
ARB, ALB, ALP, ARBI, ALBI, ALPI, ARBA, ALBA, ALBAN, ALBANIA
EVROPË
ALBANIA ose SHQIPËRIA në perëndim të Gadishullit Ilirik, shtrirë në të dy anët ku bashkohen Deti Adriatik dhe Deti Jonë.
Me sa thuhet, dijetari latin Claudius Ptolemaeus (100 – 170 e.s.) shkrojti ndoshta në vitin 130 e.s. librin Geographia. Aty, në Hartën X për Evropën, rajonin që përafrohet me Fushën e Tiranës dhe Krujës ia përkonte fisit ALBANI me qytetin ALBANOPOLIS. Meqenëse përmbajtja e librit të tij është përcjellur prej murgjve përgjatë 1500 viteve, emri i qytetit është bishtuar nga fjala jo latine “-polis” (qytet). Kjo prapashtesë i përket gjuhës kishtare lindore e cila u gatua në shekullin IX e u poq në shekullin XI; domethënë, rreth 1000 vite pas motit të dijetarit latin Claudius Ptolemaeus. Ndërsa në Hartën IX dallohet qartë Dardania, që përputhet me rajonin e Kosovës sot.
Një tekst kishtar bullgar i shkruar diku në vitet 1000-1018 përmend popullatën ARBANASI. Historiani bizantin Michael Attaleiates në librin e tij “Historia 1034 – 1079” përmend popullatën dhe ushtarët ALBANOI (shqiptohet Alvanoi) në Durrës. Princesha bizantine Anna Comnena (1083 – 1153) përfundoi punën e burrit të saj me tekstin historik “Alexias” në vitin 1148 të shkrojtur në gjuhën kishtare bizantine në manastirin Theotokos Kecharitomene në Kostandinopojë. Ajo përshkruan edhe zbarkimin e ushtrisë normane nën drejtimin e Dukës së Pulias Robert Guiscard në Durrës dhe betejat që pasuan. Aty ajo e quan këtë rajon ARBANON (shqiptohet Arvanon) dhe vendasit ARBANITON (shqiptohet Arvaniton). Historiani perandorak bizantin George Acropolites (1217-1282) përshkruan në kronikat e tij rajonet që vizitoi në ALBANON (shqiptohet Alvanon).
Me kalimin e viteve, emri ALBANIA mbeti si shkruhej e shqiptohej në latinisht në dijeninë e botuesve dhe vendimmarrësve perëndimorë perandorakë jo-shqiptarë për vendin që e krasitën thellë në shekujt XIX-XX dhe e quajtën Albania (Shqipëri). Emërtimi Albania iu shkonte për shtat sepse ata nuk munden dhe nuk duan t’i shqiptojnë fjalët Shqip – Shqipëri, sepse do duhej të pranonin kuptimin e fjalëve hyjnore Arb-, Alb-, Alp-, Ar-bana, Ar-bëra, I-lir, Pe-larg, Pel-arg.
ARBANË/ARBANA, fshat në bashkinë Vaqarr, në jug të Qarkut Tiranë, Shqipëria qendrore.
ALBUM MARE ose Sinus Granvicus është emri latin për Detin e Bardhë, pjesë e Oqeanit të Veriut, përballë portit të Arhangelskut, veriu i Federatës Ruse.
ALBANO, një lagje e kryeqytetit Stockholm të Suedisë.
ALBY, fshat në ishullin Öland, Deti Baltik, Suedia jugore. Gjetjet arkeologjike për popullatën Alby aty datojnë 7000 - 6000 p.e.s. Për shembull, gurë të mëdhenj të ngulur në tokë formojë një vijë vezake.
ALBY, një fshat i vogël në Qarkun Västernorrland, Suedia qendrore.
ALB ose Hauensteiner Alb (gjerm.) është emri i lumit që rrjedh drejt jugut në Pyllin e Zi (Schwarzwald, gjerm.) në shtetin Baden-Württemberg, jugperëndimi i Gjermanisë. Në luginën e këtij lumi ndodhet ALBSTAUSEE (gjerm.), domethënë Ujëmbajtësi Alb,
ALBA ose ALBIA, ALBIS, emri i mëparshëm i lumit të madh Elbe në Gjermani.
ALBA DOMINARUM, emri latin që nga viti 1148 deri në mesin e shekullit XIX për qytezën sotme Bad Herrenalb në rajonin Württemberg, Gjermania jugore. Nga pjesa veriore e Pyllit të Zi rrjedh lumi po me emrin ALB drejt veriut duke kaluar nëpër qytetet Karlsruhe, Ettlingen dhe Bad Herrenalb. Qyteza është ndalesë në rrjetin hekurudhor Albtalbahn (Hekurudha e Luginës Alb) në Gjermaninë jugore.
ALBALONGA, një rrush dhe venë e bardhë prodhuar në Rheinhessen, Rhineland-Palatinate, jugperëndimi i Gjermanisë.
ALBANA ose ALBE, ALBEN, ALBIG, ALBUELIN, ALBUELIS, ELBLING, lloj rrushi i bardhë i përdorur për shumë vena të ndryshme prodhuar në Gjermani dhe Luksemburg. Përdorimi i njihet që nga perandoria romake.
ALB-DONAU-KREIS, domethënë Qarku Alb-Danub, është pjesë e shtetit Baden-Württemberg në jugun e Gjermanisë.
ALBA MONS, emri i hershëm i vargmaleve mbi lumin Danub përgjatë tij deri kur në të derdhet lumi Lech (Lezh/Lesh), në rajonin Württemberg, Gjermania jugore.
ALBSTADT, domethënë Qyteti Alb, është qytet në Qarkun Zollernalbkreis, shteti Baden-Württemberg në jugun e Gjermanisë.
GROSSER ARBER, domethënë Arbëri i Madh, është mali më i lartë në vargmalet pyjore që shtrihen në Bavarinë e Poshtme dhe Bohemi të Çekisë. Në Qarkun CHAM të Bavarisë së Poshtme këtë mal e quajnë “mbret të pyjeve të Bavarisë”. Tokat malore të tij shkruhen ARBERLAND. Kuptimi i fjalës Arber nuk shpjegohet aty; veç në Shqip. Parë nga shumë lart mbi Tokë, Grosser Arber është pjesë e unazës malore që përbën kufijtë e Çekisë, Pjesë e kësaj unaze, në anën ku preken Çekia, Polonia, Sllovakia e Ukraina ndodhen vargmalet Beskydy (çek.) ose Beskidy (pol.). Kuptimi i emrit nuk shpjegohet andej; veç Shqip: Bjeshk.
SCHWÄBISCHE ALB ose Swabian Jura është një varg malesh poshtë Shtutgartit që shtrihet nga jugperëndimi (nga Pylli i Zi) në verilindje në shtetin Baden-Württemberg, jugperëndimi i Gjermanisë. Buza veriperëndimore është një pjerrje e thellë e mbuluar me pyje e quajtur Albtrauf ose Albanstieg.
ALBIANUM, emri romak për qytetin e sotëm Kufstein në shtetin Tyrol, Austria perëndimore.
ALBIPOLIS, emri i hershëm për qytetin e sotëm Vrchlabí (çek.) ose Hohenelbe (gjerm.), rajoni Trutnov, veriu i Çekisë.
ALBA-LA-ROMAINE, emri i tanishëm i një fshati në Qarkun Ardèche në jugun e Francës. Nën perandorinë romakë emri ishte Alba Augusta Helviorum ose Alba Helviorum, domethënë Alba e Helvitëve të cilët e kishin kryeqendër të vetën. Emri deri në vitin 1986 ishte ALBA.
ALBA SELUSIANA, emri romak për qytetin Weissenburg, në Qarkun Bas Rhin, Alsasë, verilindja e Francës.
ALBA TERRA është emri i mëparshëm i fshatit të sotëm Aubeterre në Qarkun Aube, verilindja e Francës.
ALBAN dhe ALBINE, fshatra në Qarkun Tarn në jugun e Francës.
ALBANAIS, rajon në Alpet perëndimore që rrethon liqenet Lac d’Annecy dhe Lac du Bourget, i cili përmbahet në Qarqet Savoie dhe Haute-Savoie në Francën lindore. Në kohën romake rajoni quhej ALBINUM, popullsia ALBII ose ALBANI. Në dokumentet mbretërore në latinisht të vitive 867 e 879, përcaktohen qartë bashkësitë fshatare Albani në Ariacum/Ariaco (sot, Héry-sur-Alby), Belmontem (sot, Balmont), Virilgum/Verilico (sot, Vergloz), Caldatis (sot, Chaux), Tudesio (sot, Thusy). Sot, janë 50 fshatra Albanais të shpërndarë në Kantonet Rumilly, Alby-sur-Chéran, Albens, Seynod dhe Grésy-sur-Aix.
ALBAS, fshat në Qarkun Lot në jugperëndim të Francës..
ALBAS ose ALBÀS, fshat në Qarkun Aude në jug të Francës. Banorët thirren Albassiens ose Albassiennes. Minerali i hekurit njihet i nxjerrë aty që nga shekulli IV p.e.s. Romakët i vunë emrin ALBARES.
ALBÉ ose Erlenbach (germ.) është një fshat në Qarkun Bas Rhin, Alsasë, verilindja e Francës.
ALBEMARLE ose ALBA MALA emri i mëparshëm i fshatit të sotëm Aumale në Qarkun Seine-Maritime, Normandi, veriperëndimi i Francës.
ALBI, qytet në Qarkun Tarn në jugun e Francës. Gjetjet arkeologjike datojnë aty 3000 p.e.s. Pas pushtimit romak në vitin 51 p.e.s. qyteti u quajt Civitas Albigensium dhe Qarku i Albinëve (Albigeois, Albigensians) mori emrin Albiga. Në shekullin XII, qyteti i Albit u bë qendra e sektit të krishterë të Katharëve. Ngase u damkosën si kundërbesues nga kisha katolike, papa Inocenti III dhe mbreti francez filluan një kryqëzatë 20-vjeçare kundër tyre në vitin 1208. Pas masakrave, shfarosjeve, shkatërrimeve të kështjellave në jugun e Franc