top of page

Beteja e jo entiteteve


Beteja e jo entiteteve

Nga Fatmir Terziu


Sikurse dihet më 14 maj bëhen votimet për zgjedhjet lokale. Nëse nuk do të kishte çudi fjala e urtë dhe e vjetër politike „partitë opozitare nuk fitojnë zgjedhjet, qeveritë i humbasin ato“, do të na shpinte në një pikë të domosdoshme për situatën dhe kushte politike në vend. „Rilindja“ e Edi Ramës nuk është çudi që të goditet. Ata janë në pushtet për vite me radhë. Dhe ky pushtet sikurse thuhet lart e poshtë e ka bërë këtë kryeministër thuajse mbret. „Ai i ka të gjitha pushtetet në duart e tij“ – thotë lideri i Opozitës Sali Berisha. Në vitet e fundit, rilindasit kanë kryesuar dhe keqmenaxhuar mjerisht, kriza të shumta që ndodhin një herë në një gjeneratë – nga pandemia Covid deri te kriza e kostos së jetesës (edhe pse vetëquhen plotë sukses). Ndërkohë, ata shpërdoruan mundësinë e artë të gabimit historik të Lulzim Bashës, në tërheqjen nga zgjedhjet e fundit lokale, ku mjaft kryetarë bashkish bënë zullum dhe sot janë në dyert e drejtësisë. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë u ka thënë të vetëve, sidomos të huajve që nuk duan sherr dhe zhurmë në Ballkan, disa arsye për ta mbështetur atë. Fjala e tij kryesore është 'stabilitet' - kod për më shumë në të njëjtin stagnim dhe lëvizje.

Kjo risi e ka kthyer këtë fushatë lokale në një program të tërë politik. Edi Rama tashmë nuk ka një plan përtej „bullizmit“ dhe pritjes që demokratët ende të përçarë të shpërthejnë. Mungesa e vizionit të kandidatëve të PS-së për vendin shkëlqen në çdo hap. Fjalët që shumica e votuesve i lidhin me kreun e PS-së dhe Kryeministrin e sektit të „Rilindjes“, sipas Ilir Metës, janë 'të mërzitshme', 'të padurueshme' dhe 'të pakuptuara'. Sondazhet nuk flasin qartë. Por duke vënë re disa emisione investigative, që lëshojnë gazetarët e pavarur në publik, tregojnë se 47 përqind e publikut mendon se Edi Rama ka bërë një punë të keqe në 'përcaktimin e një vizioni të qartë për të ardhmen e PS-së dhe vetë socialistëve'. E këtij mendimi ishte edhe ish-deputetja e PS-së dhe një nga figurat kryesore të kohës së Fatos Nanos, Arta Dade. Praktikisht çdo zotim që ai ka bërë ndonjëherë është thyer, për gjithçka, nga tarifat e spitaleve te taksat. Çdo parim që ai ka pretenduar ndonjëherë të mbajë është hedhur poshtë. Ajo që Edi Rama në të vërtetë mendon për botën është afër të qenit një sekret shtetëror.

Tjetra është tek „rroga“ treqind mijë lekëshe që u jepet patronazhistëve. Ata lëvizin si të hutuar. Bashkë me ta janë dhe spinerët e punës. Të tjerët në situatën pas-perde po flasin për fitimet e tyre, siç edhe pritet. Socialistët dhe vetë Rilindasit me kohëzgjatje në administrim të punëve dhe të kajmakut të kohës do të kenë një ekuivalent të votave prej të paktën tetë pikësh, këmbëngul një zë që gjithnjë është afër Ramës dhe PS-së. Por, siç duket dhe që është fakt, socialistët kanë nevojë për një epërsi prej të paktën 10 pikësh për të qenë të sigurt se do të fitojnë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Kjo ka bërë që faktori afër Erion Veliajt në kryeqytet të arrijë në përfundimin se: „Ndërsa kundërshtimi i votuesve ndaj situatës së sotme mbetet i paqartë, mund të ketë ende një pikëpyetje mbi nivelin e entuziazmit të tyre për alternativën rilindase“.

Çështja më e rëndësishme nga rezultatet nuk është kolapsi i pritshëm i socialistëve, por performanca e dobët relative e Partisë në pushtet. Po, socialistët kanë marrë disa këshilla kritike të situatës në Kuçovë ku kandidon i bindur për fitoren e tij, Lefter Maliqi. Por për sa i përket përqindjes së votave kombëtare, tabloja nuk do të jetë aq inkurajuese për të gjithë pjesëmarrësit në këto votime.

Demokratët po përballen me një situatë mjaft të tendosur në zgjedhjet lokale të kësaj jave. Muajin e kaluar, kryetari i partisë Sali Berisha parashikoi se konservatorët do të fitojnë shumë bashki, duke rrjeshtuar Elbasanin dhe Durrësin në këtë listë. Kjo supozohet të jetë një përpjekje për të menaxhuar pritshmëritë, duke vendosur një shirit të ulët qëllimisht herët që mund të fshihet lehtësisht atë ditë, se që të vendosësh përballë një intelektual me titullin Prof. Dr. sikurse është Luçiano Boçi në një front të tillë, që vërtet është si nata me ditën, e të diskutosh fitoren do të ishte vërtet çmenduri vote. Por, në kohën e shkrimit, një fitore me shumë domosdoshmëri, mjaft e domosdoshme për vetë këtë situatë poltike në vend, e për shumë arsye të tjera të kapjes së pushteteve nga një dorë e dukshme dhe padukshme, që i trazon të gjitha gjërat është me të vërtetë në letra.

Sakaq këto zgjedhje janë dhe beteja e jo entiteteve. Në përgjithësi, një ent është një gjë ekzistuese, ose reale, diçka që ka ekzistencë reale, ose të veçantë, një gjë, veçanërisht kur konsiderohet si e pavarur nga gjërat e tjera. Fjala me kuptimin parësor duhet të bëjë dallimin midis ekzistencës së një gjëje dhe cilësive të saj. Një entitet ekziston dhe kjo është gjithçka që duhet të bëjë për të qenë një entitet. Ndaj me sa shihet PS dhe Pushteti Lokal u bashkuan në një entitet të vetëm, që në kohën kur Basha i braktisi zgjedhjet lokale. Tashmë kjo është bërë jetike në PS, ndaj kuptohet që vetë këto zgjedhje janë dhe beteja e jo entiteteve.

17 views0 comments

ความคิดเห็น


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page