Heshtje
Astrit Lulushi
Fjala e folur, Poema e shkruar, thuhet se janë mishërim i njeriut. Çfarëdo morali dhe inteligjence; durimi, këmbëngulje, besnikërie, mprehtësie, zgjuarsie, energjie; shprehen me një fjalë; çfarëdo Fuqie që ka njeriu në të, do të jetë e shkruar në Punën që ai bën. Të punosh është të provosh veten kundër Natyrës. Kështu ka qenë.
Aq shumë virtyt dhe aftësi gjejmë tek njeriu për t'u harmonizuar me ligjet e pandryshueshme, gjithnjë të vërteta; të bashkëpunojë me to; por, përparon dhe nuk përparon. Natyra gjen diçka që i kundërvihet; 'Forca' është kotësi. Një njeri që mund të ketë sukses mbetet njeri. Sa i pëlqen dikush të shohë figurën trupmadh të këtij njeriu me lëkurë të trashë, në dukje të errët, pothuajse nuk kupton asgjë nga praktika, përballë një drite.
Njeriu i zgjuar i Teorisë, i pajisur me logjikë të qartë është i aftë për të zënë vend kudo; është aq i lehtë në lëvizje, i pastër në të folur, me harkun e tij të përkulur dhe plot me shigjeta-argumente, - me siguri do ta godasë qendrën, do të trasfikojë kudo thelbin e çështjes; të triumfojë kudo, pasi dëshmon se me njohuritë që ka duhet të bëjë diçka. Për habinë e të gjithve, rezulton më së shpeshti Jo.
Prakticiteti me vetulla, me thembra të trasha, i errët, pa logjikë, kryesisht në heshtje, aty-këtu me një ulërimë a rënkim të ulët, ka në vete atë që kapërcen çdo logjikë, një përputhje me të pathënën. E folura, e cila shtrihet në krye, si një film sipërfaqësor, ose lëkurë e jashtme, është e tij ose nuk është e tij: por është e bëshme. Kur i grumbullohen vështirësitë, tërhiqet i heshtur, në privatësi të përsosur dhe ulet të kuptojë problemin. Romakët e lashtë nuk mund të flisnin, për shumë shekuj: - ndërsa bota ishte e tyre; dhe kaq shumë greke që flisnin, të gjitha logjikat e tyre ishin zhytura dhe shfuqizuara. Logjika- shigjeta, se si ata shikonin kot nga fakte të turbullta me lëkurë të trashë; Fakte për t'u rrënuar vetëm nga vrulli i vërtetë e thënieve. Një heshtje madhështore ajo e romakëve, a nuk ishte ajo e perëndive? Edhe padituria, që mund të rrijë në heshtje, sa e respektueshme është në krahasim me “të flasësh kot”. 'Talenti i heshtjes' është Nderimi i madh atij që Eposi na jep një Iliadë melodioze me heksametra; që i ka qëndruar kohëve; jo një Sham-Iliadë. Por një nder akoma më i madh, nëse Eposi i tij është një Perandori e fuqishme e ndërtuar ngadalë së bashku, një Seri e fuqishme Veprash Heroike, një Pushtim i fuqishëm mbi Kaosin; të cilën Epika 'Meloditë e Përjetshme' e ka informuar dhe duhet ta ketë, siç e kanë kënduar ata vetë. Nuk ka asnjë gabim që Epika e fundi është më e madhe se fjalët. Veprat kanë një jetë të tillë të heshtur, por të pamohueshme, dhe rriten si pemët frutore; popullojnë zbrazëtinë e kohës dhe e bëjnë atë të gjelbër dhe të denjë. Pse dushku duhet të provojë logjikisht se duhet të rritet dhe do të rritet. Mbilleni, provojeni; çfarë dhuntie të asimilimit dhe sekretimit të kujdesshëm të matur ka, të përparimit dhe rezistencës, të forcës për t'u rritur. Ju qëndroni të heshtur, mosbesues, si mbi një plaçkë që kufizohet me Pafundësinë. Letërsitë në modë të njeriut janë të pashembullta. Profecia e fatit është përmbushur; Shqisa e të folur nuk është pothuajse asgjë, nëntë të dhjetat e saj janë marrëzi të dukshme: por ndjenja e pathënë, ndjenja e tij e brendshme e heshtur për atë që është e vërtetë, çfarë pajtohet me faktin, çfarë është e realizueshme dhe çfarë Jo, - kjo kërkon shokun e saj në botë, Heshtjen.
Toka
Astrit Lulushi
Njerëzit flasin për 'shitje' të tokës. Toka dhe gjërat akoma më të çmueshme, në një botë të tillë tregtare, duhet të paraqiten në treg për atë që sjellin, dhe të "shiten": por nocioni i "shitjes" për disa para, është qesharak. Ndoshta do vijë një ditë kur qeveria të na shesë edhe ajrin; ujin e pijshëm dhe ujin e detit po se po. Ne blejmë atë që është e shitshme, asgjë më shumë nuk mund të blihet, thonë autoritetet që gëzojnë të drejtat e pronësisë të gjithëçkaje.
Toka u përket këtyre dyve: Zotit; dhe të gjithë Fëmijëve të Tij Njerëzve, që kanë punuar, punojnë, ose do të punojnë në të. Asnjë brez njerëzish nuk mund ta shesë tokën me ndonjë parim tjetër: nuk është pronë e asnjë brezi, por e të gjithë brezave të kaluar, të tashëm dhe të ardhshëm.
Dëgjojmë të thuhet: “Toka e ndonjë vendi, nuk vlen asgjë, përveç punës që i është dhënë”. Kjo, nuk është e saktë. Hapësira më e keqe e një kombi të tërë, me të gjitha zakonet, rregullimet, aftësitë, me çdo gjë nuk mund të hiqet, papritmas të marrë krahët dhe të ikë. Me shpejtësi, brenda ditës a vitit, ky komb, me talentet e tij të shumëfishta të lërimit, minierave, rrugëve dhe trafikut, do të sillte një vlerë të bukur. Nga ana tjetër, a mendoni se çfarë mund të kishte bërë me veten një komb nëse thjesht nuk do të kishte tokë? I kotë i gjithë talenti dhe çdo gjë tjetër; nuk ka vend në tokë për këtë komb; do t'i duhet të vazhdojë të rri pezull në krahë, duke bërtitur me dëshpërim andej-këtej; dhe të humbasë pjesë-pjesë; duke u varrosur, deri në shpirtin e fundit të tij,
Ah po, dheu, me ose pa plugim, është dhuratë e Zotit. Tokat e të gjitha vendeve i përkasin gjithnjë, në një shkallë shumë të konsiderueshme, Krijuesit.
Çfarë do që të thuash;
Psikoanaliza përshkon thuajse çdo tregim të shkrimtares Alda Taçe Shpata.
Nga një rreze lind tundimi dhe shpresa, dhe kur e mbështjellim na duket se sa pak na ngroh. Ajo nuk është e gjitha, diku thyhet a pengohet.Vetëm drita nuk mjafton, kemi nevojë edhe për humanizëm. Dashuri e vonuar apo që ende nuk ka ardhur. Dhe nga kjo lind shpresa që ëndrra të mos shuhet a të barazohet me të gjitha vegimet e tjera. Kjo të bën të dashurosh, por edhe të shkruash; herë fsheshur, herë të presësh. (NGULMUESHËM)
***
Për herë të parë vetëm, dhe priti të mësohej, për të marë të gjitha efektet. Dhe hyri mes turmës ku jeta mund të mos ishte e saj, por
dukej e sigurt mes britmave. Nga vetmija, ndoshta do të kishte fituar më shumë.
(E NJOHA!).
***
Njeriu, sado mosbesues, e ruan një afrimitet me Zotin, kërkon edhe t’i ngjajë, pa llogaritur pasojat. Sepse, kur ende nuk kishim një Jezus e Mohamed, ne, banorët e gadishullit jug-lindor të Evropës, kemi në memorjen kolektive një Zot a Zeus, i cili kur kryente paudhësi futej mes njerëzve merrte pamjen e një kafshe të hijëshme (kryesish lopë), për të gënjyer viktimat; ngjyra e kuqe e kësaj strukture ka mbetur si gjurmë nga koha e diktaturës.
STRUKTURË E KUQE
Me tregimet e Aldës mbetesh i mahnitur. Nën këto efekte jam unē.
Comments