top of page

BASTUNI

                                                                                       

Myslim Maska

                                  Kisha mbi pesë- gjashtë orë që punoja për studimin shkencor :  “ Neurozat e njeriut bashkëkohor”. Këtë rezume do t’a referoja të nesërmen në orën katër mbasdite në simpoziumin ndërkombëtar. Dy vitet e fundit kisha botuar një seri studimesh në revistat më prestigjioze shkencore të mjeksisë si në ato franceze, gjermane, amerikane, angleze etj. Vlerësimet qenë të jashtëzakonshme. Sigurisht, njeri jam edhe unë, gjersa të gjitha këto më dhanë krahë, më bënë aq shumë optimist, saqë iu futa me themel studimit të neurozave. Me këtë studim do të mbroja titullin shkencor: Profesor Doktor.   Pikërisht në orën dy e njëzetë minuta pas mesnate, ra zilja e portës së jashtme të shumëkatshit. Ngrihem nga kompiuteri, pak i lodhur dhe i trullosur, pse jo dhe i shqetësuar për zilen në këtë orë, duke shkuar për tek kamera e shtëpisë . Aty pashë një bastun. Thjesht një bastun. As dorën dhe as njeriun që e mbante atë. Do të jetë mbështetur pas derës dhe prandaj nuk e shoh kush është – më shkoi ndërmend atë ---çast. S’janë të pakta rastet që na ndodhin gjëra të tilla. Jo vetëm mua, por me sa di dhe shumë miqve të mi. Sigurisht këto gjëra ose fenomene nuk çfaqen në të njëjtën  formë , nënkuptojmë çmënduri, dhe çmënduria është fisnikëria dhe bukuria e botës.

Është A.D.N., d. m. th. Thelbi i kësaj bote, i kësaj jete. I vdekjes dhe i jetës, që në fund të fundit, është një produkt i koçentruar i tyre . Ç’do gjë ndodhka  brënda mëndjes së njeriut, edhe e mira edhe e keqja. Fatkeqësisht këto s’varen prej tij, por prej ca tentakulave të tmerrshme oktapodësh që të mbërthejnë e të shtrëngojnë gjer në mosmarrje fryme dhe ti do apo s’do bëhesh preh e tyre. P.sh. ti je i ri, i bukur i mënçur, ambicioz dhe plotë fantazi. Dashurohesh  me një vajzë, që për çastin të  duket një kometë vezulluese, ( saqë në çaste të caktuara, mundet të vrasësh veten për të), megjithëse mund të jetë bajgë, siç mund të jesh dhe ti ( tjetër gjë kjo), merr një kredi në bankë dhe ble një shtëpi për të gëzuar rininë tënde. Dhe pas një jave pronari të flak si një paçavure  nga puna. Dhe ti ndjehesh një hiç, një zero, një milingonë, një mosqënie e kësaj bote. Vërtitesh lartë e poshtë, majtas e djathtas dhe askush s’të jep të drejtë, as shoku, as miku, as motra dhe vëllai ( ndoshta gëzohen sipas instikteve misterioze të Inversionit), përveç nënës dhe babait. Patjetër të gjyshit dhe gjyshes. Një dhëmbje e tmerrshme, cfilitëse e kohës sonë. Ç’të bëjmë?- Kjo është bota!- Ky është njeriu, qënia më e bukur dhe më makabre e saj.  Këto janë neurozat, pikërisht këto e bëjnë njeriun të tjetërsohet, d.m.th. kur koha vrejtet dhe shpërthejnë stuhitë dhe vetëtimat të djegin dhe të çojnë tek neurozat. Dhe ti dhe unë miku im çpërbëhemi, dhe shndërrohemi jetërsisht në neuroza.

Po ç’janë neurozat në fund të fundit? – Në një fare mënyre është bastuni që shoh unë, që të them të drejtën më robëton e më trondit!...Ai nuk ekziston thjeshtë brënda meje, gjersa e  shihni edhe ju, por juve s’u bënë përshtypje… por pikërisht këto  Janë bukuria, janë mrekullia më e pakapshme e mendjes njerëzore, janë fshehtësia e nëndërgjegjes por dhe dhëmbja më therëse e  shpirtit të njeriut. Pa to njeriut do t’i dukej vetja një zero, një hiç! Neurozat janë thelbi i dhimbjes së bukurisë, dhe pa to s’ka jetë! Pavarësisht se shumë e shumë njerëz të kësaj bote, këtë nuk e dinë megjithëse e kanë brënda vetes. Ndoshta i bëjnë dhe alibi! … Pikërisht ata që vdesin bashkë me të- Ndoshta ato janë kanceri i të gjitha kohrave që vijnë… Por pa to njeriu do të ishte fillimi i fundit ose fundi i fillimit. Ajsbergët filluan të shkrijnë… Dhe unë s’mundem të bëj më shumë, sesa mundet të bëj një njeri, ndoshta dhe këtë s’e bëj mirë… Gjersa nuk di të zgjas krahun dhe në pëllëmbën time të bien asteroidet, që  bien nga të dy qiejtë e mrekullueshëm, të shpirtit tim dhe të universit,  të digjen dhe të digjemi bashkë në budallallëkun e kësaj bote absurde,  dhe të pakuptueshme. Dhe në çastin që unë nuk e di pse thashë faleminderit, kur petalet e trëndafilit të hënës ranë mbi qerpikët e syve të bukuroshes sime të ëndërrës, që të jem i sinqertë , unë asnjëherë nuk e kisha prekur atë, bukuroshen, ju betohem asnjëherë, as tek gishti i dorës, as tek cepi i buzës dhe pse qe i mbushur plotë ndjenja marramëndse, tunduese dhe ngacmuese, megjithëse ajo më kishte provokuar… Ju faleminderit shumë, nëqoftëse besoni në sinqeritetin tim.



Sepse Bastuni, nuk e di pse më vërtitet lartë e poshtë, majtas e djathtas si një yll polar vezullues. Ndoshta ai ishte dhe mbeti një simbol i jetës sime. Kushdo në këtë botë zgjedh simbolet e tij…Unë zgjodha simbolin tim. Gabim fola. Ai hyri në mënyrë krejtë të mëndafshtë brënda meje, si një mrekulli, si një idol. Unë isha një  ëngjëll  i bastunit të tij.Ndoshta bastuni i tij , ishte dhe do te mbetet ëngjëlli më i bukur , më i mrekullueshmi i  kësaj bote.  Sepse ishte dhe për mua  do të ngelet sa të jetë jeta Bastuni i gjyshit tim.   Sigurisht që më pëlqen. Sepse mirë, besoni në sinqeritetin tim, por dhe nëse më besoni, kush jam unë që më besoni kaq shumë? , ndoshta bëni gabim! Sepse, megjithëse s’më pëlqen që ta them, po ua them : Njeriu është edhe ëngjëll edhe djall. Sigurisht, nuk jam djall, por i përsosur nuk jam. Përsosëri as ka patur dhe as do të ketë.  Sepse dhe  bota dhe jeta janë një vazhdimësi e pafund, trupi, TURPI, mendimi dhe ndjenje. Përsosmëri do të thotë fund! Por fund nuk ka, gjersa , ja përsëri po bie zilja e shtëpisë dhe kjo do të thotë: Që unë jam gjallë, siç janë dhe të tjerët që më kujtojnë…Kjo, teorikisht mundet të jetë një aksiomë, por fakti që po e  dëgjoj zilen është realitet. Dhe realiteti është bota që jetojmë. Unë jam mjek. Dikush që i bie ziles së shtëpisë sime ndoshta ka nevojë për një ndihmë urgjente. Dhe nëqoftëse mjeku nuk shndërrohet dhe bëhet një me pacientin e tij, s’mundet ta shërojë kurrë… as  njeriun as këtë botë të sëmurë. Botën jo se jo as ai as dikush tjetër, kushdoqoftë ai. Edhe njeriu më i madh i kësaj bote, që nuk ka lindur, dhe nuk dihet nëse do të lindi ndonjëherë… Nuk besoj se mundet ta shërojë këtë botë. Sepse po u shërua s’ka më jetë!... Këto po mendoja, ndërsa zilja vazhdonte të binte e të binte…   Urdhëroni – iu përgjigja.     Është tepër urgjente!, të më falni që ju shqetësova në orën dy të natës. Kam një hall të madh!   S’ka gjë – i thashë, urdhëroni në katin e dytë. Dhe hapa kapakun e syrit magjik. Pas disa sekondash, doli BASTUNI. E vërtita syrin majtas dhe djathtas, asgjë. Vetëm Bastuni. Zotëria qe strukur diku, majtas ose djathtas, një zot e di, ndaj dhe nuk e shihja. Por, meqënse zëri qe tepër i njohur, megjithëse nuk e kisha identifikuar, se i kujt qe, i hapa derën, duke menduar:  Patjetër është i genit tim, megjithëse asnjëherë në jetën time s’e kam quajtur veten hipotezë apo premisë për diçka tjetër. Edhe kur kam medituar me veten, thellësisht me veten time duke e mohuar krejtësisht ndotësinë e kësaj bote  të pistë e të fëlliqur, pikërisht  këtë botë që jetojë, të mirat dhe të këqiat e saj, të them të drejtën s’e kam mësuar se si jam ndërtuar në të vërtetë. Po ç’jam unë? – Ato neurozat që çfaqen  tek miliona e miliona të sëmurë të mi? – Apo diçka tjetër që vjen nga e pakuptimta, pikërisht nga enigma e paspjegueshme ose tepër e errët e nëndërgjegjes tonë?  Ky , jam unë, ky je ti, njeriu: mrekullia dhe bukuria e botës! Ndoshta diçka tjetër, drita që ndriçon errësirën  e këtyre rrugicave , që rrugaçët e të gjitha kohrave u thyejnë llambat. Pikërisht për këtë gjë ndjehem tepër i trishtuar. Nuk e di nëse kam të drejtë apo jo? Kjo është çështje  e të gjithëve… edhe e imja edhe e jotja.   -Bastuni ulëriti: - Zotëri, më falni, ndoshta jeni pak i lodhur ( S’kam asnjë të drejtë të ndërhyjë në jetën tuaj personale, juve keni të drejtë. ),  por gjëndja është tepër urgjente! Dhe nuk është e rastësishme. Lidhje të çuditëshme, ndoshta pak absurde, mpleksen midis jush. Zotëria ju kërkon menjëherë!   -Ju të më falni, ju të më falni, dhe renda menjëherë të marrë urgjencën në celular.   -S’na bënë asnjë punë urgjenca. Vetëm ju!- vetëm ju! Zotëria është pa ndjenja në rrugë. Rrëshqiti e ra. Ju do shumë, ndaj erdha menjëherë. Më adresoi tek ju.  Renda pas tij. Por, sa dola nga porta e jashtme e pallatit, nuk pashë asgjë. Edhe bastuni m’u zhduk. Fërkova sytë.   -Ku je?-  bërtita, ku je? – Ku është zotëria? , ku je ti? - ç’ bëhet, ç’po ndodh? – Asnjë përgjigje. Po dridhesha. Leshrat e kokës m’u ngritën përpjetë. Atë çast nuk desha t’i besoja vetes. Rrugica ishte e veshur me bardhësi. Dëbora pluskonte e ndrinte si një pasqyrë marramendëse. Dhe unë ndjehesha bosh, krejtësisht bosh, sikur s’isha vetja ime, por një fragment aksidental i kësaj bote, pa ndjenja e shpirt, një shkretëtirë Saharë, dhe fatëkeqsisht nata qe pa hënë!!!   Dy kalimtarë të vonuar që më paskeshin parë dhe dëgjuar paskeshin thënë:    -Sa gjynah! – goxha burrë, fisnik duket, paska ikur i shkreti! Çfarë kërkon kur këtu, rreth e rrrotull nuk ka asgjë.  Kohë të vështira zotëri! Kohë të vështira!  Jo çdo njeri i sheh të gjitha gjërat e bukura dhe të tmerrshme të kësaj bote- tha njëri . Kushedi s’e ç’sheh, punë e tij.- tha tjetri. Vërtetë, ata nuk e shihnin atë që shihja unë. Dhe kishin të drejtë. Në çastin që ata u larguan, nga veranda e shtëpisë time, zbritën fluturimthi të dy papagajtë, Diva dhe Maestro. Nuk e di se si dolën nga telat e ngushtë të kafazit, punë e tyre. Por në çastin që unë pata dhimbjen më të madhe të jetës time  dhe ata m’u gjendën pranë, kur askush tjetër nuk m’u gjend, ata erdhën duke më ngritur në të dy krahët, dhe më  ulën përballë kompiuterit dhe pas pak u  futën prapë në kafaz. Moj DIVA DHE TI MAESTRO, po unë, dua dritën, dhe pikërisht juve jeni mrekullia e dritës ato xixëllonjat që nxjerr mëndja njerëzore. Dhe shpirti im. Nëpër flatrat tuaja vetëtinë shpirti dhe mëndja ime. Dhe meqënse unë jam pjesë e kësaj bote , përse të mos jeni edhe ju pjesë e saj?... Dhe jeni, gjersa e ndjejmë dhe e kuptojmë njëri tjetrin, gjersa ju më ulët para kompiuterit, i shkrova të gjitha dhe mbi të dy parakrahët mbështeta kokën. S’mund të them saktësisht sa kohë kish kaluar, pesë, dhjetë, apo njëzetë minuta   , kur ndjeva që dikush më përkëdheli e më puthi flokët, më uroi për titullin shkencor duke më thënë: Këtë gjë desha ta bëja  unë, por s’e bëra dot!  Le të bëjmë një gjë të mirë në këtë botë. Shënja jemi, shënja do të ngelemi. Të faleminderit, dhe si atëherë kur isha i vogël më shpupurisi flokët me dashuri… U zgjova, ndoshta isha gjysmë zgjuar, të them të drejtën isha shumë i hutuar, kur pashë gjyshin me BASTUN. Ktheu kokën, më përshëndeti me dorë, dhe në çastin që unë u ngrita vetëtimthi ta përqafoja, se më kishte marrë malli shumë, Ai sesi doli nga dera që ishte e mbyllur me kyç…  




935 views3 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page