top of page

“Dashuria prapa perdes” e Kujtim Agalliut


Kujtim Agalliu

“Dashuria prapa perdes” e Kujtim Agalliut


Dr Fatmir Terziu


Kompozicioni i romanit “Dashuria prapa perdes” nuk është thjesht një mënyrë për të treguar se si janë lidhur dhe funksionojnë elementet e strukturës së kësaj vepre, as për të treguar thjesht një histori me një Kudret, ca kryetarë fshati e ca sekretarë partie, as edhe një lidhje mes fatit dhe jetës, por as edhe një shtirje për të paraqitur pezmatim. Romani është një vëmendje e plotë letrare në fushën e prozës së gjatë të shkruar nga autori Kujtim Agalliu, një protaginist i qetë dhe i heshtur i një rruge model drejt tendencës për të paraqitur jetën dhe fatin e njeriut në majat më të arrira letrare. Shpesh kemi lexuar të flitet për tema e ngjarje shumë interesante në jetë, megjithatë ato mbeten thjesht fakte jetësore. Kështu edhe lidhjet me një jetë që katandiset si një peshqesh i një kohe largqofti në portretin e skulpturuar të Kudretit falë organizimit të veprës nga Agalliu, kanë fituar një karakter letrar të lexueshëm, kanë marë një formë të caktuar artistike. Mënyra se si Agalliu ka organizuar këtë vepër letrare përpos modelit të kompozicionit të veprës, na ka prurë në një stad të domosdoshëm për një vëmendje kritike. “Dashuria prapa perdes” është një fabulë jete. Një fabulë që krijon sindromin e fatit të mbetur pjesë e ‘lugatit’, atij fati që të hyn deri në mohim për hir të sistemit. Ajo që J.R. Tolkien thotë tek “Lord of the Rings” (I zoti i unazave) se “mos u merr me punën e politikanëve se ato janë të rrezikshëm dhe nxehen shpejt” mund të shihet si një arsye në tërë strukturën e fabulës së Agalliut që vë fatin e karakterit të tij jetik, Kudretit në një itinerar midis presionit të kuadrit politik të fshatit dhe hijes që e ndjek në qytet, midis shkollës, punës, aksionit, fonderisë dhe gjithnajës së lënë përgjysëm për hir të Tjetrit. Tjetrit, që kishte ‘njollën’ poltike në biografi. Tjetri që ishte xhaxhai. Pastaj është edhe thashethemnaja që intrigon ‘dashurinë’ prapa perdes në një situatë kur i edukuari me arsim të mesëm të përgjithshëm punonte në arkën e fshatit dhe ishte i ndikuar nga një ‘dashuri’ thjesht njohëse, thjesht dashuri moshe. Në këtë aspekt romani nis e gatuan deri në detaje skutat e frikshme të lirisë së ngujuar të asaj kohe, që flirtonte akutin politik për hir të normës më jetike, për hir të drejtës së njeriut. Ishte në fakt një dukuri që i ngjante përkitjes filozofike të Carl Gustav Jungut tek “Njeriu modern në kërkim të shpirtit” kur shprehet se “takimi i dy karaktereve është si kontakti i dy substancave kimike; në se këtu është ndonjë reaksion, të dy janë të transformuar…”

Kush është autori:

U lind në fshatin Bardhaj të Beratit, më 15 korrik 1949 ku kreu edhe arsimin shtatëvjeçar. Gjimazin e mbaroi në Berat. Më pas hyri në punë në Uzinën Mekanike të Naftës në Qytetin Stalin (Kuçovë). Filloi edhe studimet e larta pa shkëputje nga puna në fakultetin Inxhinieri Mekanike, në filialin e Beratit, por për arsye të gjendjes politike të familjes e ashtuquajtura “luftë klasash” ia hoqi këtë të drejtë pas një kohe. Filloi kështu kalvari i vuajtjeve për të riun. U end punëtor sa nga një ndërmarrje në tjetrën: në Parkun e mallrave të Urës Vajgurore (Berat) (1973-’76), në Fermën Bujqësore deri në vitin 1978, në Uzinën e baterive Uznovë (1979 -’90). Së fundi, në Uzinën e Nikel-Kobaltit të Kombinatit Metalurgjik – Elbasan (1990-’93). Disa vjet qe emigrant në Turqi. Jeton në qytetin Elbasan. Hobi i tij ka qenë letërsia dhe kjo ëndërr e ndoqi këmbakëmbës gjithë jetën.

Përveç veprimtarisë letrare në periodikët e kohës si “Yllka”, “Fatosi”, “Hosteni” etj., Me ardhjen e demokracisë botoi romanin e parë: “Jetë e Mjegullt”

Punët e tij janë:

1. Jetë e mjegullt – roman – 2001 2. Rrëkeza të Hazdisura – Haiku – 2006 3. Dashuria prapa perdes - roman – 2009

Për fëmijë:

Zogu pendkuq – përralla – 2009

Përkthime:

Anglisht shqip:

1. Velebit – haiku – Tomislav Marjan Bilisniç – 2006 2. Maçoku dhe shokët e tij të fortë – përralla afrikane – 2007 3. Aventurat e Tom Sojerit – roman për fëmijë – 2007 4. Tri princeshat – përralla – 2009 5. Motra ime e vogël e prapë – Tregime- 2009  

Shqip anglisht:

1. Koral – Milianov kallupi - haiku – 2007 2. Rruga për nesër Lida Lazaj – haiku – 2007 3. Një fjalë dhe një Hënë- Elisabeta Tafa – haiku - 2007 4. Pezull – Gjon Neçaj – haiku – 2007 5. Horizont i brishtë – Ferit Fixha – haiku – 2009 6. Puhizë Zemre – Halil Haxhosaj –haiku – 2009 7. …Shi përtej – Milianov Kallupi – haiku – 2009 8. Teleggramet e gjetheve – Muharrem Gazioni – haiku – 2007, etj


11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page