„Babushi!“.
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 27, 2022
- 3 min read

Në shenjë kujtimi për Prof Dr Murat Gecaj
Sepse zogu i dhimbjes dhe mallit, i respektit dhe krenarisë ende fishkëllen pas telave të nxehtë të mandolinës së shkollës që e edukoi, dhe pështjell me duhin e saj Pranvera. E duhi i katër simbolikave ende rrëkëllen gdhënjkën e parë të rakisë në mjediset e pasme të Muzeut Kombëtar të Tiranës, aty ku bnë vitet e pensionimit e shihje gjithnjë në pritje e përcjellje të miqve e shokëve të tij në të katër anët e Rruzullit. Në këto vite riteshin mes thjeshtësisë së tij gjithnjë emë shumë të dy arsyet e cituara. Të dy arsyet me Pranverën ( e donte shumë) dhe gdhënjkën (me të ndante respektin ndaj miqve) e strukur në memorje kanë rastin të shpërthejnë vrullshëm në mijëra pyetje. Po heshtin… dhe s'mund të heshtin. A do të këndojë më ëmbël sokoli i vrullshëm e Tropojës? Dhe përgjigjja nuk vonohet. Zogu i Bjeshkës dhe 'bisha e përshtatshme' për të lodhur timbrin e njohur ndër vite shtrihen për të vuajtur. Vujatje që pasojnë fëmijërinë e një talenti me të cilin jeta dhe tërë ajo që e shoqëroi mbajtën gjallë shkrimin, zellin, gjuhën, vlerat, traditat, kulturën, respektin, memorjet dhe kujtesat, trashëgimininë e mbi të gjitha përjetësimin e miqve, penave, studentëve dhe pedagogëve me të cilët u rrit dhe u lartësua deri në pavdekësi Prof. Dr. Murat Gecaj.
E në këtë pavdekësi ai udhëtoi me arsimin, edukimin, vlerën që të jep auditori duke mos harruar se në tërë këtë thjeshtësi, gjallëri dhe pastërti i jepte edhe vetë humori i tij i thjeshtë dhe i mprehtë, ndaj të gjithë e quanin me respektin sublim „Babushi!“.
„Babushi!“. U ngrit nga gjenerata energjike, dhe me vrullin e vetë, talentin e tij ai shkriu të gjitha 'borërat' e acarta të jetës, me të cilat u shoqërua që nga fëmijëria. Ishte kjo borë e nuhatur mirë, dhe me këtë nuhatje ai eci përpara në rrugët që i kishte fiksuar me dije, njohuri dhe zgjuarsi. Në borën e nuhatur e të derdhur në majë të gjuhës së viteve që e rritën, edukuan dhe e bënë një emër të ndjeshëm tek „Mësuesi“ ai gjeti tërë atë frymëzim të pastër bardhëborë që të shkruante e të shkruante për qindra e qindra vetë. Dhe Ai, pra Prof Dr Murat Gecaj mbeti përjetësisht memorjeve tona i qetë, i dashur dhe i sinqertë:
Babushit
Ishte një njeri i qetë
buzëqeshjet ishin të rralla
shenja dashurie, respekti, vlere,
megjithatë shpirti i tij mban gjallë ende mes nesh
mirësinë e tij,
cilësinë e tij,
inteligjencën e tij të fshehur
mes qindra fletë librash dhe kujtimesh.
Unë mund ta shoh atë me faqoren e tij të vogël
libra në dorën e djathtë
një stilolaps në të majtën e tij
duke bërë shënimet e ditës
në bibliotekën e tij të mendjes
ai do të shikonte miqtë se si e kujtojnë sot
dhe do të shkruante, falenderimet, përgjigjet
shkrimet, reportazhet,
njëri pas tjetrit
ai i kishte mbijetuar disa sulmeve në zemër
hapi i fundit hakmarrës i trupit ishte i pafalshëm
dhe përfundimisht e lodhi atë
miku im,
i Juaji
i të gjithëve,
në krah të shkrimtarit Viron Kona,
kishte mishëruar një aspekt të viteve të tij të hershme
dhuntia e tij për librin
të cilën e zbulova pa e ditur
në një takim të thjeshtë në Tiranë
në orët e para të një mëngjesi të buzëqeshur.
E dëgjova që thërriste emrat e miqve nga thethësia e blusë
Unë i marr si shenjë falenderimi Hyjnor që një ditë të mirë
ne do të (ri)ndajmë dashurinë tonë për shkrimin
tek „Fjala e Lirë“.
Yorumlar