Armand Zoga: "Ndërroi jetë"
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 hours ago
- 2 min read

(reflektim)
Gjithmonë më ka bërë përshtypje kjo shprehje e lashtë morti, që përdoret edhe sot por që kumtin ja kemi humbur duke e përdorur në mënyrë të pa vetëdijshme. Në fakt, duke hulumtuar më thellë, kuptova se, të parët tanë, kanë pasur shumë njohuri të kodifikuara, që për arsye të ndryshme, janë trashëguar në forma si kjo e më sipërmja. Do të mundohem që, duke gërvishtur petkun e dukshëm, të prek thelbin e shprehjes “Ndërroi jetë”.
Nëse e zbërthejmë fjalë për fjalë, do të thotë që e la këtë jetë the iku , u largua, për të filluar një jetë tjetër. Por pyetja që lind është se kush iku kur sharka, trupi, është prezente, pa jetë, gati ti kthehet tokës dhe ku iku, ku gëlon ajo jetë që zëvendëson atë që sapo mbaroi. Kush është ai që me prezencën e vet i jep jetë trupit dhe me ikjen e tij e bën pa jetë.
Kumti i parë më dërgon në një monopat, në pamje të parë të dyzuar; iku, por trupin e la këtu. Pra ai që iku (kujtojmë që në momentin kur thuhet ndërroi jetë shoqërohet me “dha shpirt”) është shpirti i cili mbasi mbaron së përdoruri resurset e trupit ikën, trupi e dha shpirtin që i jepte jetë për tu kthyer në ambjentin e tij natyral. Duke u thelluar edhe më tej, rezulton që shpirti është ai që ndërron jetë, pra për të është normale që pasi ka ardhur nga një jetë para rendëse, rrugëton në jetën e ardhëshme, si rrjedhim, rezultantja është që shpirti është i përjetshëm dhe këto ndërrime jete janë eksperienca si vitet e shkollës në sistemin tonë ku nëse ke mësuar dhe ke nxënë atë që duhet në nivelin ku je ecën përpara e nëse jo, rivjen në të njëjtin nivel, deri sa të bësh organikisht tëndin kumtin e tij, duke u përgatitur për nivelin tjetër të evoluimit.
Si rrjedhojë e këtij , nëse ne jemi shpirti dhe jo trupi dhe për më tepër një shpirt i përjetshëm, a nuk është e pa logjikshme ti japim më shumë rëndësi trupit, formës së përkohëshme duke nënvlerësuar thelbin e asaj që në fakt jemi?!
Duke u thelluar më tej në frazë-mortin “ Ndërroi jetë “ besoj se të parët tanë e kishin të kodifikuar njohurinë e tyre jo vetëm nëpërmjet simboleve por edhe nëpërmjet frazave të thjeshta në dukje, me një njohuri të pafundme brenda tyre, e cila atë mot ishte e natyrshme që dihej nga të gjithë e më pas humbi kumtin, duke u ruajtur thjeshtë si frazë.
E tillë është edhe fraza e vjetër : “ Ndërroi jetë “









Comments