Arjana Fetahu Gaba: Sa herë të kam thënë lamtumirë...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 16
- 2 min read

Sa herë të kam thënë lamtumirë...
Sa herë të kam thënë lamtumirë...
Një shi i rrëmbyer litarë litarë,
për dreq s’po ndal që nuk po ndal!
Megjithatë nuk është ky shkaku,
që unë në rrugë s’dua të dal.
Kam qejf të rri në folenë time,
dhe prap s’po bëj rehat.
Kam një gërryerje si acidi,
këto kohë thellë në stomak.
Dhe nuk më bëhet të shikoj,
vetveten në pasqyrë.
Në tru ca zëra më gumëzhijnë,
nga ky ambient i ndyrë.
Një lloj mërzitje ndjej më shpesh,
(Asnjë mërzitje s’është pa shkak ).
Me paradoksët jam në luftë,
t’i djeg në një oxhak.
Por kjo e sotmja qënka ndryshe,
diçka ti vrave, vrave dje,
dhe pse qëndroj me këmbë mbi tokë,
shpirtin e kam nën dhe.
Sa herë të kam thënë lamtumirë,
më shumë të kam dashuruar,
po kurrë s’kam dashur të besoj,
se sa herë veten kam lënduar.
Nuk di kush është më i lumtur
Nuk e di kush është më i lumtur ,
Qeshje të shtirura shikon nëpër buzë,
Shpirtëra të lodhur duke u lutur,
Mëndje hutuar dhe konfuzë.
Tani ç'mallemi në distancë,
Mes ekranesh të qelqtë e të ftohtë,
Zhveshur ndjenjash gjithmonë më të t'kurrur,
Sikur të jemi rrobotë.
Dëshirat s'i kemi më të thjeshta,
Paraja na ka si lodra në duar,
Ne jemi sëmurë e nuk nxjerrim zë,
Ne jemi të gjithë për t'u shtruar.
Jeta e vrazhdë veç ndërron lëkurë,
Dita ditës akoma më gri,
Çdo dhimbje në kohë na mbeti frakturë,
Trishtim që sjell vetëm shi.
Dua të ulërij
Ndonjëherë dua të ulërij
Ato që shpirti zjen përbrënda
Si një llavë e nxehtë që del vullkanit
T'ua thosha siç m'a donte ënda.
Le të shkonte zëri der tek Zoti
E për asgjë mos çaja kokë
As për ata që janë mbi frona
As për ata që janë në gropë.
Po kush të lë të flasësh sot
Turren si ujqër në pjesë të të ndajnë
Kështu ka qënë jetë e mot
As mishin ta ruajne as kockën ta mbajnë.
E në surrat ti pështyja pa frikë
Ata që na përdhosin përditë
Janë kthyer të gjithë në të pacipë
E na rrjepin çik e nga çik.
Pyeta ndërgjegjen
Pyeta ndërgjegjen se kush isha unë,
Se si të njihja veten mësova një ditë,
Dhe pse kam gabuar me miliona herë,
Në shkëmbinj lumenjsh më kthenin stuhitë.
Dielli më ka pjekur, ndriçuar mendjen,
Shok të kem dallgët deti më mësoi,
Toka më bëri të butë dhe për milingonat,
Për "fluturat", "krimbat" dhe "ngjala" përroi.
Nëna, m'qëndron si një ëngjëll mbi supe,
E ndjej është aty por nuk e prek dot,
Ah ajo dorë e mbushur plot ledhatime,
Më ngre kur rrëzohem e mi fshin ca lot.
Unë ky njeriu me mish e gjak të pastër,
Udhës së pa ditur, eci si të tjerë,
Se kam patur lehtë s'jam mbajtur me hatër,
Por aq sa jetë shkova, e kam të vlerë.
Comments