top of page

Ambasadori Qirko përgënjeshtron lajmin e mediave britanike


“Azilkërkuesit e Britanisë së Madhe do të strehohen në Shqipëri”/ Ambasadori Qirko përgënjeshtron lajmin e medias britanike: 100 % i rremë!


Mediat britanike kanë qenë në një varg publikimesh të ngjeshura në lidhje me lajmin se “Azilkërkuesit e Britanisë së Madhe do të strehohen në Shqipëri”. Pak muaj pas publikimit të një artikulli në një media britanike, që u përgënjeshtrua me shpejtësi, në lidhje me azilkërkuesit në Britanisë së Madhe që do të strehoheshin në Shqipëri, duket se është përsëritur sërish e njëjta histori. Këtë herë lajmi është botuar nga gazeta britanike, “The Times” dhe që është pasuar më pas nga disa media të tjera, përfshirë dhe gazetën më të madhe falas britanike, „Evening Standard“.

Lajmet që vijnë nga ishulli, janë përgënjeshtruar nga ambasadori i Shqipërisë, në Londër, SH. T. Qirjako Qirko, i cili i ka cilësuar këto zëra si të pa pranueshme dhe në kundërshtim flagrant me ligjin ndërkombëtar. Ambasadori Qirko ka shtuar më tej për mediat britanike se: “Edhe për shkak të formimit tim akademik, e njoh shumë mirë konventën për azilkërkuesit dhe e di fare mirë sesi janë rregullat. Ne nuk do ta bënim kurrë diçka të tillë me emigrantët, sepse përveç të tjerash, kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin ndërkombëtar”. Ambasadori Qirko ka qenë menjëherë i prerë dhe i pranishëm në disa media dhe televizione britanike që të reagojë menjherë dhe të rrëfejë të vërtetën e këtyre lajmeve. Duke filluar që nga „The Guardian“, „Independent“; LBC, që është një stacion radiofonik britanik me telefon dhe bisedë në pronësi dhe operim Global dhe me seli në Londëri cili, është dhe stacioni i parë radio komercial i licencuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe filloi të transmetohej të hënën më 8 tetor 1973, një javë përpara Capital Radio, si edhe në TV Channel 4 ku u dha një intervistë e plotë në intervalin e orës britanike 7-8 pasdite.

Sipas artikullit të gazetës britanike „The Times“, një ministër britanik shpreson në sigurimin e një marrëveshjeje me Shqipërinë, duke thënë se shanset për këtë “duken të mira”. Raab i tha “Sky News” se qeveria po mundohet të ndalojë kalimin e njerëzve përmes Kanalit të La Manshit me varka. “Kemi parandaluar 19,000 kalime vetëm këtë vit dhe siguruar 65 ndjekje penale për bandat kriminale, të cilat përfitojnë nga kjo tregti fatkeqe”,- tha ai. Tirana zyrtare reagoi me zemërim ndaj këtij raportimi mediatik. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka publikoi në Tëitter një imazh të faqes së parë të gazetës The Times dhe shkroi: “I njëjti lajm i vjetër e i rremë, këtë herë në faqe të parë të një gazete të respektueshme si The Times! Dhe meqe ra fjala, unë nuk jam “ai” por “ajo”, e cila gjithmonë ka admiruar kualitetin e medias britanike. E trishtueshme.”

Ambasadori shqiptar sqaroi se “në Shqipëri ka 3000 iranianë që i mbështesim prej 10 vitesh. Ka 4000 persona nga Afganistani- ish politikanë, ish-profesorë- të cilët po strehohen si refugjatë dhe jo në kampe, sepse ata ishin aleatët tanë në Afganistan. Në një letër drejtuar The Times Qirko shkroi: “Mund të konfirmoj me vendosmëri se nuk ka bisedime dypalëshe mes zyrtarëve të qeverisë shqiptare dhe asaj britanike, në lidhje me qendrat e procedimit të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë Kanalin Anglez”.

Ambasadori i Shqipërisë, SH. T. Qirjako Qirko ka folur disa herë me një simpati të madhe për shqiptarët e përqëndruar në ishullin britanik dhe ka ngritur lart vlerat e tyre, sikurse ka folur se marrëdhëniet 100 vjeçare me britanikët nuk do të prishen nga ide dhe lajme të reme.

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page