top of page

Bashkim Saliasi: TROKITJE NË SHPIRT, TREGIME TË AUTORIT TEODOR LAÇO



Përjetime


I zhytur në gjendjen emocionale, dhe vet nuk po arrija të kuptoja, si mundet që autori tregimeve, Teodor Laço kishte arritur të takonte në rrugët e Madridit “firarin”, i cili kishte mbi 50 vjet, që kishte humbur çdo gjurmë.

Një zile telefoni zgjoi te gruaja ndjenjën e alarmit.

-Kape, - më thotë se dikush po të kërkon.!

-Lëre, se ai që ka nevojë nuk çon zile, por bënë telefonatë…

Tregimin që po lexoja bënte fjalë për një malsor, i cili si rezultat i gjaksisë detyrohet të braktis trojet e veta dhe të largohet nga sytë këmbët vetëm e vetëm që të shpëtonte kokën. Shkrimtari që shkruan tregimin “firari” viziton qytetin e Madridit dhe fare rastësisht takon “poetin” spanjoll dhe nëpërmjet tij, në mbrëmje i mundësohet takimi me Franin, i cili kishte mbi 50 vjet që ishte larguar nga Shqipëria dhe gjendej i vetëm në rrugët e Madridit.

Takimi shkrimtarit me Franin ishte sa mbresëlënës aq dhe interesant. Një “humbës” prej kaq vitesh arrin të rrëfehet për bëmët e tij. Nuk thonë kotë; - “qeveria e kap lepurin me qerre”.

Shkrimtari arrin të na përshkruaj tregimin e Franit me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme në dialektin gegërishtë në të cilën figurat letrare që përdoren flasin për artin e të treguarit të autorit, ku spikatin virtytet e popullit tonë, se ne nuk të biem në qafë, ama po na re të heqim qafe, si kundr veproi Frani me gjaksin e vetë që i nguli thikën para se ta vriste.

Në tregimin e tij autori nxjerr në pah ndjenjën e të qenurit njeri.

Si poeti spanjoll dhe Frani e siguronin mbijetesën duke lypur, përsëri ruajnë njerzillëkun. Xhesti poetit spanjoll që i jep Franit kanaçen dhe ky, pasi e pi e, shtyp me këmbë dhe ia kthen prap “poetit”. Forca e zakonit.

Frani që kishte 50 vjet që bluante brenda vehtes brengën e arratisjes “shpërthen” dhe i tregon shkrimtarit krejt vuajtjet e tij. Në këto tregime Teodori tregon realitetin që ekziston edhe sot në ditët tona, ku në emisionin; -ku je?! Ka plot raste të braktisjes së familjes dhe humbjen e sensit të qenurit njeri.

Se kuptoj përse ku emision i zhvilluar nga gazetarja Aida Shtino u mbyll dhe nuk jepet më?! Shumë emigrant, të cilët u larguan pas viteve ’90, për shkak se qeveritë që na drejtojnë nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët pozitë-opozitë dhe ne shqiptarët të lëvizim lirshëm si gjithë popujtë e tjerë të europës.

Në tregimin “Kthimi amerikanve”, Teodor Laço tregon me një penë të hollë, se emigrant Kosta, që e thërrisnin me nofkën Çalli, i cili ruante pasaportën që në rastin më të parë të kthehej në Amerikë pas pushimit të luftës, por një gjë e tillë ishte e pamundur. Ai nuk ndenji duar kryq, por ju shtrua punës dhe nuk hëngri lekët e kurbetit, por e shtoi pasurinë.

Çalli në kurbet kishte mësuar plot gjëra dhe ishte bërë i mençur. Zgjursia e fituar bënte që të vinte në lojë dhe mos ta kuptoje. Serioziteti i tij bëri që një ditë të më vinte në lojë edhe mua, - tregon autori.

-Paske kollare të bukur, o!, - më tha me seriozitet. Unë u përskuqa, duke e parandjer se “bukuria” e tij do t’i paraprinte ngulitjes së thumbave. Dhe nuk mënoi gjatë. - “Edhe e bukur, edhe të shërbeka si pecetë për të fshirë buzët. Goxha gjë, - shtoi, duke tundur bishtin që varej” …

Kur baxhanaku i tij Fan Z., me një djallëzi të lindur, që në Amerikë i qe shëndërruar në natyrë të dytë, nuk lodhej së këmbënguluri për “gjindjen” në Shqipëri! Çalli më në fund u dorzua. Ai vendosi që t’i dërgonte një fotografi në natyrë. Thimi, fotografi i Dardhës, i bëri një fotografi hipur mbi një gomar, ku Çalli shtërngonte frerin e tij dhe rrinte goxha kapardisur, siç ia donte gjendja e re, veshur amerikançe, por me kilota shajaku dhe triko leshi.

Prapa fotografisë bëri shënimin; “I dashur baxho, ky që është sipër, jam unë!” si përfundim Fran Z. kthehet në Shqipëri. Duke parë “gjëndjen”, në të cilën ndodhej vendi ynë mbas gjashtë muajësh, iu vërvit baxhanakut.

-Po, ti, bre ziliqar i madh paske qënë! Si s’më shkrojte dy fjalë për gjëndjen?

Apo u gremisa unë, tërë bota të grmiset? Ta dija kështu më mirë thyeja këmbët se vija!

-Çfaj kam unë se zotrote nuk ke hundë? - ia ktheu Çalli.

-A s’ta dërgova fotografinë hipur mbi gomar?

-Nuk nuhate ç’kuptim kishin ato fjalë “ky që është sipër, jam unë?...

Figura letrare që përdor Teodori flasin për zgjuarsinë e popullit tonë dhe talentin e shkrimtarit, që i jep nëpërmjet personazhit, Çalli. Në të gjitha tregimet e shkruara nga autori spikat ndjenja e të qenurit gju më gju me popullin, atje ku gjenden thesaret e letërsisë, që bëjnë fjalë për trokitjet që ndjen njeriu në shpirt për të qenë i lirë dhe ta jetoj jetën si të vijë.

Në tregimin “Një burrë dorëlëshuar”, shkrimtari flet për zgjuarsinë e djemve që t’i ngrinin Karajanit një kurth, nga ato djallëzit që nxisin sedrën. E patën provuar dikur me Gjolekën dhe nuk kishin dal huq. Ndonse asnjëri nuk i tregonte paratë dhe jo vetëm për t’i mbetur besnik urtësisë së vjetër, që parat dhe gjynahet nuk rrëfehen, por ca më shumë për të shpëtuar nga makuteria e farefisit, prapë se prapë fshati që dukej, s’donte kallaus.

Por, Karajani dinte ku i prishte paratë, se për të e kishte mësuar jeta. Sidomos me gratë. Në tregimin “Shtrati”, me një gjuhë të thjeshtë autori tregon realitetin që ndodh në jetën e njeriut, i cili pas gjithë atyre “mëkateve”, që ka bërë është i detyruar ta shesë se e kanë lënë forcat dhe kanë shteruar energjitë.

Autori në tregimet e tij alternon dy kohë, që secila ka të mirat dhe të këqijat e saj.

Në tregimin “Vdekja në prehër” në dialogun që zhvillon me gruan, që i ka vdekur burri para disa vitesh, nga mos ardhja në kohë e po këtij mjeku.

- Sa shpejtë erdhët sot…-foli gruaja

- Të lutem, pusho! Unë duhet të përqëndrohem.

- Kurse asaj nate… mezi u bëtë të gjallë, - tha ajo, pa e dëgjuar.

- Mars ka qënë, si sonte, binte shi me gjyma.

- “Kushedi ç’i kujtohet kësaj”, mendoi ai.

- Jam fqinja, në apartamentin përbri.

- Ky s’ka njeri?

- Plaka i vdiq para dy vjetësh. Një vajzë e ka në Amerikë, me llotari. Tjetra është në Sarandë…

- Zonjë… mos më ngatërroni me dikë tjetër? – tha ai.

- Si mund të ngatërroj njeriun që i mbylli sytë tim shoqi?! – tha ajo.

- Ju lutesha e thoshja vazhdimisht ma shpëtoni, është vetëm vajzë dy vjeç…

- Ishte ai Marsi frikshëm i ’97-ës, zonjë, askush nuk guxonte të dilte natën…

- E di, tha gruaja, - të ikte koka kot më kot. Po mjeku… duhet të guxojë.

- Me fatin nuk luhet.

Sa domethënse janë fjalët e njeriut që di të falë dhe të falenderojë për mirësitë dhe pengesat që i dalin njeriut dhe nuk gjenë forcë që të rrezikojë qoftë edhe jetën e tij.

Në të gjitha tregimet që na sjell autori përshkruhen me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme mesazhet që përcjell dhe ndriçojnë mendjet e njerëzve që edhe në situate të vështira dinë të përballojnë, kur lexojnë dhe përballojnë jetën ashtu si t’u vijë me të mirat dhe të këqia e kësaj bote jallane.

Nga leximi i tregimeve të autorit Teodor Laço në mendje më ka mbetur tregimi me titull “E jashtëzakonshmja e zakonshme”.

Jeta nuk veçse një ëndërr që duhet jetuar me të mirat dhe të këqiat e saj.

Ja një dialog nga ky tregim;

Në esfel. Shyqyr u qërua një hale! – tha.

I ratë pikës. Po… për varrimin si do bëjmë? – pyeti mësuesi.

 Le ta përcjellin qentë.

Në këtë tregim dalin në pah personazhe të cilët u ngritën në detyrë në saj të servilizmit dhe që ruanin mëllfe karshi bashkëfshatarëve të tyre që gjatë jetës  kishin gëzuar pasuni të madhe. Njerëz pashpirt që dhe në varr nuk të dërgojnë.

Por, nga ana tjetër karakteri i fortë i gruas bënë që tu tregoj këtyre njerëzve, që ju mund të jeni në çfarë do lloji posti, por vetëm njerëz me shpirt njerëzor, nuk jeni.

Kemi porosi nga lartë të të ngushëllojmë, tha me gjysëm zëri Kryetari Këshillit.

Mos e lodhni veten. Për zotrinë tuaj, si djalë i ri, kam vetëm një lutje. Kur të shikoni që oxhaku im nuk tymos më, dijeni se kam vdekur. Mos më lini pa kallur në dhe - pranë timshoqi. Mesazhi është i qartë, se çdo të bëni do ua bëjnë.

Sa bukur shprehet autori; - se në studjon time, brenda atmosferës plot gëzime e mundime, krijimi i një tregimi vjen ashtu si stina e pranverës. Si një gurgullim ujrash, si një buthtim sythesh, si shpërthimi i blerimit…

Tregimet zgjojnë njëri-tjetrin.


                                                                          Tiranë/ 07/01/2026


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page