Babaj vuan
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Aug 6, 2020
- 2 min read
“LAMTUMIRA E FUNDIT”
Ismail Kadare
Kurora dhe kurora pa mbarim,
Kurora gjithë lule, gjithë yje;
Dhe sytë të përlotur me trishtim
Dhe pamje e rëndë zije.
O shokë! Për të fundit herë sot,
Babanë po përcjell turm’ e pasosur
Me dhembje të kulluar e me lot,
Me zemër të plagosur.
Dhe ja tani, mes heshtjes, në eter,
Një zë i njohur, qartë po dëgjohet.
Në emër tonë sot, shoku Enver,
Përpara tij betohet.
Në gjysmë shtizë flamurët era tund,
Gjëmime topash ndihen në hapësirë;
I jep Stalinit turma e pafund,
Të fundit lamtumirë.
Pra, lamtumirë mik i madh, babà!
Çdo zemër i thotë sot lamtumirë.
Së bashku me Leninin krah për krah
Ay ka për t’u shtrirë.
Pushon tashti Ay në qetësi,
Por, jo! Ay nuk vdiq! Vazhdon të rrojë!
Dhe fjal’ e tij e urtë përsëri
Përpara do na çojë!
5 Mars 1953
“Letërsia jonë”, nr. 3, muaji prill, 1953, faqe 40.
PRANVERA DHE STALINI
Ismail Kadare
Lulet po çelin ne fushat e blera.
Qielli çpaloset i kalter pa fund.
Erdhi pranvera dhe embel fryn era,
Gjethet e njoma lekund.
Erdhi pranvera!
Ne pyll te bleruar
Buzes se lumit un’ prape shetis;
Por kete here perse i trishtuar
Valle pranveren sodis?
Avull i kalter kudo.
Pranvere.
Toka ne fllade prej lulesh po qesh.
Erdhi pranvera por o, kete here,
Ati nuk ndodhet mes nesh.
Tufa me lule, qe mbaj un’ ne duar
Vdekjen e tij me kujton perseri.
O, keto lule shikoj i trishtuar
Lule per bustin e tij.
Shpesh nga Kremlini
Ay kish kundruar
Pranveren e bukur me lule e blerim.
Hapur dritarja.
Çibuku ne duar
Nxirrte nje dridheze tym.
T’ ardhmen mendonte si diell te qarte
Qe nga Uralet e gjer ne Ballkan;
Stepa te blera nen diellin e arte,
Planin e madh Stalinian.
Dhe nga dritarja e gjere e ndritur,
Ku ne mendime kish rene Ay,
Ndoshta Iliçi q’andej ka thethitur Ajrin e majit te ri.
Mjegulla fushes noton dalngadale,
Erdhi pranvera, na erdh perseri,
Por ne dritare tashti nuk ka dale
Prap’ i menduar Ay.
O shoku Stalin, a esht’ e vertete
Qe pranveren s’e ndjeni Ju me?
Krahas Iliçit i shtrire, i qete,
Duket Ay sikur fle.
Por pareveren me drita dhe yje
Te komunizmit kish njohur
Ay, Kopshtet, uzinat dhe brezat me pyje,
Mbjellur nga dora e tij.
Flasin per te ne çdo koh’ e pranvere
Lulet qe çelin me gaz pasketaj,
Doni i qete dhe Vollga e gjere,
Dritat ne brigjet e saj.
Vendesh te mija ku flladi perhere
Endet mbi detin e kalter jugor,
Flet per Stalinin çdo lule pranvere
Flet çdo agim pranveror.
Erdhi pranvera dhe prape ne mendime
Buzes se lumit shetis ne agim.
Erdhi pranvera dhe zemra ime
Mbushur serish frymezim.
Fry permbi fushat me lule, o ere;
Kenget e mija i merr ti ne gji;
Kenge te reja ne cdo parevere
Stalin do thur un’ per Ty!
Ismail Kadare: “Frymëzimet djaloshare” Ndërmarja Shtetërore e Botimeve, Tiranë 1954. Faqet 23-24 dhe 25.
Babaj vuan
Ismail Kadare
Përpara megafonit n’errësirë,
një turmë e heshtur njerëzish po pret.
Dhe llampat tund kjo erë, er’ e ngrirë
dhe një e ngjethur të rrëshqet.
Ja njerëzit përshpërisin me ngadalë
Një perd e errët natës seç i ra.
… Hemoragji e rëndë cerebrale
Mungesë oksigjeni Ai ka …
Pushon tashti Ay në qetësi
Por, jo Stalini s’vdiq, vazhdon të rrojë
Dhe fjal e tij e urtë përsëri
Përpara do na çojë!
Ismail Kadare: “Frymëzimet djaloshare” Ndërmarja Shtetërore e Botimeve, Tiranë 1954. Faqet 20 - 21.
Comments