Baxhul Merkaj: Atje ku gjëmon kënga labe, tunden malet...

Baxhul Merkaj: Atje ku gjëmon kënga labe, tunden malet...
Po marr e po shkruaj për gazetën prestigjioze Fjala e Lirë dy fjalë për këngën vendëse labe... Lumi i bardhë i Vlorës, pëllëmbë dhe histori, pëllëmbë dhe këngë. “Bilbilat pushuan këngën, thëllëzat këngën ndërprenë; dëgjoni: thanë, po këndon Labëria”.
Këto ditë, aty në një mjedis të Top Channel u ndodha si gazetar dhe si kritik arti, në një sallë bukur të zbukuruar, shkruar në ballor: “Gurra Popullore”... Tërë djemtë, burrat, vajzat e gratë e Labërisë të Lumit të bardhë të Vlorës, por dhe të Selenicës, mbledhur për festën e këngës labe...
Hijshëm zbardhonin fustanellat nga mjeshtrat e polifonisë labe, Tomorr Lelo e Nazif Çela, Golik Likaj e Meleq Çelaj, Adrian Hoxha, Fisniku e shoqja e tij, duet, por dhe të dy brilantë të këngës labe. U tunden muret, gjëmoi dyshemeja nga vallet e burrave dhe të djemve, të vajzave të Labërisë, të Lumit të bardhë të Vlorës.
Këngët e dashurisë, po, po, të DASHURISË më të madhe se jeta vetë, fillon ku fillon dashuria dhe mbaron kur mbaron dashuria.
Po unë them se në librat e mi të botuar gjatë viteve të fundit, katër libra janë për dashurinë, si: “Kjo është dashuria”, “Dashuria”, “Zëri i Shashicës”, “Vargje poetike për dashurinë”, “Hyjneshat”, novela dhe “14 Ikona”, “Novela për dashurinë”. Lejtmotivi në librat e mi: “Mbille dashuri se dashuri do të korrësh”.
Bashkia e Selenicës, vetë kryetari i saj Nertil Bellaj, aty në sallë me kostum popullor, por në një festival të polifonisë në Kotë të Vlorës, kënduan bukur nëna dhe babai i tij me grupin e fshatit të tyre, të Vajzës. Nertilit po i qeshte buza, sepse kishte prurë jetë tek Vatra e Gurrës Popullore. Tërë fshatrat e Lumit të Vlorës dhe Selenicës janë këtu, në këtë det të tallazitur pasioni... Është ky njeriu që do artin, kulturën, po arti e kultura është Kombi.
Këtu Cipini, Lapardhaja, Gumenica, Vajza, Sevasteri, Selenica, Velca, një amfiteatër mrekullor.
Djemtë e rinj të Gjormit dhe grupi i mrekullueshëm i Lubonjës, ku shkëlqyen midis tyre edhe Ilir Dalipi me shokë...
Është dhe Iliri, por dhe Selenica me këngëtarët virtuozë, djali i këngëtarit të simfonisë Uan Sholla dhe ky, i biri i tij, bashkë me mësuesin, aktivistin, këngëtarin e shquar Ilir Bombaj.
Këngë e vllehëve dhe këngë me motive shqiptare.
Duartrokitje frenetike nga zonjat e ndritura dhe spektatorët shkundin peizazhin me ovacione për gjerdanin e artë të polifonisë së Labërisë tek “Gurra Popullore” e Manushit të Top Channel.
Këngë e valle. Dasmë e festë.
Po në mbyllje, i mrekullueshëm moderatori Manushi më thirri: “Eja dhe ti, shkrues, kritik arti...” Dhe i bëmë bashkë në një foto kujtim, të fiksuar në foto dhe të regjistruar në video.
Mirënjohje e falënderime për regjisorin Edi Balili, këngëtaren Rezarta Hoxha, këngëtaren Bejushe Barjami dhe moderatorin e shkëlqyer Emin Kurti dhe birin e ish-këngëtarit brilant të Selenicës, Pandi Sholla.
Ja kështu, mes këtyre artistëve vlonjatë, shpirti të dehet e jeta të shtohet, sepse këta përherë e përherë mbjellin dashuri, mirësi në mbarë njerëzinë...
Baxhul Merkaj
Kritik arti, Tiranë, më 25 shtator 2026








Comments