top of page

"Alfabeti" i një POETI "Analfabet?!!!"


Përparim Hysi

"Alfabeti" i një POETI "Analfabet?!!!"     Rrëfimet e një poeti analfabet të LUAN  XHULIT                         (ese) Nga Përparim   Hysi    Nuk ka ditë që mos lexoj. Më është bërë shprehi qysh nga viti 1953,kur isha në klasën e gjashtë unike(sç quhej atëherë). "Lexoni që të jetoni", ka shkruar FLOBERI. Sado që nuk i besoj kësaj thënieje,se jam bestyt dhe i besoj asaj që thotë populli:- Fati i të gjallit,caktohet në tre të natës dhe është i fshehtë. Bregasit  e kanë fiksuar:- Tek guri me vërë,një nga një:të tërë! Megjithatë,pragvitit të ri,qeshë duke lexuar një libër me dy vëllime "Kurt  Sejit dhe Sura" të shkrimtares turke NERMIN BEZMEN. Ca nga filmi dhe ca për hulumtimin aq tërheqës,"notoja" andej nga Deti i Krimesë  ku zhvillohen një pjesë ngjarjesh dhe një zile telefoni ma ndërpreu leximin. Më kërkoi një zonjë shumë fisnike e shpirtmadhe,MIMOZA JAUPI. Sa bëri toka, më dha librin e LUAN XHULIT dhe,si thelë përmbi bisht,edhe dy qeska me fruta si peshqesh për vit të ri. Iku,se po i"digjej mjekrra" nga hallet  si amvisë në shtëpi dhe,po të them se erdhi sa të merrte zjarr, duhet të ma besoni. Sidoqoftë,e falnderoj këtë mike të shtrenjtë se gjeti aq kohë,sa të më sillte porosinë e LUAN XHULIT. Tani, turkesha NERMIN BENZEM-HANËMI me KURT e SURA të presin. Ka ardhur miku nga ATHINA (atje rron LUAN XHULI) dhe do sajdisur. Shoh librin dhe befasohem: "Rrëfimet e një poeti analfabet". Luani është devolli dhe ka penë të"rëndë". Që të lexoj këtë libër të këtij "analfabeti", duhet të"deshifroj" alfabetin e tij. Është me 150 "gërma".Se kaq janë dhe poezitë në këtë libër. Dhe,për të shuar kuriozitetin e lexuesëve për këtë lloj "analfabeti", u them lexuesëve: se ka mbaruar për KIMI INDUSTRIALE;është i lauruar me çmime në SHQIPËRI dhe ca më shumë në Greqi. Në SHQIPËRI,ngaqë është"analfabet" ka marrë çmimin"ALI ASLLANI" në vitin 2008. Libri poetik në gjuhën greke"Biografia e syve" është shpallur ndër 38 vëllimet poetike më të mira të vitit dhe është regjistruar në "Antologjinë e poezisë greke". Vëllimi i fundit,po greqisht:"Agjios Prodhotis"(*Engjëll tradhtar" në shqip. është radhitur në dhjetë librat më cilësor në vitin 2015. Është pjesëmarrës në Antologjinë Bashkëkohore  Greke në gjuhën angleze (CROSS-SECTION,2015 në AMERIKË:(San Francisko,CA:botimet"ERATO". Është pjesëmarrës në pesë festivale ndërkombëtare të poezisë. Poezitë e tij janë botuar:anglisht,frëngjisht,italisht,turqisht. Ky"analfabeti" ma nxori trukeshën e bukur NERMIN BEZMEN-HANËMIN në"qoshe" dhe më bëri që të merrem me të. NGaqë është devolli, tek e lexoja, më erdhi ndërmend,DEVOLLIU I MADH dhe i pavdekshmi  DRITËRO që ka thënë:- Në rini, librat përpihen. Në pleqëri përtypen me dhëmbët e vënë! Kështu më gjeti dhe mua dhe ç'do lexoni më poshtë, janë veç mendime nga një"përtypës me dhëmbë të vënë".

                                                             *      *   ,* Shumë të thëna ka për poetët dhe unë nuk jam në gjendje t'i sjellë të gjitha,po kur shoh këtë vëllim kaq cilësor mbushur me lirika, s'ka se si nuk sjell në mend atë që ka thënë nobelisti i madh,JOSEPH BRODSKI që thoshte:- Poezia është peshqesh nga ZOTI! Dhe, ky"analfabeti" e ka "peshqesh nga ZOTI" se nuk është se po sjell, para nesh "Tabelën e MENDELJEVIT", por një libër plot me lirika. Lirikat janë "palca e poezisë" dhe grekët e vjetër lirikat i këndonin. Lirikat e këtij libri nuk kanë as  metrikë të rregullt,por as  dhe me rimë. Sidoqoftë, ashtu me vargje të lira dhe pa metrikë të caktuat,paraprakisht, ato kanë ritmin dhe regëtimën e shpirtit të poetit. Poeti dhe kritiku amerikan,JOHN ASHBERY (vdiq në vitin 2017 dhe jetoi 90-vjeç) thotë:- Poetët brenda gjuhës së tyre amtare,shpikin gjuhën e tyre që përbën"revolucionin e tyre privat",por për të gjithë". Parë në tërësi,kur mbaron së lexuari të gjithë"Alfabetin", bindesh në thënien aq të qëlluar:- Poetët janë sizmografë të shpirtërave. Ky,"analfabeti" nga Devolli, duke shkruar këtë libër kaq cilësor me poezi,sikur ka patur  parasysh atë që thotët ANSONIS:-Fali të tjerët për shumë gjëra,po për asgjë mos e fal veten!  E,si mos befasoshesh me vargje të tilla,si: "... këtu,te vendi i shpirtit/ kam një krater vullkani/që nuk mund ta ndieni/ pa e prekur...(Brenda vetes). Ose sa bukur është dhënë metaforikish, mosha e poetit:-Fillova një punë të re: të plakem!". Një pasazh tjetër:- Më tradhtuan të gjitha dashnoret/përveç njërës:poezisë! Se vetëm poezia,- thekson poeti,-është "pensioni im i pleqërisë/ se vetëm poezia nuk më tradhton me tjetër. Dihet që në poezitë lirike autori është objekt dhe subjekt. E fillon  si"monolog" me veten, por shkoi e mori dhenë: zë e gjykohet si dialog apo në shumësi. Kam nënvizuar shumëvargje të poezive të LUAN XHULIT, por pa munduar që t'i sjellë ato që veçoj më tepër,s'kam se si mos shënoj atë që ka thënë SOREN KIERKEGARD. Pyetjes që i është bërë:- Çfarë është poeti? Ky dijetar i urtë i është përgjigjur kështu:-Poeti  është një fatkeq që përjeton tortura të rënda shpirtërore; klithmat dhe rënkimet zhndrrohen në buzët e tij në muzikë madhështore dhe,ndonjëherë,demoniake! A nuk ka ndodhur dhe me LUAN  XHULIN kështu? "... doja të isha pëllëmbë/për t'i dhënë një shuplakë së keqes/. Ose" jetoj si të jem gjarpër shtëpie/. Ca më tutje:"... në fillim i kërkova e-amilin e tij/ mëdërgoi fotografinë e oborrit ë shtëpisë/ pastaj i kërkova numrin e celularit/ më dërgoi fyellin me vrimëza nga ndryshku?. Dhe si çast final sa sinjifikativ:-Më dërgoi madhështinë e mallit.. S'mund ta mbyll pa poezinë"I lagur dhe i huaj" (Askush s'u kujtua të më pyeste sot/ a u laga nga shiu i rrëmbyer?/psherëtij i nxehur, me emrin e nënës në gojë/vetëm ajo më thante rrobat dhe shpirtin e lagur...MOIKOM ZEQO thotë: "Të shkruash poezi,do të thotë të pajtosh botën me imagjinatën; do të thotë se poezia formon një botë të tretë më sipërane. Duke e vlerësuar poezinë e këtij"analfabeti" si të një sëre të lartë, uroj që SHQIPËRISË t'i shtohen të tillë "analfabetë" si LUAN XHULI se jo më kot ERZA PAUND thotë:"Nëse poezia e një KOMBI pëson rënie,atëherë tërë KOMBI atrifizohet". Urime "analfabet!"                                                                 Tiranë, 6 jnar 2020


39 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page