top of page

BALETI POLITIK I AKADEMIK - ISA MUSTAFA...!


Reshat Nurboja

Shkruan: Reshat Nurboja



Njeriu, mund të ia ka inati e edhe të mos ta respekton akademik Isa Mustafa, por duhet pranuar se aktualisht është mjeshtri më i mirë i kombinaconeve politike...!

Fillimisht, me mjeshtri e shfrytëzoi popullaritetin momental të Vjosa Osmanit dhe e vendosi bartëse të listës zgjedhore... Pas rezultateve të zgjedhjeve e eliminoi me mjeshtri nga "super liga e partisë" duke ia pamundësuar pozitat në qeveri në të cilat do të mundej të fuqizohet edhe më shumë politikisht...

Pozitat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe atë të Drejtësisë ia la LVV ashtu, që Vjosa Osmanit nuk i la mundësi të zgjedhë, por e detyroi të merr apo ta lenë të vetmen pozitë që i ka mbetur, pozita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës...

Ky veprim artistik e politik sikurse piruetat në balet, piknisjen e kishin në këmbënguljen e Isa Mustafës që të përzgjedhë i pari në ndarjen e ministrive...Përzgjedhjen e filloi me Ministrinë e Brendshme, i vetëdijshëm dhe më se i sigurt, se LVV, pashmangshëm si i dyti në përzgjedhje do të zgjedhë Ministrinë e Jashtme e kështu me radhë, duke e lenë pa e përzgjedhur as Ministrinë e Drejtësisë që e kishte mundësinë ta përzgjedhë në ruandin e dytë, me të vetmin qellim për ta eliminuar Vjosa Osmanin nga pozita e lidershipit partiak...!

Isa Mustafa, është i vetmi njeri aktualisht në Kosovë që nuk e koncepton dhe zbaton politiken "Tu pa tu bo"

Isa Mustafa në të gjitha këto matematikat e tija, e ka një fat të keq, sepse për kundershtarë e pengesë të vetme. populli ia ka perzgjedhë dhe ia ka verë përballë Albin Kurtin, të vetmin njeri që mund ta pengoi e të mos e lejoj Isa Mustafen ta plotësoi mozaikun e tij n tërsi, ashtu siq, vetë e ka ideuar, konceptuar e plasuar në tregun politik muaj e muaj para zgjedhjeve....!


69 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page