Ani Kosovë merru me veten nëse e do Shqipërinë


    Ilir Levonja

    Ilir Levonja


    Ani Kosovë merru me veten nëse e do Shqipërinë


    Se sa të drejtë ka Edi Rama mbi këtë vetizolimin e Kosovës, se sa të drejtë ka ai kur ia quan gënjeshtar kryeministrin etj., ka vetëm një përgjigje, të shkonte sot në Prishtinë. Të shkonte sot dhe ta shihnin se si do ta prisnin shqiptarët e Kosovës atë. Në fund të fundit mikëpritja popullore është një barometër i mirë dhe që u shkon shumë për shtat liderëve qofshin këta të izolimit apo të hapjes. Deri sa ai thotë se fajin e ka Kosova që vetizolohet të shkoj e t'ia sqarojë, atje tek sheshi New Born, nën Skënderbeun tek ajo e Bill Klintonit, Madlen Albright a Ibrahim Rugovës. Prishtina ka plot sheshe dhe ai ka plot karrike plastike nga fushata e fundit. Ka hise në lirinë e Kosovës, se, kështu mendon ai. Në fund të fundit të shkoj edhe në Drenicë a Raçak, të shkoj e t'ua thotë në Prekaz etj. Ka plot Kosova sheshe. Për më tepër që është edhe i bindur katërcipërisht. Eshte një e drejtë publike që mund të na e demonstroj një lidër i përmasave të tilla si ai. Por nuk shkon. Prandaj edhe sot mes Shqipërisë e Kosovës ka sherr. Ka sherr fal Edi Ramës. Në Shqipëri ai që është me Edi Ramën çfarë nuk po bën për të mbrojtur atë, ose më saktë çfarë tha Edi Rama për izolimin e klasës politike në Kosovë në emrin e marrëveshjes së madhe të mini Shengen-it Ballkanik etj. Ata që nuk janë me Edi Ramën çfarë nuk po bëjnë për ta nxjerrë atë si tradhtar etj., diçka që shoh se i shkon për shtat edhe një linje opinionistësh të tipit patriotë radikalë në Kosovë. Por nuk është i tillë, sepse nuk ka në dorë kohë të tilla. Apo nuk është koha e tillë. Eshtë koha e as mishit e as peshkut. E xhelistave me diploma droge dhe prostitucioni. Nuk e di sa çfarë emri tu vësh po një gjë është e qartë, që era e tritolit ka mbytur derën e shtëpisë së vllait karshi vllait e kujt nuk i është skuqur faqa. Kujt nuk i erdhi turp. Nuk mund të qush tradhtar një qenie as mish as peshk etj. Nuk mund të jesh tradhtarë kur ke shokë ta zëm një kryetar bashkie që ha e pi me bosët e drogës. Megjithëse përmendja me doza të larta e një lloj terminologjie të tillë nuk është asgjë tjetër por kulturë propogande, prapë ata ndihen komod. Shkurt në Shqipëri opinioni është si gjithmonë që njëshi është njësh dhe çfarë thotë ai është absolutisht e pa diskutueshme, në rastin konkret Kosova po izolon vetveten, liderët e saj gënjejnë dhe se tek lëvizja e lirë nuk shkohet kështu. Për mendjet e tilla në raport me Kosovën, Shqipëria me klasën politike të saj ka qënë dhjetë herë më e izoluar se Kosova. Kur Shqipëria e kishte Zyrihun dhe Parisin si të vetmit aeroporte për të dalur jashtë brigada e nomeklaturës, Kosova zbarkonte në çdo aeroport. Në raport me Kosovën Shqipëria po i rri pranë modelit izolim pavarësisht se shqiptarët kanë ''pushtuar'' limanet portuale kudo, Kosova ka ndërmarrjet e investimit. Pra në këtë shërrnajë shqiptare, opinioni në Shqipëri është pas kulturës gjoja pluraliste, çfarë thotë njëshi është bum i vulosur në të thatë. Në rastin e Kosovës dozat e opinionit kundër politikës së Edi Ramës se si e gjykon ai Kosovën, se si i etiketon ai liderët e Kosovës janë thuajse të unifikuara. Ky është një tregues i madh Kosovë dhe mos u merr me Edi Ramën. Merru me punët e tua nëse vërtetë e do Shqipërinë. Shqipëria e bjerr kohën e saj me ligje përmbi ligje, ashtu sikur hipotikon një apartament nën 5 pronarë, ashtu ka hipotekuar edhe vendin. Në Shqipëri nuk ka Shqipëria por ka një postulat më i fortë se çdo libër i shenjtë, kush leu mendjen e vet pëlqeu. Boll e hëngrëm njëri-tjetrin, boll.


    #ilir #levonja

    9 views

    Shkrimet e fundit