
Alternativa
Astrit Lulushi
Është ndryshe kur lihet
dhe ndryshe kur harrohet
Si në pyll të thellë pafund
Ku askush s’është përreth,
Përveç;
Pemë, tokë dhe uji që rrjedh
Ndjehet në këto vende era,
Që fryn e sjell frymë, hyn brenda
Peizazhi përpara të kthen në vete
Kalon nëpër të, bëhesh pjesë e tij,
Me gjak, mish e kocka, ku të takon
Të pushosh; lëre veten të shkojë,
Rrugë e parrugë, s’ka asgjë të keqe.
Comments