top of page

“Bastuni” i shkrimtarit Myslim Maska

Updated: Aug 27, 2023


Bastuni” i shkrimtarit Myslim Maska


F. Terziu



Bastuni” i shkrimtarit Myslim Maska duket qartë se nuk ka lindur thjesht për t’u lexuar. Ai është ndërtuar me mjetin më të ndjeshëm artsjellës që të qëndrojë gjatë. Të rilexohet. Të ridimensionohet. Të thellohet në lëminë e tij. Të shkoj më tej në detajet e veta, të duhura, të munguara, të transformuara…, por gjithnjë si një filozofi, jo thjesht si një objekt që i duhet lexuesit, transmetuesit të vlerave të tilla, që pak herë ndodh të lexohen bukur, qartë, rrjedhshëm dhe pastër.

Bastuni”, si i tillë, është jo thjesht një prozë e shkurtër. Është një e tërë në lëminë e saj të shkurtër, si formë që formon atë, që në fakt shkon më tej rrëfimit. Secili e ka një “Bastuni” të tillë, e ka një mesazh, e ka një përfjetje të fjetur në memorje, por pak-kush e ka në sitën e tillë të rrëfimit për brezat kujtesën e shfaqjen e domosdoshme të Gjyshit, për jetëgjatësinë e vetë lindjes së tij si “Bastuni” i një materie që i duhet njeriut, edhe atij që lind dhe kërkon më tej në jetë, është ai tek i cili rimësohet se gjithnjë e më shumë, kur veçojmë personin që na frymëzoi më shumë, kthehemi te gjyshi, tek kjo filozofi e jëtës, që aq mrrekullisht është prurë tek lexuesi në filozofinë evolucionare nga shkrimtari Maska.

Me tregimin “Bastuni”, shkojmë më tej që të transmetojmë se “gjyshi” në fakt është mes nesh, për të mos thënë se jemi ne, jemi e tëra , jemi vetë jeta, vetë ajo që ne fillojmë dhe mbarojmë, vetë ajo që lëmë përsipër si mbulesë e quajtur “arritje”, pra është ekzistenca që ka veshë që i dëgjojnë me të vërtetë, krahë që mbajnë gjithmonë, dashuri që nuk mbaron dhe një zemër e bërë prej ari, edhe kur ai shfaqet me mbajtësen e peshës së ikur trupore, edhe kur trupi i tij mbëhstetet mbi bastun.

Ndaj nga “Bastuni” kuptohet jeta, rritja dhe rruga drejt rritjes, rruga që u rekomandohet fëmijëve, se të jesh në gjendje të shikosh se fëmijët e tu rriten është vërtet një bekim nga lart, pasi një gjysh ka mençurinë e përvojës së gjatë dhe dashurinë e një zemre mirëkuptuese, jo aq sa të mbesim vetëm tek ky postulat, por të kuptojmë mes leximit se gjyshërit edhe tej bastunit sjellin sadopak mençuri, lumturi, ngrohtësi dhe dashuri në çdo jetë që prekin, se aty pos leximit të “Bastuni” jeta është një rreth ku vërtitet e tëra e vërteta. Ai është rrethi i jetës. Jo më kot thuhet se etërit e mëdhenj promovohen te gjyshërit, pasi gjyshërit na japin jo vetëm mençuri dhe inkurajim, por ato janë një frymëzim për ne.

Simbolika e tregimit “Ndoshta bastuni i tij, ishte dhe do te mbetet ëngjëlli më i bukur, më i mrekullueshmi i kësaj bote. Sepse ishte dhe për mua do të ngelet sa të jetë jeta Bastuni i gjyshit tim.”, brenda të gjitha normave është thelbi i asaj që lexohet e mirëfillet si lexim i tregimit të duhur, si vetë AND-ja që tenton të na sjellë autori: “Aty pashë një bastun. Thjesht një bastun. As dorën dhe as njeriun që e mbante atë. Do të jetë mbështetur pas derës dhe prandaj nuk e shoh kush është – më shkoi ndërmend atë ---çast. S’janë të pakta rastet që na ndodhin gjëra të tilla. Jo vetëm mua, por me sa di dhe shumë miqve të mi. Sigurisht këto gjëra ose fenomene nuk çfaqen në të njëjtën formë , nënkuptojmë çmënduri, dhe çmënduria është fisnikëria dhe bukuria e botës. Është A.D.N., d. m. th. Thelbi i kësaj bote, i kësaj jete. I vdekjes dhe i jetës, që në fund të fundit, është një produkt i koçentruar i tyre.”

Është AND-ja se shfaqja e bastunit rrëfen edhe tej simbolikës, se gjyshërit janë për të dashur dhe rregulluar gjërat. Aty ku kuptohet mirë se një foshnjë ka një mënyrë për të nxjerrë një njeri nga babai i tij dhe një djalë nga gjyshi i tij, dhe kjo kuptohet në këtë tregim të bukur ku një bastun nuk është thjesht një mbajtës i njeriut, as dhe ku një gjysh nuk thjesht si i moshuar, por si një gjysh që është dikush me argjend në flokët e tij dhe ar në zemër.

86 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page