ALI ASLLANI-NJE LIRIK NE POEZINE SHQIPE


ALI ASLLANI

Gëzim Llojdia Ka tashme një vend ne historinë e letërsisë shqipe si njeri prej personaliteteve më të shquar të poezisë sonë ,poeti Ali Asllani.Poezia e tij pati një komunikim jo te zakonshëm me lexuesin dhe mendim kritik te kohës,duke sjellë ndjeshmëri dhe perceptim të ri. Shprehet Shkëlqim Zotaj në librin “Tipologjia e lirikës së Ali Asllanit”,sprovë letrare. Dhe më teje shprehet se Asllani erdhi si poeti i veçantë,që i bashkohet rrjedhës së përgjithshme,poezisë vërtetë të kohës,kur ende shkruanin Çajupi,Mjedia,Fishata,Asdreni,Noli,kur sapo kishin nisur fillesat Koliqi Haxhiademi,Lasgushi dhe poet të tjerë. Në një pjesë të saj kjo poezi vazhdoi në gjurmët e letërsisë së Rilindjes sonë Kombëtare. Vecantësia e Ali Asllanit është se këtë motiv e ka të drejtpërdrejtë,duke u bërë zëri i kudondodhur i ngjarjeve të rëndësishme të historisë sonë,të cilat nëpërmjet një përjetimi personal,tronditën ndërgjegjen e tij artistike. Studiuesi shprehet se i përpirë i tëri në fatet e Shqipërisë,ai përjetoi fushëngjarjen historike shqiptare si poet dhe patriot,përjetim që do ti jepte vetë poezisë së tij tipare strukturore dhe stilistike origjinale. Madje Mitrush Kuleti është shprehur se “Zoti Asllan nuk u largua prej çapit të muzës..kur në rrethet e gjakosura të së zezës Vlorë,po kurdisnin avazet e dhembshura të dhimbjeve tonë...ku këngën e lotëve e bëri këngë të lavdisë... Ali Asllani te mrekullon ne atë radhitje fjalësh,figurash e strofash që vazhdon magjepsjen me rinin e përhershme të vargut,me finesën estetike e sensualitetin e thellë.Intuita e tij poetike i kapërcen kufijtë e një përpunimi të zakonshëm të ligjërimit artistik,ku shfaqet shfaqet një harmonizim i rrallë për tingëllimin kuptimor,i ngritur mbi themelet e atij leksikor e fonetik.Duke studiuar tiparet e figuracionit të poezisë së Ali Asllanit,sidomos tipologjinë e figurës autori i këtij libri shprehet se Ai hyri në thellësinë e labirinteve të gjuhës,duke nxjerr në dritë muzikalitetin e ëmbëlsinë e vargut.Me një dorë prej qilimtari endi në tezgjahun e Labërisë duke thurur e bashkuar harmoninë e tingujve,ekspresivitetin e fjalës e vargut,të strofave,e të krejt poezive të veta.Ali Asllani lindi dhe jetoi me poezinë,atë poezi plotë dritë e hije,plot kontraste e antiteza .Kontrastet dhe krahasimet zbulojnë kulmet ideore,që lexuesi të shikojë përmes dritares së mendjes atë forcë që:sikur një gur stërrall/në gji zjarrin e ka ngjall/qoftë në lum e qoft në det/zjarr i tija nuk humbet!Ky është vargu i tij,me rrezatim drithëronjës që ,sa të bën për vete,aq edhe të degdis tutje,atje ku përqafohet me jetën,puthet me pëllumbeshën,shullëhet me guguftunë...nusëron me stil të vjetër,po të ndjek me zjarr të ri”,duke u stacionuar në gjirin e poezisë popullore të ngritur mbi themelet e vendlindjes .Këtu morri nektarin e poezisë,përthithi e beri të vetin mençurin e vargëzimit,ndjeshmërinë e mendimit poetik,psikologjinë,si dhe reflekset e botës shpirtërore,të shfaqura në një sintezë të thellë të urtësisë dhe filozofisë popullore,e kështu duke krijuar atë që Ali Asllani e quan :Poezi e një poeti,jo,jo këng ‘eterniteti..... Duke përvijuar analizën e tipologjisë së figurës autori shprehet se vargjet e poezisë së tij këngëzojnë në polifoninë e këngës,buruar nga notat e “pentagramit lab”,ku përfitojnë shpërthimet emocionale,me rrëmbimet e dallgëzimet me shkallëzimin e variantit melodik me magjinë e fjalës dhe tingëllimin e harmonive .Brenda kësaj shumësie shprehet autori i librit jeton ai lirizëm,që i jep hapësira të gjera vargut dhe botës shpirtërore,ku imazhi poetik shtrihet në hapësirat e vizioneve të pafundme duke u shpalosur para syve tanë bukuri të rralla poetike,që të ngelen në kujtesë dhe kjo ndodh sepse ai pasi ka qimtuar përjetimet individuale,zbulon botën shpirtërore që natyrshëm sjellë atë gjuhë dhe stilistikë të freskët .Autori i këtij libri studimor për lirikën e poetit lab Ali Asllani është ndalur edhe te figurat tingullore dhe bota semantike,Një kapitull më vete zotëron zbulesa origjinale në përdorimin e figurave të fjalës,ku në muzën poetike të Ali Asllanit gëlojnë edhe figurat e fjalës ku patjetër vendin kryesor e zë metafora e cila ndërlidh raportet e mundshme jetësore me ndenja,të cilat përcjellin zbulime të vërteta të kuptimeve të befasishme. Autori i i këtij libri për tipologjinë e lirikës së poetit Asllani shprehet se këto metafora të fuqishme na shkaktojnë tronditje të situatave të befta,përshtypje të jashtëzakonshme të njeriut që përjeton gëzim e ndien dhimbje.Ato ngelen sajesa të veçanta të krijuesit të veçantë,ku fjala “rrufe” ndryshon domethënien themelore,duke u kthyer në një “pëllumbeshë”,që fluturon lehtë-lehtë”si një valë në sup të erës e duke hyrë në :gji të gjembit”,atje ku këndon një dallëndyshe”.Një kapitull më vete zë edhe tiparet e figurave të mendimit ku shfaqet një punë e studiuar dhe kualifikonjëse duke zbërthyer të gjitha linjat.’Hanko Halla është parë në kontekstin shoqëror,por edhe inter komunikimi midis Hanko Hallës dhe poezive të tjera të shkruara sipas modelit të saj. Një kapitull tepër interesant është poezia e Ali Asllanit si pjesë e relievit etnopsikologjik dhe etnogjuhësor të Labërisë. ku lidhjet Ali Asllan dhe vetë poezisë janë një bashkëjetesë që formëson atë qenie të vetme të artit të fjalës,prej së cilës poeti ka kohë i larguar në hapësirën e pavdekësisë,kurse vepra e tij poetike vjen në atë përtëritje,duke ringjallur e rilexuar prej atyre që dinë të shijojnë tingujt magjeps të kësaj gjuhe e cila e brumëzuar me tablo tipike të profileve të Labërisë,ku vetë mushti i kësaj poezie tretet në palcën dhe në eshtrat e vendlindjes duke depërtuar në rrënjët e geneve dhe në plazmën e etnitetit kombëtar. E shkruar me një gjuhë të pasur,tepër konciz dhe mjeshtëror autori ka sjellë një sprovë të spikatur letrare për lirikën e njërit prej poetëve më të mirë jugor. Ali Asllani u lind në vjeshtën e tretë 1882 në fshatin Vajzë. Vijoi shkollën “Ruzhdie” në lagjen Muradie. Ndoqi gjimnazin “Zosimea’ të Janinës. Në 1902 mërgon në Stamboll ku kryen regjistrimin në fakultetin e Mjekësisë,por i ndërpreu studimet pasi humbi dëshira nga operacionet dhe plagët e të sëmurëve. 1903—06 fiton konkursin në Mylqie,Instituti i larte i Shkencave Politike-Shoqërore në Stamboll.1908 nënprefekt i Delvinës. 1909Ndihmës sekretar për doganat.1 912 paraqitet në Selinë e Qeverisë së Vlorës ku ngarkohet me detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Guvernës.1914,nënprefekt në Fier.1915-sekretar i përgjithshëm i administratës së Vlorës.1920 bashkëpunon me Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare. Arrestohet nga pushtuesi e internohet në ishullin e Sazanit.

1922,sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. 1925pushohet nga puna si fanolist.1 929 sekretar i parë Ambasadës shqiptare në Sofie.1934 Kryetar i bashkisë së Vlorës.1939Anëtar i këshillit të shtetit. 1945 një ndër themeluesit e LSHA . Shuhet çuditërisht në 20 dhjetor 1966. 2003-Qytetar nderi i Vlorës”. 2004-gjimnazi i qytezës Kotë merr emrin e tij. 2005-Nder i qarkut Vlorë. 2005 Dekorohet nga Presidenca me medaljen e mirënjohjes.


POEZI NGA ALI ASLLANI

HAKËRRIM Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças, Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’! Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka! Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe! Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit, ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit! Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri, dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi! Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet; hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve; Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole, ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole! Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion, ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”! Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’ gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’ dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’, në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot! Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur, ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur; dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’, ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar! Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh, kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh! E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde, mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde. Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh, të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh! Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet! Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë! Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe, më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!” Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët, sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët! As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet… Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet! Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira, ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira! Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri: te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri! Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar, dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’ Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi! Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe, dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe… kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar, nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar! Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera… Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve, koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve! Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut, fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut! Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri, mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri, dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura, kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura! Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë, bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë… Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë. Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë! Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë, ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj, nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’! A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’ nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror, ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur, Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

Vetëm jeta s’mund te matet

Dhe ajo qe m’u duk mua e përhershme shkoj e vate Vate jeta ime vate, me la vetëm një kujtim S’di, i ziu, c’është kujtimi: Vetëm shkrep si vetëtimë e me ndrit e me tregon gjurmëzat e zotëris’ sate Thonë lindi me këmishë, për atë që paske fate’ meqë unë të dua ty, paskam lindur me këmishë s’di, i mjeri c’është këmisha, vetëm ish ashtu si ish midis mishit dhe këmishës futej dor’ e zotëris’ sate Thonë paska paraise, gjith’ lulishte e pallate tufa, tufa me hyjrira, vargje vargje me humrira s’di, i ziu, c’është hyrija, por hyrirat më të mira s’mund të ken’, t’u bëfsha unë, atë zjarr të zemrës sate Paska vende gji-ergjënd e pallate me shtatë kate ku ka defe, ku ka qefe, ku ka çupa me kaçupa s’di, dhe s’di, se c’është kaçupi, me pëlqen më tepër kupa kur ma mbush e kur ma jep, ajo dore pa mëkate Dy te tretat e një kohe, të një shekulli që vate vate jeta ime vate, me ‘te bashke van’ dhe fatet s’di, i ziu, se ku vane, vetëm jeta s’mund te matet veç me ditët qe kalova, ne prani te zotëris’ sate

Do t’i shtrydh të dy sytë

Un’ jam un’, saksi e vjetër! Lule gjirit që stolisa shkoi stolisi një gji tjetër Un’ e nisa e stolisa me ç’i jep e s’i jep sisa dhe me këngë ylyveri buz’ e gushë ja qëndisa Nëpër vapëz i dhash’ hije, nëpër hije er’ e shije i dhash’ shije poezie, gjith’ fuqit’ e një magjie gjith ato, që fllad i ëmbël nëpër lule mbar e bije ari i diellit me tallaze, ari i hënës fije-fije dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije… Po u bë ajo që s’bënej, si, pra, zemra do duroj’, syri lotin ta qëndis, loti syrin ta harroj? Si, pra, zëmra do durojë un’saksia tash të vuaj edhe këngë e gjirit tim të këndoj’ në gji të huaj? Un’ e nisa i stolisa me ç’i jep e s’i jep sisa, dhe me këngë ylyveri buz’ e gushë ja qëndisa buz’ e gushë ja qëndisa, e ormisa mu në zëmër plasi hëna ziliqare që shikonte me sy vëngër! Më së fundi i dhash’ lotin, kryepajën time pajë i dhash’ lotët që pikonin ku i shkelte këmbë e saj’ i dhash’ vjershën time valë, dy herë valë tri her’ zjarr që buçet në maj të penës edhe bënet këng e marr’ këng’ e marr’ e mallit tim, që tani e paskëtaj do t’i shtrydh të dy sytë nëpër gjurmëtë e asaj!

Zonja Lu

Një ditë dola për shëtitje, afër udhës në varreza Pashë një zonjë me shumë habitje, veshur krejt me rrob’ të bardhë, duke i bere veri një varri. Që t’i bësh veri një varri është punë e një të marri… Iu afrova.. Një flori, mrekulli një bukuri… Dorë e saja vente-vinte bën veri e bën veri… E un’ tepër i çuditur i them zonjës të më falë dhe si gjysmë ngushëllimi pëshpërita dy- tre fjalë Dhe iu luta të më thoshte i kujt është ky varr i ri Varr i freskët e i njomë e përse i bën veri? Zonja kuqet e stërkuqet, bën të thotë e nuk më thotë, Nuk më thotë asnjë përgjigje, lutja ime vajti kot. Rrobe e bardhë që kish veshur, më tregoi se mbante zi Sado heshti buzë e kuqe, foli syri saj i zi! Lem të lutem.. dhe vazhdoi përsëri e përsëri… Dorë e saj nuk kish të lodhur: bën veri e bën veri… Nuk më ikej nga meraku, po kur shoh se aty afër po ma bën me dorë nje grua Ajo ish një plakë e varfër, më thotë: eja e di unë, të rrefej se ç’janë ata, atë varr e atë grua në me jep disa para! Edhe unë more zotëri, me këto paratë e tua, shkoj e blej nje nuskë nga prifti, të më zgjatet jeta mua Pse në vendin ton’ të dashur, me fuqirin e florinjve Edhe jeta blihet shitet, rrofte magjia e priftërinjve! Tash ajo që pyesni ju, është zonjë e një poeti edhe quhet zonja Lu. Varri është i të shoqit, ish poet i madh i vendit që peshohej këngë e tija me dërheme të argjendit! Bur e grua mish e thua, çift i ëmbël, çift me shije çift o çift që ska të dytë, si dy kokërra qershije. Një ditë burri u sëmur, dy plevite në një vend Nje sëmundje shumë e rëndë, Zonja Lu u prish nga mendtë Dhe i thotë burrit të saj: Nëse mbyllen sytë e tu unë veten do ta vras Dhe bej be që, atë çast më ke pranë e më ke pas… Ti ma bëre shtratin tim kryefron të dashurisë dhe unë varrin tënd do ta bëj shtratin tim te nusërisë. -Jo, të lutem-i thotë burri, shumë të lutem mos e bëj! -Mirë at’here, unë do mbetem gjithë jetën një e ve… -Jo, të lutem, Luja ime, mos e bëj dhe këtë be! -Si pra unë të duroj në më zentë kjo rrebe? Pra të paktën do të mbyllem dhe do rreshkem disa vjet… -Jo, të lutem Luja ime, është e shkurtër jetë e shkretë. Vetëm prit e ki durim sa të thahet varri im. Tash poeti ra e fjeti. Ra e fjet’ për motë jete Gjëmë e madhe që e gjeti… Zonja Lu thërret bërtet me oi e me oi Per atë që bënej fli, një minutë e dy vili! Ç’më gjet mua, ç’më gjet mua Ulurin e zeza grua, U plagos, u shkatërrua U plagos e u gjakos me biçakun e fildishtë Fije fije bëri floket, cope-copë i bëri mishtë. Pas dy ditëve vjen një djalë, një djalosh një bukurosh E i thotë zonjës Lu: Ti shëndoshë e unë shëndoshë! Ti e unë një çift i ëmbël, çift i bukur, çift me shije Çift, o çift që s’ka të dytë, si dy kokërra qershije. Mirpo zonja është besnike, ka dhenë fjalën ka berë be Sa të thahet varri burrit doemos do rrijë e ve Meqe varri është ifreskët, është i njomë e është i ri Që të thahet shpejt e shpejt Zonja Lu i bën veri!

Vlora, Vlora!

Jam vlonjat e jam vlonjat, e kam shkabën mëm’ e atë, shkaba trime dykrenore fron’ e saj e ka në Vlorë! Vlora, Vlora, Vlora, Vlora, rroki armët, bëja forra! Vlora trime shqipëtare si rob jetën s’e do fare, a do mbetet Shqipëri, a do bëhet tym e hi! Vlora, Vlora, Vlora, Vlora, rroki armët, bëja forra! Jam vlonjat e jam burrë, s’duron burri zgjedhë kurrë, jam vlonjat e si vlonjat di bëj luftë me të shtat’! Vlora, Vlora, Vlora, Vlora, Bjeri, moj, t’u lumtë dora! Jam vlonjat dhe trim me besë, rreth flamurit di të vdesë, a me hir a me pahirë doemos do rroj i lirë!

Ç’do të thotë patriot?

Ç’do të thotë patriot sot për sot në Shqipëri? Një tuf’ ah e një tuf lotë, një njeri i pa njeri! Jo, jo! Burri i bën ball’ do buçit si val’ mbi zall, Sa më zi edhe më zi sido qoftë pun’ e tij, copë-cop’ i bënet buza po aspak s’i falet shpuza. Sikurse një gur stërrall, në gji zjarrin e ka ngjall, qoft në lum’ e qoft’ në det zjarr’ i tija nuk humbet!

7 PRILL 1939

Shtatë prill… Kopilove o kopil E u lute u këpute Njëqind pash në dhe u fute! Natyrisht një tradhëtor Spor e fisit arbëror E pret hasmin me daulle Kur gjen ditën ta bën pulle! Na e gjeti dhe na ra Vret Shqiponjën që s’u vra Nuk u vra dhe nuk do vritet Poshtë-përpjetë me vrull vërtitet! Ja dhe himni që na thuri Himn’i zi i një qivuri: “Eja, eja alala Të na rrojë Duçeja Duçeja guguçeja Le të rroj’ edhe flamuri Sa për sy e për bela!” I pabesi ta dij’, pra Ndër kasolle me një tra Që nga Shkodra gjer në Dropull Rron ai që i thon’ popull! Ajo dor’ që rreh dybekun Di ta mbush edhe dyfekun Në se ditën çan ugar Edhe natën thur litar Thur litar e kalit grushtin Dhe e var nga këmbët pushtin!

KOKA BËN E KOKA VUAN, ç’ke moj zemër që rënkon! Njëher’ varet trikollari, herën tjetër kryq i thyer… Paska rar’ hallva prej qielli e ja nis një dallaver, Mbushen xhepat me flori E qinosen ujk e dele për të bër’ një stan të ri! Shitet vendi për para, me para e për para Bëhet burri telendi, dy para një maskara, Para hasmit lepe peqe Para zërit te atdheut hund e tyre shtate sqepe! Duke blere e shitur ere, dikush bëhet milioner, Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere, Milioneri yn’ i ri Para shokut te dikurshem vari buz’ edhe turi! E përhera me dy faqe, që të haj’e qe te bluaj, Ne një kohë mbi dy frona, në një çast mbi dy kuaj, Me dy faqe, me dy nofulla, ne një xhep e dy flamurë E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur! Na te urt’ e te mendafshte s’qeme te zot te bënim zë Ku fillon me thash e theme hij’ e vetes te përzë; Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kënga ndryshe E ç’kërkon ne gji te gjembit te kendoj’ një dallëndyshe? Mirpo vendi paskish zemër, paskish sy e paskish vesh, Shikon lark e dëgjon thelle, di te vesh, edhe të zhvesh Tani eja e t’ja themi asaj kënge që ja thonë: Koka bën e koka vuan, ç’ke moj zemër që rënkon?!

0 views

Shkrimet e fundit