Anjeza Musollari, opinioniste e shkëlqyer në hapësirën e ...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 23, 2025
- 2 min read

Anjeza Musollari, opinioniste e shkëlqyer në hapësirën e „Fjala e Lirë“ që botohet krahas revistës „Albanian Post“ në Londër
Personalisht nuk e njoh Anjeza Musollarin, por emri i saj është bërë i dallueshëm dhe i respektuar përmes shkrimeve që ajo boton në hapësirën “Fjala e Lirë”, e cila del krahas revistës “Albanian Post” në Londër. Në këtë media, ajo prezantohet si Shefe e Sektorit të Botimeve, një përgjegjësi që reflektohet qartë në seriozitetin dhe cilësinë e mendimit të saj publik. Vetëm ky fakt ndoshta nuk do të mjaftonte për të ndalur vëmendjen, por janë pikërisht shkrimet e saj me problematikë të ndjeshme, me ide të strukturuara dhe me një qasje të thellë ndaj realiteteve shoqërore, që të imponojnë respekt dhe vlerësim. Në mendimin e saj gjen jo vetëm analizë, por edhe jetë, ndjeshmëri dhe përgjegjësi qytetare. Për këto arsye, ndjeva nevojën të them disa fjalë meritore për të, jo thjesht si bashkëpunëtore e një hapësire mediatike, por si opinioniste në kuptimin e plotë të fjalës.
Shkrimi i opinionit, në thelb, ka të bëjë me zgjerimin e perspektivës dhe me shtimin e një zëri të nuancuar në një debat që tashmë është me interes për publikun. Ndryshe nga besimi i zakonshëm, një opinion i mirë nuk është thjesht një titull provokues apo një varg anekdotash; ai është një kontribut real në bisedën publike. Opinionet nuk ekzistojnë vetëm për të shkaktuar reagim, por për të ndërtuar mendim. Më shumë sesa fakte dhe statistika, shkrimtari i opinionit shpreh qëndrim. Lexuesi kërkon mendimin tënd, këndvështrimin tënd, mënyrën se si ti e kupton dhe e interpreton një çështje. Sigurisht, faktet duhet të jenë të sakta, por ajo që i jep vlerë shkrimit është mendimi i artikuluar me ndershmëri dhe kompetencë. Tradicionalisht, kolonat e opinionit u janë besuar personaliteteve të njohura, ekspertëve, analistëve apo shkrimtarëve me përvojë. Megjithatë, nuk është domosdoshmëri të jesh i famshëm për të qenë një opinionist i besueshëm. Mjafton të shkruash mirë, të kesh mendim të qartë dhe të dish t’i përgjigjesh pritshmërive të redaksisë dhe lexuesit.
Në këtë prizëm, shkrimet e Anjeza Musollarit dëshmojnë një autorësi që meriton vëmendje. Ajo arrin të ndërtojë opinion pa zhurmë, pa retorikë të zbrazët, por me argument, ndjeshmëri dhe maturi intelektuale. Pikërisht këto cilësi e bëjnë zërin e saj të dallueshëm dhe të respektueshëm në hapësirën publike shqiptare. Ky është një shkrim respekti për një opinioniste që flet me mendje dhe me përgjegjësi dhe që i shton vlerë fjalës së lirë, ashtu siç ajo duhet të jetë.
F. Terziu









Me mirënjohje të thellë shpreh falënderimet e mia për botuesin e revistës “Fjala e Lirë”, z. Fatmir Terziu, një emër i respektuar i fjalës së lirë dhe mendimit të pavarur. Hapësira mediatike që ai ka krijuar dhe vazhdon ta mbajë gjallë është një dritare e çmuar për të gjithë ne që besojmë se fjala e shkruar është arma më fisnike për të reflektuar, analizuar dhe ndriçuar fenomene të ndryshme të jetës shoqërore, kulturore dhe kombëtare në Shqipëri.
Profesionalizmi, integriteti dhe përkushtimi i tij ndaj së vërtetës i japin vlerë jo vetëm revistës, por edhe çdo autori që gjen aty hapësirën për të shprehur ndjenjat, opinionet dhe analizat e veta pa filtra e pa kompromis. Është një privilegj të ecësh përkrah…