollë, ashtu si shumë të tjera, tashmë mban emrin e një dëshmori të kombit, i cili, me dëshirën, guximin dhe vendosmërinë për të shpëtuar jetë të tjera, sakrifikoi jetën e tij në ditët më të bukura.

Me aktin e tij heroik, Ai nderoi jo vetëm familjen, por gjithë Shqipërinë, duke i treguar botës se ç’është shqiptaria. Pikërisht për këtë, duhet konsideruar si e drejtë legjitime kërkesa e babait të tij, bërë publike në këtë event mbresëlënës, që trupa pedagogjike e kësaj shkolle të angazhohet maksimalisht në procesin edukativ, mësimor e shkencor, për të bërë të mundur që kjo shkollë të renditet ndër shkollat më të mira të kryeqytetit. Dhe për këtë ky prind shembullor shprehu angazhimin dhe premtimin e Familjes së tij për të qenë gjithnjë pranë tyre, duke i takuar e biseduar dhe duke kontribuar sipas mundësive për mbarëvajtjen e shkollës.


SAKRIFIKOI JETËN PËR ATDHEUN

Para dy muajsh (2 Nëntor 2023), në përurimin e një prej shkollave të reja që është hapur këtë vit në Tiranë, së cilës i është vendosur emri “Klodian Tanushi, në nder të ‘Dëshmorit të Atdheut’, majorit që humbi jetën në krye të detyrës në Letoni”, Kryeministri Rama që ishte i pranishëm në përurimin e saj në Qesarakë, me kushte dhe hapësira moderne, ndër të tjera vlerësoi aktin e heroit të paqes që sakrifikoi jetën për atdheun, duke mbetur shembull frymëzimi për të rinjtë.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj, duke kujtuar figurën e Major Klodian Tanushit, tha se heronjtë e sotëm janë ata që nderojnë kombin edhe pas vdekjes. “Sot është një ditë e trishtë sepse kujtojmë shokun tonë, djalin tuaj që nuk është më, por një gjë është e sigurt: ky emër, kjo shkollë do të jetë këtu në jetë të jetëve. Sot kemi nevojë më shumë se kurdo për frymëzim”, tha ndër të tjera kryebashkiaku Veliaj. Jeta dhe vepra heroike e Klodian Tanushit u vlerësuan gjithashtu edhe nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, dhe nga deputeti i zonës, Xhemal Qefalia.


KLODIAN TANUSHI NË PANTEONIN E VLERAVE TË KOMBIT


Nëse në kampin e NATO-s në Letoni është vendosur një memorial për Klodian Tanushin dhe Zarife Hasanajn, të cilët humbën jetën pas shpërthimit në bazën e NATOs në Letoni, vendosja e emrit të Klodianit shkollës së re moderne në Qesarakë që u përua dje në një atmosferë mjaftë festive, në zonën ku jeton familja e tij, duhet konsideruar e vlerësuar si një vendim historik i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.

Kjo, edhe për faktin se në librin e babait të tij gjen mesazhe vlerësuese të personaliteteve ndërkombëtare e vendase që e vendosin Klodianin në panteonin e vlerave të kombit. Mjafton të perifrazojmë qoftë dhe ministrin e Mbrojtjes të Letonisë, Artis Pabriks, se “Letonia është shumë mirënjohëse për aleatët tanë nga Shqipëria, për kontributin e tyre në praninë e zgjeruar të NATO-s në grupin e betejës”. Nëse në Ditën Kombëtare të Dëshmorëve në Letoni përkujtohen dëshmorët më të rinj të Shqipërisë, major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj, s’ka dyshim që në vendlindjen e tyre ata duhen përkujtuar më me madhështi. Ndaj dhe emërtimi i kësaj shkolle me emrin e Klodianit ishte vendimi i mirëpritur nga komuniteti.

Jeta e Klodianit, Zarifes dhe shumë të tjerëve që shërbyen dhe ranë heroikisht në misionet paqeruajtëse, flet për dinjitetin e gjakut që nuk bëhet ujë, për shembullin e krijuar që nga marrja e qumështit dhe këshillave të para të nënës e babait në djep, deri në përfshirjen në këtë familje të madhe të Forcave të Armatosura, e cila është e përkushtuar për të mbrojtur bashkësinë e madhe të njerëzve të këtij vendi dhe të Aleancës. Ata na tregojnë se paqja ka një çmim. Dhe siç shkruan Kamber Faruku në parathënien e librit “Klodian Tanushi, Heroi I Paqes” (me autor, babain e tij Bastri Tanushi): “Lapidari përkujtimor i djalit flokëverdhë dibran, majorit të NATO-s, Klodian Tanushi, atje në Letoninë e largët, është një simbol i miqësisë mes popujve, që bën krenar jo vetëm familjen e Klodianit, nënë Lumen dhe babë Basriun, por çdo shqiptar.

Ai lapidar i heroit të NATO-s është në sintoni me trimërinë dhe humanizmin shekullor të popullit shqiptar, i cili është ndezur si qiri edhe për lirinë e të tjerëve. Mijëra njerëz, në shekuj, do të qëndrojnë të heshtur dhe kuriozë para asaj pllake përkujtimore, si në një vend të shenjtë. Do lexojnë aty, do pyesin, do mësojnë dhe do nderojnë këtë luftëtar të përjetshëm të paqes”. Kështu do bëjnë edhe dhhjetra breza nxënësisht të ndodhur pranë këndëit muzeal “Klodian Tanushi, heroi i paqes”, që u përurua dje në shkollën që mban emrin e tij.



32 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif