top of page

AT GJERGJ FISHTËS


AT GJERGJ FISHTA

AT  GJERGJ  FISHTËS !      IN memoriam   *

         (poezi)

Nga  Përparim   Hysi

Po të falem AT i SHENJTË PO të bie në gjumë,i ngrati, Se këndove me lahutë Trimërinë me derte FRATI!

Kush fytyrën engjëllore Masakrisht ta nëpërkëmbi Eh, ç'shëmti dhe sa mizore Edhe varrin , ty ta nëmi.

Ti,LAHUTË e gjallë MALCIE Që lëshove zë kushtrimi APOSTUL i Madh SHQIPËRIE Humbe se sundoi "shëmtimi".

Ti e mbrojte SHQIPËRINË Në PARIS e  në NEWJORK Por"shëmtimi" në harrim Dhe për varr asnjë copë tokë!!!

E kërkova varrin tënd Dhe s'e gjeta asgjëkund Por të gjeja në çdo"kuvënd" Nëpër vargje me lahutë.

Andaj falem para teje Tesh që erdh DEMOKRACIA APOSTUL I SHQIPTARIZMIT Ti je NDERI!  MADHËSHTIA!

80- vjet ke në amshim 2020 asht bash për ty. Shkoi"shëmtimi" në greminë Për ne gjallë, për krejt SHQIPËRI.

*Ka lindur më 23 tetor 1871 dhe ka ndërruar jetë më 30 dhjetor 1940.

                                    Tiranë,29 dhjetor 2019


15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page