top of page

Dashuri si “engimë” ...


Tema: Dashuri si “engimë” apo enigma e historisë, në romanin “Fati i marrë” i Besnik Mustafajt.


Historia, shpeherë ka “gjetur” shtegun e saj romanor, përmes rrëfimit ficion, me fabula nga personazhet e saj, apo edhe nga vetë korpusi i saj i madh lëndor. Romanet e para me lëndë historike fillojnë që herët në Europë me përfaqësues romanin historik skocez të Walter Scott-i, pastaj atë italian me Alessandro Manzoni dhe perfaqësuesi më i madh i romanit historik në Shqipëri ishte Ndoc Nikaj etj. Shumë rrëfime prozaike-romanore, janë shkruar, me temë nga vepra dhe jeta e heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu-t etj. 

1. Tiparet e romanit historik si zhanër letrar na paraqesin:

-       një trillim i shkrirë dhe integruar me historinë,

-        përputhja mes imagjinatës dhe kontekstit historik,

-        raporti mes historisë dhe poetikës letrare,

-       diskursi historik përmes përshtjellimit të lëndës letrare,

-       integrimi i fiksionit dhe i të vërtetës,

-        parimi i trillimit, përmes rreptësisë të së vërtetës historike e të gjasës. Trillimi për një

periudhë të njohur kohore brenda një epoke. Prandaj, ai mund të përfaqësojë një projeksion realist të së kaluarës me pajisje letrare të meta-trillimit dhe karakterit popullor, ku ndërveprojnë:




a)    komunikimi verbal jo-trillues me një nivel të caktuar abstraksioni,

b)     rrëfyer për ngjarjet bazohet tërësisht në kërkime zyrtare, të dokumentuara dhe të

mbështetura mirë,

c)     segmente më të shpeshta shtrembërohen qëllimisht nga prania e burimeve të

jashtëzakonshmepër të minimizuar përpjekjet dhe sukseset e tyre në zbulimin e burimeve dokumentare dhe krijimin e tablove të së kaluarës (Bell:1971: 47). Romani historik, është një formë e rrëfimit historiko-letrar, duke rikrijuar historinë përmes përfytyrimit, me personazhe historike por edhe të trilluar.

2. Tipologjia e romanit historik na shëmbëllen:

-       me pamjet rotrespektive nga koha e shkuar,

-       me raportet shkrimtar-rrëfyes/shkrimtar-lexues,

-       me llojin e romanit historiko- iluzionist: (autori përpiqet të mbulojë ngjarjet e përshkruara

 me një  mbulesë legjitimiteti dhe vërtetësie)

-        me llojin e romanit historiko- anti-iluzionist: (autori është një narrator shumë më

më subjektiv), ku vetiu: termi “roman historik” është një lloj oksimoroni që bashkon historinë (atë që është e vërtetë) me fiksionin (atë që është e trilluar) por mund të synojë një lloj tjetër të së vërtetës (Wallace: 2009: 145). Romanin modern/postmodern me gjethe historike, duhet ta lexojmë në tre rrrafshe:

 

 Rrafshi i parë.

 

Këtu tregohet për takimin e parë të Iskanderit me Janosh Huniadin, mbret i hungarezëve, i cili po udhëhiqte me zulmë të madhe ushtritë e krishtera të Europës Qendrore në përballjen me ushtrinë osmane. Është një takim i fshehtë. Iskanderi është dërguar me urgjencë nga sulltan Murati në krye të dhjetë mijë jeniçerëve, të gjithë me origjinë nga Shqipëria, për të përforcuar ushtrinë, e cila po shpartallohej betejë pas beteje nëpër malet e Ballkanit nga të krishterët e Huniadit. Por Iskanderi kishte në kokë një plan tjetër tashmë” (Mustafaj: 2023). Rrëfimi përmas trillimit historik, lidhet drejtpërdrejt me çështjet shoqërore ose politike përmes edhe të një romance dashurore, ku figura kryesore historike e Skënderbeut, (janë shmë syzhe të romaneve historike të shkruara nga shkrimtarët shqiptarë dhe botërorë për heroin kombëtar të shqiptarëre Skënderbeun), që sendërtohet përmes elementeve të gjedhit të romanit historiko-klasik europian dhe ato modern, se në strukturën ligjërimore të romaneve historike të letërsisë shqipe, ndërthuren diskurset e ndryshme: a) historiografiko- letrar, b) epistolar, c) etnografik. Autori na paraqet dhe karakterizimin psikologjik të personazhit dhe jetës së tyre mendore, intelektuale (Wesseling: 1991: 28). Paragrafi: mos u huto, i dashur mik! - iu drejtua më në fund Iskanderi me një zë të butë, teksa mbështillte rreth kokës një shall të kuq me xhufka, në majat e të cilave xixëllinin diamantet zbukuruese. - Kjo është vetja ime e vërtetë, mbaje mend mirë! Është shumë e bukur, apo jo? Shumë shpejt do të më shohësh të veshur vetëm kështu. Do të bëjmë punë të mëdha, sa ti të jesh krenar me mua, tregon se tashmë romani e shpalos figurën e trilluar të dy personazheve: Princit Iskander/Iduna, duke çmitizimizuar personazhet historike si dhe për gjerësinë e ngjarjeve të rrëfyera si ndikim i gjedhës epike (Krasniqi: 1985). Rrëfimtari i gjithëdishëm luan një rol kryesor në përcaktimin e strukturës poetike të romanit, duke zënë një pozicion të veçantë kundrejt rrëfimit të tij, ai krijon idenë sikur është gjithkund dhe askund njëkohësisht (Manzoni:1971: 42). Ndërveprimi bëhet përmes trillit, që ka të bëjë drejtpërdrejt me sfondin e prodhimit historik romanesk modern, ku zhanri historik ka përcaktuar dialektikën e zhvillimit të tij në kontekste të ndryshme si:

a)     sistemi hermeneutik i intertekstualitetit, (hyrja në formë përkthimi dhe ndërthurja e

 tektesteve),

b)    transformimi i formës përmes ndërthurjes së diskurseve, (diskurset ndërthuren përmes

 veprimeve të personazheve, romanca dhe romantikja),

      c)  kompleksiteti i ndërtimit dhe i mesazhit; (përmes fakteve historike dhe paratekteve), përmes marrëdhnies së histories me mitin në fuksion ideologjik dhe estetik (Hamnnet : 2011: 51). Fraza: - Zonjushë Iduna! - i pëshpëriti princi duke u përpjekur ta zotëronte veten, por pa u qetësuar. - Këtë mashtrim e bëra i dehur nga hijeshia juaj. Mbajeni mirë mend: Asnjë princ në botën e krishterë nuk e meriton më shumë se unë të bashkojë fatin me vajzën e të madhit Huniad. - Edhe ju mbajeni mend mirë, - iu kthye Iduna, - unë kurrë nuk do të jem juaja. Siç po më katandisni, një grua e vetmuar dhe e shtypur, unë kam rrugën time të shpëtimit: që nga ky çast po i dorëzohem të madhërishmit, autori na sugjeron linjën e romanit historik klasik europian dhe atij modern shqiptar, përmes elementeve:

-       elemente e letërsisë romantike të rrëfimit dhe përshkrimit,

-       elementet e letërsisë kalorsiake (shpëtimi i princeshës Iduna),

-       elemente e romanit sentimentalist (dashuri e dy princërve Nikea/Iskander ndaj Idunës) etj,

-       përmes  praktikave historiografike dhe fiksionale/politike,

-       elementet e modeleve dhe përvoja të jashtëzakonshme dhe burimet e mëdha të fantazisë,

-       elementet e rrëfimit në sfondin piktoresk brenda kornizave historike dhe intrigave dashurore.

 

Rrafshi i dytë.

 

“Ndodhi një përkim i çuditshëm. Natën e 31 tetorit 2022, duke u gdhirë data 1 nëntor, historiani D. D. pa në ëndërr babain. Ai zakonisht shihte shumë rrallë ëndrra. Ose nuk i mbante mend. Edhe më rrallë në këto ëndrra i shfaqeshin prindërit, për të cilët, në përditshmërinë e tij monotone, ai nuk mendonte thuajse kurrë. Në këtë ëndërr babai ishte shfaqur pa lajmëruar. D. D. ishte në një apartament, i cili herë i ngjante me banesën e tij në Londër e herë me katin përdhes të shtëpisë së vjetër të familjes në Tiranë”. Rrëfimi modern dhe përcaktimi i mënyrës rrëfimtare në formë biografie e romanit historik, përpos një filtri “intrigrues” nga përkthyesi  M.D, çmitizon dhe historinë e shtrembëruar nga vetë historiografia shqiptare reale (faktike) ku përmes përfytyrimit dhe trillimit letrar, ngjasmon me ngjashmërinë dhe të “historisë së mushkës” fut në lojë edhe personazhin tjetër historian D.D, me mentalitet kultorologjik britanik, do të dritësojë “enigmat”e dy dashurive, apo dhe trajtat që merr romani përmes:

-       dykotomia e historisë së mesjetës dhe asaj moderne (akti i martesës së përfytyruar të

Princ Iskanderit me princeshën Iduna, pas pesë shekujsh martesa e Mbretit Zog I, Leka III me princeshën Hungareze),

-       toponimia e rrëfimit të imagjinares me narrativen (martesa e kryeministrit britanik

Benjamin Disraeli me Hanën, nga malësia e Veriut),

-       dekodimi i kodit dashuror “si fanatzi” me simbolikën historike.

Thyerja e kodeve morale, kulturore patriarkale të kohës, përmes një “realizmi historik” të mbuluar; kështu, Përkthyesi M.B. dhe Historiani D.D. ndërtojnë kornizën e tërësisë së veprës, në të cilën argumentet historike vihen në shërbim të fakteve jetësore (shoqërore, kulturore dhe poltike) që i prodhon pikërisht historia, gjithnjë si mesazhe në kuadër të realiteteve jetësore (Buxhovi: 2023). Autori modelon dhe biografinë në marrëdhëniet e të gjitha personazheve dhe sipas gjetheve të letërsisë biografike/autobiografike, përmes vetëdijes së historianit dhe kontekstit të vlerave interpretative të autorit, në aspekt të veçantë të personalitetit të tyre (Steiman:1983:54), konketrisht; a) në aspektin intim, b) në aspektin politiko-historik, c) në aspektin socio/estetiko-letrar. Poetika romanore moderne e romanit historik, karaterizohet nga :

-       prototipet historike postmoderne,

-       rivitizimi i historisë (kthimi pas) dhe si ironi e fatit,

-       përzierja e kufijve rrëfimor (intertekstualiteti),

-       vetëdia e postmodernes si pranëvënie të së shkuarës në të ardhmen,

-       depërtimi i autorit rrëfimtar deri në thellësi të vetëdijes së personazheve historikë,

-       marrëdhënia e rrëfimtarit dhe lexuesin ideal (Prince: 1984: 82).Teoricieni i

autobiografisë Philippe Lejeune, përmes paktin aubiografik, deklaron se shkrimi autobiografik identifikon autorin dhe  historinë e jetës së tij të rrëfyer në mënyrë autentike, duke krijuar një pakt autobiografik me lexuesin, nëpërmjet titullit, paratekstit, stukturës së jashtme të tekstit, duke iu referuar dhe realitetit jashtëtekstual me struktura të herëpashershme intertekstuale, me statusin e intertekstit (Jefferson: 1990: 111). Përmes paragrafit: ai nënvizoi disa fakte, të cilat meritonin vëmendje. Ishin fakte në dukje të papërdorshme nga një historian, por që D. D. i hoqi mënjanë. Ja për shembull njëri prej tyre: Sipas romanit të Disraelit, Skënderbeu bie në dashuri dhe martohet me princeshën Iduna, e bija e princit të hungarezëve Janos Huniadi. Ky do të mbetej një trillim i pastër letrar i autorit sikur mbreti i ri i shqiptarëve pas shpalljes së pavarësisë, Leka I, dyzet vjet pas shkrimit të romanit, të mos martohej pikërisht me një konteshë austro-hungareze. Kjo martesë përkonte me kohën kur Benjamin Disraeli nuk ishte më kryeministër i Britanisë së Madhe. Madje as nuk jetonte më. Pak vite më parë ai ishte përcjellë me nderime të mëdha në botën e amshueme. Vështirë të ishte rastësi një përputhje e tillë e faktit letrar me faktin e jetës. Domethënë se kodi ishte diku aty f. 90, dekodimi dashuror  përmes “lojrave historike” të superfuqive e ndaj Shqipërisë, përkundër fatit të “historisë mushkë”, përdor dhe biografinë hibride. Përballë çdo forme të fiksionit biografia dhe historia, janë tekste referenciale ,që ofrojnë informata rreth një “realiteti” të jashtëm, ndaj teksteve që ofrojnë shkrime të verifikueshme (Lejeune: 1975, 1996: 67), por gjithashtu janë dhe tekste narrative, që përfaqësojnë historinë e jetës së një individi, si përjetim e një sekuence kohore kronologjike historike.

 

Rrafshi i tretë.



Lidhet komplet me rrëfimin në formë e ditarit, (shkrimet epistolare). Imagjianta e heroit romantik, Benjamin Disraeli, në takimin me Hanën, gruan imagjinare të veriut shqiptar, por ashtu dhe martesa më të në kullë e Ali Pashë Drenit, “përthyhet” historia me sendimentalizmin: gishtërinjtë e burrit, me një shkathtësi që e kanë vetëm kokat e gjarpërinjve kur sulmojnë, i zbërthyen të tria kopsat e jelekut. Ndërkohë, duart e Hanës i kishin zbërthyer të pesë kopsat e këmishës së bardhë të Benjamin Disraelit. Të dy i liruan njëherësh krahët për t’i nxjerrë teshat e për t’i hedhur tutje, si krejt të tepërta. Vazhdimi do të ishte në shtrat. Roli i rrëfimtarit në funksion të konceptit modern dhe post/modern të histories, nuk mbështetet në funksionin real, të njëmendësisë (dokumentat historike nuk e faktojnë Disraelin të martuar me një shqiptare, përpos si kryeministër i Anglisë), por mbështet në fuqinë e fjalëve për të nxitur imagjinatën e lexuesit (Scholes: 1979: 92)

Dallimi mes kufirit të reales /irreales, historisë /imagjinares na percepton:

-       dallimin ndërmjet historisë e letërsisë,

-        ndarja e kufirit të reales dhe imagjinares,

-        përqëndëndrimi përmes narracionit historik,

-       zgjerimi i kufijve gjeografiko-letrare,

-       marrëveshjet narrative tek rrëfimi, si paraqitje e një serie veprimesh

-        bashkëjetesa e historianit dhe romancierit, që mund të këmbejnë vendet

-        diferenca e dy termave "historiografi" dhe" roman historik”,

-       personazhet që kanë ekzistuar realisht, janë ato që shfaqen të besueshëm në strukturën

narrative,

-       këmbëngulja mbi treguesit kronologjikë,

-        pasqyrimi i përshkrimeve të zakoneve dhe mënyrës së jetesës

-        rindërtimin i saktë i veshjeve, oriendive, arkitekturës,

-       përdorimin dhe citimi i burimeve historiko-gjeografike.

Këto duken si përftesat strukturore të instancës rrëfimtare të mbështetura nga njëra anë në një konceptim etik të romanit historik, të përdorura si instrumenta të së vërtetës, që propozon mundësitë të ndryshojë tek lexuesit perceptimin e së kaluarës, deri në ndryshimin rrënjësor të saj dhe nga ana tjetër në idenë e Historisë si fushë e hapur ndaj interpretimeve (Shëngjergji: 2016: 102). Të shkruarit e romanit historik postmodern, nuk ka për qëllim të përdorë të shkuarën historike si metaforë e të tashmes, por për të hetuar vetë mundësinë e të bërit histori, që ky lloj narracion postmodern rrëfehet përmes:

-       pamundësisë së vetërtetësisë së historisë,

-       shpirshja e natyrës cikike të historisë,

-       shtrembërimi i vetëdishëm i historisë (zmadhimi, mënjanimi, apo ankronizmi p.sh.

 dashuria e Benajimit me Hanën ose Iskanderit me Idunën),

-       përdorimi i personazheve historikë si protagonist,

-       metafiksioni dhe referimi i narratorit si proces krijues i tekstit,

-       intertekstualitetit (me fakte dokumentare të historisë),

-       koncepti bahtian i dialogut (qesharakja ose karnavaleskja e parodisë dhe heteroglosisë),

dukshëm shpërfaq dhe shumësinë e diskuseve të ligjërimit (De Groot: 2010: 154). Ndërtimi i narracionit historiko-letrar nuk le pas edhe referimim kronotopik të kohës/vendit ku zbvillohen ngjarjet. Figurat zhenetiane të rrëfimit, brenda strukturës tekstore: a) rendi, b) ndryshueshmëria, c) frekuenca e pranisë së ngjarjeve, në romanin modern/ postmodern rëndësi parësore merr shumëzëshmëria e lojës së narrativës:

 



shënim: a)përkthyesi; Mal Berisha, b)historian; Daut Dautaj.

1.     Romani historik klasik shqiptar përfaqësohet nga emrat: Nikaj, Kadare, Xhaferi, Godo,

Faqion Postoli, Sterjo Spasse, Skënder Drinit. etj 

2.     Romani modern/postmodern historik përfaqësoher nga emrat: Jusuf Buxhovit, Dhimitër

Shuteriqit, Nazmi Rrahmanit, Gjergj Zhejit, Uran Butkës, Mehmet Kraja, Mira Meksi, Pjetër Arbnori, Ben Blushi, Mastafa Nano, Besnik Mustafaj, Xhevat Mustafa, Arben Kondi një emër pak i njohur nga studiuesit dhe kritika, si njohës dhe shkrues të disa figurave kyçe të historisë, sidomos të mesjetës shqiptare. 

  3.  Letërsia dokumentare: (futen ata libra që kanë të ndërthurur, historinë me dokumente) si një dëshmi dokumentare e vyer dhe vendimtare, duke sinkronizuar tematikat e historisë me letërsinë. Një letërsi pak e njohur kjo e fundit, ku dokumentet janë ndërthurur me fiksionin, duke krijuar një shtresëzim të letërsisë së realizmit klasik me postmodernizmin, ndonëse i veshur me kostum shqipëtar si dhe miqësia e tij me një princ grek, duket sikur i jep një farë doze helenizimi veprës. Ndoshta kjo ka qenë edhe arësyeja se përse as letërsia as historiografia, dhe as kritika shqiptare nuk i kanë kushtuar rëndësi të madhe kesaj vepre. Në fakt vepra është shumë e rëndësishme për shumë arësye (Berisha: 2018), duke dhënë një kontribut të pasurimit të këtij zhanri në letërsinë shqipe. Lidhja përmes materies së historisë dhe fantazisë së narrativës, është perceptuar nga autori dhe publiku, si një lidhje mes “të tashmes” dhe historisë. Ashtu si lënda e gjedhës së romanit historik europian, që u ruajt dhe u kultivua në fillimshekullin XX, vazhdon po me këtë poetikë hibride edhe në romanin historik modern/postmodern, duke ruajtur po ato gjurmë dhe elemente të romantizmit, sentimentalizmit dhe të realizmit. Prirja e autorit drejt përgjithësimeve dhe analogjive historike, në shërbim të aktualitetit, dallohet për:

-       vetëdijen kritike ndaj të shkuarës historike,

-       vazhdimësia e ndërgjegjes patriotike,

-       thellimi i frymës bashkëkohore në rikrijimin e figurave historike,

-       rindërtimi i vetëdijes historike moderne dhe patriotike,

-       ndërthurjet lëndore mes historisë dhe fantazisë,

-       sendërtimi i ngjyrave universale poetiko-historike,

-       tregues i shndërrimeve stukturore, shoqërore dhe sociale të kohës.

Sëfundmi: shkrimi i romanit historik modern është pjesë e pashmangshme e romanit fiksion, por ajo që e bën të preferuar në çdo kohë këtë roman është intriga e historisë e shkrirë në imagjinatën letrare të autorit, por kur shkruhet bukur, ajo sfidon çdo kohë dhe çdo lexues.

 

 

BIBLIOFRAFIA:

 

1.      Bell, Davitt. Michael. (1971): Hawthorne and the Historical Romance of New England, Princeton: Princeton University Press.

2.      Berisha, Mal. (2018): Benjamin Disraeli, Naltësimi i Iskanderit, (studim i plotë në kuadër të përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës 1444 – 2018), Prishtinë.  http://malberisha.com/ëp-content/uploads/2018/03/THE-RISE-OF-ISKANDER-1-1.pdf

3.      Buxhovi, Jusuf. (2023): Romani i Besnik Mustafajt “Fati i marrë”, “Enigma” e kodit të dashurisë?, “Gazeta Nacional”, Tiranë: https://gazeta-nacional.com/jusuf-buxhovi-romani-i-besnik-mustafajt-fati-i-marre-enigma-e-kodit-te-dashurise/

4.      De Groot, Jeremy. (2010): The historical Novel. London and Neë Jork: Routledge.

5.      Hamnnet, Brian. (2011): The historical novel in Nineteenth-Century Europe. New York: Oxford, University Press.

6.      Jefferson, Ann. (1990): Autobiography as intertext, te Intertextality: Theories and practise (edited by Michael Ëorton and Judith Still), Manchester and New York.

7.      Krasniqi, Bajram. (1985): Poetika e romanit historik shqiptar, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë. 

8.      Lejuene, Philippe. (1975 /1996): Le pacte autobiographique. Nouvelle Edition Augmentèe, Seuil.

9.      Manzoni, Alessandro. (1971): I Promessi sposi. Einaudi,Torino. 

10.    Mustafaj, Besnik. (2023): Fati i marrë, “Onufri”, Tiranë.

11.    Prince, Geralde: (1984): Narratologia. Pratiche Editrice, Parma.

12.    Scholes, Robert. (1979): Fabulation and Metafiction. Urbana: University of Illinois Press.

13.    Steiman, B. Lionel. (1983): The Worm in the Rose: Historical Destiny and Individual Action. Action in Stefan Zweig’s Vision of history, in The World of Yesterday’s Humanist Today: Proceedings of the Stefan Zweig Symposium, Albany: State University of New York Press.

14.    Shëngjergji, Kalo.Valbona. (2016): “Romani historik” (Tipologjia dhe veçantitë poetikës së tij në letërsinë shqipe.), Tiranë.

15.    Wallace, Diana. (2009): The Female Gothic: New Directions. Basingstoke, UK: Palgrave Macmillan.

Wesseling, Elisabeth. (1991):  Writing History as a Prophet. Postmodernist Innovations of the Hisorical Novel. Amsterdam and Philadelphia: John Benjamin Publishing.

60 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page